Për një qasje më tërësore të reformës territoriale
Postuar në 26 Dhjetor, 2013 04:57
Ylli Bufi
Konferenca për reformën administrative territoriale e organizuar nga qeveria ishte një pikë nisjeje e mirë për të siguruar suksesin e një prej reformave më të rëndësishme të vendit. Qeveria ka nisur punën për ngritjen e kantierit të reformës administrative–territoriale. Këto ditë ajo po konsulton një projektligj “Për kriteret dhe metodologjinë që do të ndiqet për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë”, të përgatitur nga ministri për çështjet vendore. Kështu po merr formë edhe vizioni i qeverisë për përmbajtjen e kësaj reforme. Nga shqyrtimi i këtij dokumenti duket se reforma do të fokusohet kryesisht në propozimin e një ndarjeje të re territoriale, duke lënë të paqartë se çfarë tjetër duhet të bëhet për të realizuar objektivin kryesor të reformës: “për rritjen e eficiencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”. Ndarja administrative–territoriale pa dyshim përbën një element shumë të rëndësishëm të qeverisjes vendore, por rritja e eficiencës administrative, profesionale dhe teknike e qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, kërkon edhe marrjen e masave të tjera për reformimin e sistemit të qeverisjes vendore. Gjykoj se vlerësimi dhe reformimi i modelit të qeverisjes vendore duhet të prekë të tre faktorët formësues të tij:
a) nivelet e qeverisjes vendore dhe madhësinë e ndarjeve administrative territoriale (faktori i eficiencës)
b) shkallën e decentralizimit të funksioneve të qeverisjes, e decentralizimit fiskal dhe raportet me pushtetin e dekoncetruar (faktori i demokratizimit)
c) mënyrën e zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore (faktori i legjitimitetit)
Fragmentimi i sistemit të sotëm të qeverisjes vendore ka pasur një impakt të dukshëm negativ në eficiencën e qeverisjes vendore, por nuk është kjo arsyeja e vetme që shpjegon nivelin e pakënaqshëm të qeverisjes së sotme vendore. Mjafton të përmendim që numri i sotëm i banorëve për njësi vendore në Shqipëri është mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, të cilat janë modele të parapëlqyeshme prej nesh. Në këto vende, në përputhje me stadin e zhvillimit ekonomik dhe social, janë kryer herë pas here reforma të ndarjes territoriale, që kanë çuar në zmadhim të njësive administrative. Këtë duhet të bëjmë edhe ne. Zhvillimet e këtyre 20 viteve kanë bërë të domosdoshme optimizimin e madhësive të njësive të qeverisjes vendore. Por synimi për rritjen e eficiencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, nuk mund të arrihet vetëm përmes zmadhimit të njësive qeverisëse vendore. Reforma domosdoshmërisht duhet shoqëruar me thellimin e decentralizimit të mjaft funksioneve që i takojnë qeverisjes vendore, por që ende vazhdojnë të jenë në duart e pushtetit qendror. Tashmë shumica e funksioneve të drejtorive të dekoncetruara të dikastereve qendrore në aspektin e administrimit të tyre duhet t’u kalojnë organeve të qeverisjes vendore, ndërsa aspektet e kontrollit të zbatimit të funksioneve duhet të vazhdojnë të mbeten si atribute të organeve të dekoncetruara të pushtetit qendror.  Nëse Reforma do të përfshinte të gjitha këto aspekte të decentralizimit, do të duhej që qeveria të përgatiste ndryshime të rëndësishme ligjore në një numër aktesh ligjore, që nga Kushtetuta, ligji për ndarjen administrative territoriale, ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ligji i prefektit, ligji për planifikimin e territorit, ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor, Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, ligji për sistemin e taksave vendore, Kodi Zgjedhor dhe deri në ligjin e ri për rajonet. Në metodologjinë e propozuar nga qeveria nuk bëhet fare fjalë për përgatitjen e këtyre ndryshimeve ligjore. Për të reformuar në tërësi modelin aktual të qeverisjes vendore, në veçanti edhe madhësinë e njësive qeverisëse, duhet të mbahen parasysh:
Së pari, specifikat e vendit tonë, që lidhen me territorin, zhvillimin social-ekonomik, resurset natyrore, infrastrukturën, lëvizjet demografike, traditat kulturore, etj. :
- Një vend i vogël me popullsi 4 milionë banorë dhe sipërfaqe 28 mijë km2
- Terreni është ¾ malor
- Popullsia rreth 50% në fshat
- Lëvizje të konsiderueshme të popullsisë nga zonat rurale në ato urbane
- Rrjeti relativisht i prapambetur i rrugëve, sidomos në zonat malore
- Diversiteti i popullsisë sipas krahinave
- Pabarazi në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave fushore dhe malore.
Së dyti, modelet dhe përvojat e vendeve të tjera europiane, sidomos ato që janë të afërta ose kanë ngjashmëri me specifikat e vendit tonë.
Së treti, traditën dhe përvojën e qeverisjes vendore të grumbulluar gjatë gjithë historisë 100-vjeçare të shtetit shqiptar.
Duke i konsideruar këta tre faktorë, do të vlerësoja si përcaktues faktorin e parë dhe të tretë (specifikat e vendit), ndërsa faktorin e dytë si faktor orientues. Në diskutimet e deritanishme, ndoshta për shkak të procesit të integrimit europian apo të predominimit të studimeve të bazuara mbi modelet e vendeve të huaja, të krijohet përshtypja se faktori i dytë konsiderohet si përcaktues. Nëse është kështu, kjo do të ishte një qasje e gabuar. Duke vlerësuar më shumë dy faktorët e tjerë, unë do të theksoja faktorin e parë, që lidhet me veçoritë natyrore, demografike, ekonomike dhe sociale të vendit. Tradita dhe përvoja (faktori i tretë) kanë ndikim sidomos në zakonet dhe mentalitetin qeverisës.
Pikërisht kjo është qasja që portali Shtetiweb po aplikon në projektin për të dhënë një “propozim nga poshtë” të ndarjes administrative territoriale të vendit. Nëpërmjet konsultimeve publike synohet formulimi i një propozimi alternativ, që do të ishte një kontribut në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të gjithëpranueshme. Duke gjykuar nga projektligji në proces, duket që qeveria preferon të vendosë “Rrethin” në qendër të modelit të ri të qeverisjes vendore. Për shumicën e shqiptarëve “rrethi” është familjar, sepse lidhet me “Komitetet Ekzekutive të Rretheve” të sistemit të kaluar monist, të cilat ishin organe me kompetenca të gjera për të zgjidhur të gjitha nevojat jetike të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse deri para pak vitesh statusi i “Rrethit” përdorej në jo pak raste si një premtim elektoral. Pas viteve ’90, në gjithë vendin u krijuan disa rrethe të reja, por që natyrisht nuk sollën asnjë ndryshim në jetën e qytetarëve të tyre. Komitetet ekzekutive të rretheve kishin kompetenca të plota të deleguara nga shteti monist i asaj kohe, ku gjithçka ishte shtetërore dhe e centralizuar. Analogjitë që bëhen me ato struktura, nuk mund të kenë bazë krahasimi. Nëse krahasimin e bëjmë vetëm nga pikëpamja territoriale, edhe kjo është përsëri e gabuar, sepse “Rrethet” atëherë përbënin nivelin e tretë të qeverisjes vendore (lagjet, qytetet, fshatrat dhe lokalitetet përbënin nivelin e parë dhe të dytë të qeverisjes vendore). Edhe nëse pranojmë t’u referohemi rretheve si territor, lind pyetja: Cilave rrethe? Sipërfaqet e rretheve tradicionale janë shumë herë më të mëdha se sipërfaqet e rretheve të krijuara pas viteve ’90. Pra, rrethet nuk mund të merren si bazë, as si referim territorial, për krijimin e njësive të reja të qeverisjes vendore. Sot, Shqipëria ka një sistem të qeverisjes vendore me dy nivele: bashkitë, komunat dhe qarqet. Mendimi i përgjithshëm është që përsëri qeverisja vendore të jetë në dy nivele, me dallimin që qarqet të konsiderohen rajone, ndërsa bashkitë dhe komunat të njësohen me emrin bashki (sepse është fjalë shqip). Madhësia e rajoneve dhe bashkive (popullsia, sipërfaqja) do të jetë respektivisht më e madhe se e njësive ekzistuese mbi bazën e kritereve të pranuara, por që nuk mund të jenë detyrime ligjore.  Madhësia e njësisë së qeverisjes vendore (popullsia dhe sipërfaqja) duhet të kushtëzohet prej “distancës” së saj nga “poshtë” (banorët) dhe nga “sipër” (qeverisja qendrore). Kur rritet madhësia e njësive të qeverisjes vendore, fizikisht rritet “distanca” e tyre nga banorët dhe ato përafrohen më shumë me qeverisjen qendrore. E kundërta ndodh kur dimensionet e tyre bëhen më të vogla, ato u afrohen banorëve dhe distanca e tyre nga qeverisja qendrore bëhet më e madhe. Synimi është që organet e qeverisjes vendore të nivelit të parë të mos jenë “të larguara” nga banorët; për të rregulluar “distancën” nga pushteti qendror shërbejnë rajonet (niveli i dytë i qeverisjes vendore). Ato janë më pranë pushtetit qendror. Nisur nga ky arsyetim, analiza “e zonave funksionale”, e vendosur në metodikën e propozuar, përbën qasjen dhe mjetin më të mirë për optimizimin e madhësisë së njësive të reja të qeverisjes vendore. Qasja dhe kriteret për optimizimin e madhësisë së njësive të qeverisjes vendore nuk mund të merren të shkëputura nga atributet (funksionet) e tyre. Atributet e organeve të qeverisjes vendore të nivelit të parë duhet të jenë të lidhura kryesisht me kryerjen e shërbimeve ndaj banorëve (prandaj është e rëndësishme distanca e tyre nga banorët), ndërsa atributet e organeve të qeverisjes vendore të nivelit të dytë janë të lidhura kryesisht me administrimin e territorit, zhvillimin e tij ekonomik e social dhe me nevojën e koordinimit të qeverisjes vendore me atë qendrore (prandaj është e domosdoshme nevoja e pasjes së nivelit të dytë të qeverisjes vendore). Optimizimi i madhësisë së njësive të qeverisjes vendore është një punë mjaft komplekse dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë para së gjithash gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të mbështetet në platforma politike dhe metodika profesionale, që përmbajnë kritere të përgjithshme apo specifike. Kriteret janë norma të brendshme, implicite ose eksplicite, mbi të cilat bazohen vlerësime dhe gjykime subjektive. Ato, si në këtë rast, janë më shumë arsyetime përgjithësisht të pranuara për të vlerësuar fakte dhe situata që janë të ngjashme ose të përafërta, me synim gjetjen e zgjidhjeve më optimale. Kriteret mund të rekomandohen edhe si rregulla, gjithsesi jo rigoroze për t’u zbatuar, prandaj formulohen në mënyrë që të përmbajnë hapësira tolerance dhe mundësi të përjashtimeve nga rregulli. Si të tilla, ato nuk mund të formulohen si detyrime ligjore. Iniciativa e qeverisë për të përcaktuar me ligj “kriteret dhe metodologjinë që do të ndiqet për ndarjen e re administrativo– territoriale të Republikës së Shqipërisë” synon që kriteret dhe metodologjia që ajo dëshiron të zbatojë për reformën administrative territoriale, të konsiderohen detyrime ligjore. Kelsen ka shkruar se një ligj që formulon vetëm rekomandime nuk është një ligj, por “diçka që është në formën e së drejtës pa përbërë një normë juridike”. Për më tepër, projektligji i hartuar nga Ministri për Çështjet Vendore, përveç kritereve, përmban çështje që mund të konsiderohen si pjesë e një programi të punës së qeverisë. Si i tillë, projektligji i propozuar për reformën nuk mund të konsiderohet as si një ligj orientimi, kategori kjo që përfshin aktet që formulojnë direktiva dhe rekomandime të Parlamentit që duhet të mbahen parasysh nga qeveria, siç janë rastet e strategjive të zhvillimit ekonomik të vendit. Një ligj i tillë vetëm se do t’i priste rrugën një procesi gjithëpërfshirës, kaq shumë të nevojshëm për këtë reformë. Në këta 20 vjet është folur shumë për decentralizimin, por është bërë shumë pak. Kjo përbën dhe arsyen kryesore të “falimentimit” të sistemit të sotëm të qeverisjes vendore. Prandaj, thellimi i decentralizimit dhe riorganizimi i strukturave të dekoncetruara të pushtetit qendror duhet të jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme. Ndryshe do të kemi vetëm një hartë të re, por me të njëjtat probleme.
Nga Gazeta "Panorama"
Comments
Submitted by TEORI TE KOTA (not verified) on
KY ESHTE  KIMIST NGA PROFESIONI NUK E DIME NE SE ESHTE BERE EKONOMIST KUR PRIVATIZOJ BANKEN E KURSIMEVE DHE E SHNDERROI NE BANKEN AUSTRIAKE SE BASHKU ME DISA TE TJERE.
PASI E SHKRIU TALENTIN NE KOMISIONIN E LIGJEVE TANI I KA MBETUR PENG SE SI DUHET TE RIKONCEPTOHET PERSERI NDARJA TERITORIALE DHE ADMINISTRATORET LOKALE TE SHQIPTAREVE.
KJO PUNE U THA KUR ISHTE NANO NE FUQI SE ISHTE BERE NJEHERE TANI DEL SE DUHEN BERE ITERACIONE TE TJERA SE ZGJIDHET SI PROBLEM ME METODA PERAFRUESE.
KA PYETUR KY SHKENCETAR SE FAKTORI I EKSPERIENCES SE KALUAR A DUHET TE MERRET PARASYSH DHE TE KETE PESHEN KRYESORE NE PERCEPTIMIN E ARDHSHEM??
DUKE  I PERMENDUR  SE SHQIPTARET E QUAJNE BARRE QE DUHET FLAKUR TEJ NDARJET ADMINISTRATIVE QE NUK I SIGUROJNE ASGJE E ASNJE SHERBIM NJEREZVE POR SIPAS TIJ DUHEN RIPARE SI QELIZA KU SISTEMOHEN ME PUNE E KORRUPSION NJEREZIT E NENES PARTI TE CILAT DUHET TE JENE PIKERISHT NE KETO ADMINISTRATA PER TE BERE PUNET QE KERKON PARTIA.
VETEM KUR ZGJEDHESIT DHE TE ZGJEDHURIT TE KENE VENDOSUR NJE SISTEM RECIPROK KONTROLLI PER AKTIVITETIN E NJERI TJETRIT ATEHERE KY ESHTE KUSHTI MINIMAL PER TE PARE SE SI MUND TE SHFRYTEZOHET KY MEKANIZEM PER TU SHERBYER REALISHT  BANOREVE E PER TE VENDOSUR ME TEJ SE SI MUND TE MODERNIZOHET.
TI ORE ZOTERI DUKE BERE ZGJEDHJEN NGA ZYRA E PARTISE TE KRYETARIT TE BASHKISE KOMUNES etj KE SHKELUR THELBIN E DEKONCENTRIMIT SEPSE DUHEN VENE KANDIDATURAT E TI PARAVOTOJNE BANORET SEPSE KUR I CAKTON TI NGA ZYRA ESHTE NDRYSHE NGA KUR I CAKTOJNE BANORET NGA SHKALLA E EKSPERIENCES SE TYRE>DHE ELEMENTI NJERI NE KETE RAST ESHTE VENDIMTARQOFTE KUR DJE KERKOJE CENTRALIZIM QOFTE SOT KUR BEN THIRRJE PER THELLIM DECENTRALIZIMI QE SHUMICA NUK E DI SE CFARE ESHTE E JO ME TE KUPTOJE SE SI ESHTE ME MIRE E CPERFITIME KA NE DY RASTET
Submitted by erlind (not verified) on
Me pelqeu komenti. A ka mundesi ta perserish tltm ?
Submitted by Anonim (not verified) on
C KA NDODHUR ME EKSPERIENCEN E DERITANISHME?
KA ndodhur qe banoret e qytetit kane shkuar kane regjistruar emrat ne menyre fiktive neper komuna dhe kane perfituar toke pa para sipas ligjit 7501,dhe kur kjo toke ka patur edhe ndonje objekt te ndertuar ne te kane privatizuar edhe objektin dhe me vone i kane shitur te dyja se bashku pra kane marre ato qe nuk u takojne.
Ka ndodhur qe banoret e fshatrave kane regjistruar emrat e tyre ne menyre fiktive neper komuna te tjera dhe kane perfituar sipas te njejtes skeme ato qe nuk jane te tyret duke patur ndihmen e madhe dhe te komisionereve qe kane zbatuar ligjin 7501 dhe te tjera manovra e skema abuzive te lejuara nga JU ne emer te republikes se kaosit qe keni montuar ne shqiperi me vetedije ne vend te decentralizimit qe ju keni per qejf.
Ka ndodhur e njejta gje e cila ju vlen  edhe per votimet.EDHE KETU KA PLOT SKEMA TE PARANDERTUARA NGA JU ME VETEDIJE.
KETU E KENI PATUR HALLIN KETO I KENI realizuar sic deshet.
A NUK eshte me vend te permendesh se cfare detyrimesh ka shteti dhe qeveria  lokale PER BANORET E SAJ?
A U DETYROHET per tu siguruar  JETEN?
1.PRANINE E POLICISE LOKALE
2.ZJARREFIKESAT
3 SHERBIMIN E ARESIMIT,TRANSPORTIT,SHERBIMI MJEKESOR KU JEMI SOT ME KETO?
NUK PO TA PERMEND NJERI SIGURIMIN E PUNESIMIT PO SHFRYTEZIMI I RESURSEVE LOKALE PSE NUK I LIHET NE DORE QEVERIVE LOKALE NE PERPUTHJE LIGJORE POR NE SHUME RASTE PENGOHET NGA QENDRA,
PO NIVELI I TAKSAVE LOKALE A NUK PERBEN NJE PIKE KU DUHET NDALUR SHTRUAR?
SI MUND TI KONTROLLOJNE TAKSAPAGUESIT SHQIPTAR SE CBEHET ME PARATE QE I PAGUAJNE SHTETIT?
PO KONTROLLI I BANOREVE MBI FONDET FINANCIARE TE QEVERISE LOKALE MBI AKTIVITETIN EKONOMIK E FINANCIAR TE QEVERIVE LOKALE PSE NUK LEJOHET DHE PER SHUME AKTE MUNGON HISTORIKISHT TRANSPARENCA TE CILES TI I SHMANGESH DUKE BERE NJE RELATIM QE KY PROCES VARET NGA NUMURI I POPULLSISE ETJ ETJ  POR NE FAKT NJEREZIT QE DO TE REALIZOJNE KETE PROCES DHE TRANSPARENCA E PROCESIT JANE DY FAKTORE FUNDAMENTALE QOFTE NE CENTRALIZEM QOFTE NE DECENTRALIZEM.
PO MENAXHIMI I PRONAVE PUBLIKE TE NJESIVE VENDORE?. A E KE DEGJUAR TI ZOTNI SE CESHTE BERE NEPERMJET ATYRE LIGJEVE QE JU GJASME  DONI TI NDRYSHONI?
ESHTE BERE KERDIJA.QEVERIA QENDRORE PER HESAP TE VETE DHE QEVERITE LOKALE PER HESAP TE VETE.
PERDERISA UNE QE NUK JAM FARE specialist per keto pune po te rendis me mijera shkelje kushtetuese te rrjedhura nga ligjet qe ju keni miratuar me ndergjegje eshte e pamoralshme te kujtosh litarin ne shtepine e te varurit e te vazhdosh te japesh mendje duke mos kuptuar se cikli yt ka perfunduar shume shpejt sepse ti tani eshte mire te merresh me shume me menaxhim te bizneseve qe ke krijuar nga abuzimet  se sa te rrekesh te na tregosh se ti mund te degjohesh akoma per probleme qe perseri ne kete analizen tende i parashtron ti zgjidhesh perseri ne disfavor te deshires se shqiptareve te roberuar.
NE THELB PROCESI QE KERKON TI TE REALIZOHET KERKON NJEREZIT E PERSHTATSHEM DHE TRANSPARENCEN DHE ATO FAKTORET QE TI PERMEND JANE PA RENDESI VENDIMTARE.
Submitted by Anonim (not verified) on
ligje te lezetshme keni prodhuar me shumice sic ishte ligji per sigurimin e depozitave bankare.
pasi u shperndane neper shqiperi pisqollat e 1997,pasi pisqollmbajtesit i keni shpallur te pandeshkueshem pra pasi u shkaktuat njerezve pasigurine absolute i detyruat njerezit ti mbyllin parat ne bankat qe hapet me parate e gjallices sudes etj dhe u thate per 100milion leke te depozituara ne rast falimenti ju kthehen vetem 7 milion(nese kthehen edhe ato) qe do te thote se rritja e kapitalit themelor te ketyre bankave lehtesisht mund te behet
me provokimin e krizave artificiale financiare te tipit 1997.duke u rrembyer me menyra artificiale dhe aspak te ndershme shqiptareve kursimet e tyre,duke funksionuar si bande kriminale, jeni ju qe i fshihni shqiptareve shume gjera qe duhet tja u thoni dhe duke qene ne konflikt antagonist me pjesen e shoqerise shqiptare qe nuk quhet qeveri ose nuk ka akses me qeverine.
mijera ligje te tilla armiqesore per popullin jane miratuar kur ke qene kryetar i komisionit te ligjeve dhe te na japesh mend sic jep per  per modernizimin e ndarjes territoriale jeni pakredibilitet pasi keni konsumuar vepra te tera penale per te cilat nuk jeni ndeshkuar sic edhe  per cilesine e ligjeve qe ke thene po.
Submitted by ILIRET (not verified) on
Pershendetje zoti Ylli! Mendimet tuaja per reformen e pritshme teritoriale, jane me shume vlere. I mbeshtes dhe do te shtoja:
1. Qe ne zanafille kemi te bejme me nje nisje te gabuar te pergatitjeve per kryerjen e kesaj reforme. Ligji qe po pergatit ministri i ceshtjeve vendore, thuhet.
Por, sado eksperience e intelekt te kete ky minister apo stafi i tij, ai i vetem nuk mund te kete rezultat pozitiv.
2. Angazhimi ne kete ndermarrje i shume aktoreve:
– Ministria e Brendeshme, ajo e Bujqesise, e Ekonomise, etj.
– pushteti lokal, nepermjet perfaqesuesve nga komunat dhe bashkite.
– grupet e interesit, si grupime te popullsise, shoqatave lokale, si te themi shoqata Devolli, Laberia, Myzeqeja, Mirdita, Bregu,Kelmendi etj. si dhe te biznesit lokal.
3. Studimi i eksperiencave te vendit, si te kohes te Zogut dhe te pasluftes te dyte boterore, sidomos, deri ne vitet 60.
4. Studimi i eksperiencave te vendeve europiane dhe mundesise te pershtatjes se tyre.
Nese qeveria pretendon per nje reforme te sukseseshme, ajo duhet te beje nje parapergatitje te mire, para se te perpiloje ligjin qe do te udheheqe riorganizimin teritorial. Ndryshe ne vend te nje riorganizimi total, do te kishim nje deshtim total.
Ne si shtet e si njerez e kemi shume te veshtire konsultimin me komunitetin. Por po ju sjell nje shembull me dy protagoniste te huaj:
-Kompania Bankers Petrolium, e cila po udheheq Planifikimin e Pergjithshem te Teritorit, ka organizuar ne komunat e rrethit Fier shume takime e konsultime me banoret e fshatrave dhe perfaqesues te pushtetit vendot.
– Perfaqesues te projektit TAP, kane ndermarre dhjetra takime e konsultime me banore te thjeshte te fshatrave ku kalon tubacioni i gazit.
Dhe ne te dy rastet, nuk ka munguar mendimi dhe arsyetimi i zgjuarsise popullore, qe shpesh i ka detyruar perfaqesuesit e mesiperm te modifikojne planet e tyre.
Po qeveritaret tane, perse nuk e bejne kete gje? Perse nuk organizojne takime ne te gjithe zonat e vendit, sidomos neper fshatra, pasi keta do te preken me teper nga organizimi i ri teritorial?
Perse mjaftohen me disa takime ku therrasin kryetaret e komunave, te cilet sigurisht qe nuk shquhen per nje inteligjence mbi normalen. Shumica e tyre jane kopje fodullesh dhe flasin ne interes te ruajtjes te privilegjeve te tyre edhe ne te ardhmen. Ne fshatrat dhe krahinat tona, ka aq njerez te zgjuar dhe me integritet ne komunitetet ku jetojne, sa te konkurojne me dinjitet per cdo lloj diskutimi te gjithe te derguarit e ministrive.
Nese midis te tjerave edhe keto ceshtje do te trajtohen me durim e seriozitet, rezultati do te jete pozitiv dhe reforma do te jete e suksesshme. Ndryshe presim konflikte dhe nderhyrjet e politikes pas disa vitesh do ta zhbejne teresisht kete ndarje administrative.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.