SHBA, kërcënimi numër 1 në botë

Postuar në 02 Prill, 2026 13:30
Skerdilajd Zaimi

 

Irani është kërcënimi numër një në botë. Kështu cilësohet Teherani zyrtar nga SHBA dhe administrata e Donald Trump, ndërkohë që ky i fundit në një fjaiim të mbajtur dje ka njoftuar qoftë fundin e afërt të luftës, ashtu edhe sukseset e paprecedenta në histori të fushatës së inicuar prej tij.

Asnjëherë më parë në historin e luftës një kundërshtar nuk ka pësuar humbje kaq të qarta dhe në shkallë të tillë në çështje javësh

është shprehur Trump.

Një deklaratë tipik e dikujt që preferon ta shkruajë historinë dhe ta lexojë atë sipas preferencave të cilat edhe këto I cakton vetë. Jemi para specieve jodialektike me gjasë, që jetojnë në imagjinatën e vet e cila sjell pasoja serioze. Nisur nga shpejtësia e suksesit amerikan ndaj Iranit – nëse ky sukses është ashtu siç shprehet z. Trump – pyetja që lind është: a ishte Irani realisht kërcënimi për të cilin u fol aq shumë?

Si shpjegohet që ky vend i përfolur për kapacitete destabilizuese në plan global, iu nënshtrua strategjisë së reagimeve të përzgjedhura, përshkallëzimit ekonomik duke pranuar pa shumë agresivitet verbal likujdimin e të gjithë lidershipit të vjetër?

Ku qëndron në perceptimin e përgjithshëm kërcënimi kryesor: tek Irani, Rusia, Kina, apo SHBA?

Sepse me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, shndërruar gradualisht në Shtëpi të Verdhë, SHBA ka braktisur çdo zotim për demokracinë, lirinë, të drejtën dhe drejtësinë dhe është lëshuar e gjitha në një politike të hegjemonisë ushtarako-politike në kuadër të të cilës nuk heziton të aplikojë shantazhin global ekonomik të tarifave.

Nëse sheh debatin e brendshëm në SHBA, mund të kuptosh fare lehtë se në atë vend tashmë i vetmi pushtet ideologjik, ekzekutiv dhe legjilsativ është psikika e Donald Trump që në çdo dalje kërkon dafina perandorake të triumfit. Më e keqja është se për herë të parë ndoshta, SHBA nuk kishte as edhe një shkak të besueshëm për të nisur luftën, çka shihet nga distancimi I aleatëve tradicionalë të saj. Lufta vazhdon edhe pse është shpallur shkatërrimi i Iranit. Lufta vazhdon edhe pse Izraeli po tenton rishikimin e kufinjve në Lindjen e Mesme. Lufta vazhdon edhe pse nuk ka një objektiv të besueshëm se çfarë po synohet.

Cilido qoftë regjimi që mund të pasojë këtë që është në Iran, do të rindërtojë flotën, ushtrinë, mbrojtjen raketore, impiantet elektrike, të përpunimit të naftës e me radhë. Historinë dhe rendin e saj nuk e sfidon dot një Donald Trump që luan me ushtrinë e një superfuqie si me ndonjë dhuratë argëtuese. Me të njëjtën ushtri që e ka kritikuar deri më dje si të vjetëruar.

Shkallmimi i çdo arsyetimi në ndjekjen e politikave të tilla, shpërfillja e çdo konsensusi, kërkimi I nidhmës vetëm në aspektin e kostove, flet për një shtet me tipare banditizmi ndërkombëtar që tejkalon për kërcënim çdo entitet tjetër. Dhe eventualisht ky është edhe fillimi i fundit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Tashme duhet te perditesojme fjalet: "trap", "traplleqe" ne "tramp", "tramplleqe"

Submitted by Skypion (not verified) on

Eshte pikerisht kjo, ne thelb, qe thuhet e perseritet pafundesisht nga te majtet ne SHBA dhe ne krejt boten keto kohe. Deri para se te shperthente lufta, kisha dyshime se Irani, pertej retorikes se tij apokaliptike qe e perseriste papushim per dekada me radhe( vdekje amerikes dhe zhdukje e Izraelit nga faqja e dheut), te mund te ndertonte armen berthamore per ta perdorur me pas. Kjo qe po ndodh sot, tregon pikerisht ate; ata paskeshin qene te mirepergatitur per ta perdorur ne rastin me te pare. Te pakten kjo lufte, u ka mbushur mendjen edhe me skeptikeve, qe Irani me arme berthamore eshte nje kercenim per te gjithe boten mbare. Pas kesaj qe po ndodh, nuk ka asnje shans qe Irani te lejohet te vazhdoje me me programin berthamor.
Refreni qe perseritet keto kohe papushim qe "ky eshte fundi i SHBA-se" eshte sa dashakeq aq edhe qesharak. Mund te bien me radhe, nje nga nje, te gjitha demokracite Perendimore, ato te Europes dhe Kanadase, Australise e me radhe, por jo SHBA; edhe po te kete nje force politike ne vete SHBA qe ta kishte si program politik kete madje; por edhe nese, do te ishte demokracia e fundit ne bote qe do te binte.
Ata qe perdorin kete gjuhe apokaliptike, as nuk kane kuptuar asgje nga historia e SHBA-se; gjithmone, nese se bejne nga deshira dhe dashakeqesia.

Submitted by Aqif (not verified) on

Sikur ti ka mbi 60% ne Shqiperi e ne Kosove jane 95%.

Nje pyetje kam. A mos valle je me I zgjuar se Jeffrey Sachs apo John Meirsheimer ? Sepse i ndjek pothuaj cdo dite te javes keto 4 vite. Dhe per historine e SHBAse japin leksione ne mbare boten.
Meirsheimer para nje jave tregoi si ai dhe instituti I tij ne USA nga hulumtimet qe kane bere, kane nxjerrur se 37 milion njerez nexmbare boten jane vrare nga SHBAte ne shekullin e kaluar dhe ne kete te sotmin.
E sa per bomben berthamore qe ti e ke merak se mos e ben Irani, ky i fundit do t'a bej patjeter po arriti te rezistoj.
Israeli per ty eshte demokraci dhe i lejohet Bomba, i lejohet te vras e shkaterroj.......
O pikaaaaa . E sheh Demokracine dhe perparimin tek vrasesit me te medhenj. Gjynah qe nu, je sekretar i Petes qe thote se " bombat tona sjellin paqe"!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.