Arkiv-Opinion
Çmimi që shpërthen në dorë
Këtë vit disa kongresmenë amerikanë kanë propozuar për çmimin “Nobel të Paqes” treshen e dialogut Kosovë-Serbi: Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Në letrën e propozimit thuhet se Thaçi dhe Daçiç, ish-kundërshtarë të zjarrtë, tashmë kanë arritur t’i lënë mënjanë dallimet e tyre në emër të paqes dhe për një të ardhme më të mirë për vendet e tyre.
Sizmologjia përballë sizmopolitikës
Ing.AHMET ҪOLLAKU/ Protesta e fundit e naftëtarëve në zonën Patos-Zharrës-Marinëz kundër kompanisë Kanadeze Bankers u mbyll para se të hapej. Ne njerëzit e ndershëm, që po luajmë mëndsh për drejtësi, ky armëpushim na trishton pa masë. Këta shqiptarë të urtë si dele, të mpirë nga gazi Metan (CH4) dhe të trullosur kaq shumë nga tërmete të tillë sintetik, me këtë protestë bënë një hap para dhe dy hapa prapa.
Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës
Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor.
Statusi, Shqipëria dhe Serbia
Shtyrja momentale dhe caktimi në qershorin e ardhshëm i datës së rishqyrtimit të statusit, ne legalistëve nuk më befasoi aspak, përveçse më trishtoi.
Për një qasje më tërësore të reformës territoriale
Konferenca për reformën administrative territoriale e organizuar nga qeveria ishte një pikë nisjeje e mirë për të siguruar suksesin e një prej reformave më të rëndësishme të vendit. Qeveria ka nisur punën për ngritjen e kantierit të reformës administrative–territoriale. Këto ditë ajo po konsulton një projektligj “Për kriteret dhe metodologjinë që do të ndiqet për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë”, të përgatitur nga ministri për çështjet vendore. Kështu po merr formë edhe vizioni i qeverisë për përmbajtjen e kësaj reforme.
ZBYTHJA E RAPSODËVE
Të gjithëve ne që e duam muzikën, na vjen keq për disa patologji të muzikës shqiptare sot – teprime, abuzime, tepdilosje dhe sidomos mungesa. Para disa javësh, Valentin Bruçaj shkruante në MAPO për degradimin e muzikësfolklorike në Shqipëri (“Orientalizimi i muzikës shqiptare ose si po prishen shijet”), duke shprehur shqetësimin se ajo sot po zëvendësohet “ me muzikë të vendeve dhe kulturave të tjera, kryesisht orientale,” dhe po “u ofrohet njerëzve si i vetmi pr
Mbi debatin për taksat
Debati mbi taksat gjatë këtij muaji nxori në shesh disa kalçifikime njëzet-vjeçare në mendësinë e shqiptarëve që, sipas meje duhen lëvizur vendit, nëse mendojmë të krijojmë një shtet dhe komunitet të aftë për të qëndruar në këmbë me këmbët e veta – çka ende nuk e kemi arritur pas 100 vjetësh krijim të shtetit shqiptar.
Kush janë dhe çfarë kërkojnë (sa pak!) ortodoksët shqiptarë
Krishtlindja është dita që mban bashkuar të gjitha kohërat -Alexander Smith
Shqipëria ka nevojë për reforma, jo për arrestime!
Lexova dje shkrimin në këtë gazetë mbi planet e fshehta kahera të Berishës, të supozuara për ta futur vendin me dashje në kolaps ekonomik. Për editorialin e Ditës jemi përpara asaj që kjo gazetë e quan si: “Sabotimin dhe destabilizimin e financave dhe cënimin me paramendim të sigurisë kombëtare të vendit”. “Laku po i ngushtohet” Berishës, konkludon Dita. “Mjafton që dora që mban lakun të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin, të tjerat do jenë formalitet”.
Shkrimtari dhe lexuesi në propozimin e Vehbiut
Shkrimtarët dhe artistët safi, sado qofshin qenie dhënë botës ideale pamëshirshëm e pa vetëmbrojtje, duan të hanë, të mbajnë shtëpinë, të çojnë kalamajtë nëpër shkolla, e të paguajnë taksat. Idealistë janë edhe shumë shkencëtarë, por ndryshe nga shkrimtarët dhe artistët, këta të fundit zakonisht tregu i vlerëson dhe i paguan herë aq sa vlejnë, herë edhe më shumë se vlejnë. Një kontribut i tyre shihet gjithnjë si një vlerë praktike për shoqërinë.