Arkiv-Opinion

Djalli i veshur si...Universitet Privat

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 03:16

EDI PUKA, PhD/

E çuditshme, por e vërtetë, ne e paskemi zbuluar kush është djalli dhe ku fshihet ai! Ai qenka universiteti privat! E çuditshme, qenka midis nesh dhe nuk e paskemi kuptuar?!

Kush fitoi? Shpendi apo Lëvizja Vetëvendosje!?

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 02:15

ALI AHMETI/Pa dashur të bëhem edhe një analist më shumë në vargun e gjatë të tyre, megjithatë ndiej nevojë të them disa fjalë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Kosovë. Dhe posaçërisht në lidhje me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë. Apo me fitoren e Shpend Ahmetit, siç kanë dëshirë të thonë disa.

Si dhe pse fitoi VV në Prishtinë, dhe pse nuk fitoi askund tjetër?

A po lind një ‘’Srpska’’ e re në Republikën e Kosovës?

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 05:36

FISNIK A. GASHI*/

Shpërblimi i qeverisë për Vitin e Ri

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 06:16

Këtë fundviti nuk do të ketë shpërblim për pensionistët. As për punonjësit e administratës dhe familjet në nevojë. Madje as premtime se viti që po vjen do të jetë më i mirë, nuk do të jepen dot. Në vend të tyre, qeveria e re do të shpërndajë copa tullash e dritaresh nga “pallati i Bashës” në Vlorë dhe do të shumëfishojë në facebook padinë e ministres Kodheli për ish-ministrin Imami. Të paktën në tryezën e darkës së fundit të vitit, shqiptarët do të kenë diçka për të shtuar.

“Tregu i madh dhe shteti i vogël” në Kinë

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 05:31

Ndryshime të mëdha parashikohen të… ndodhin në Kinë, si në planin ekonomik, dhe në atë social. Kjo sepse qeveria kineze shpalli një plan reformash që pritet të ndikojnë në jetët e miliona kinezëve, por njëkohësisht edhe në realitetin global, duke marrë parasysh rëndësinë që ka Kina si një prej fuqive më të mëdha. Është e kuptueshme që ndryshimet nuk do të prekin aspektin politik dhe monopolin e pushtetit nga Partia Komuniste e Kinës. Kryefjala e epokës së re të ekonomisë kineze është “tregu”. Pra më pak shtet dhe më shumë treg.

Mbi ndërtimin dhe shembjen e pallatit të Vlorës

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 07:11

Çështja e pallatit të ashtu quajtur të Vlorës nuk është bërë më kot temë e ditës. Te ngritja e atij pallati reflektohen thuajse të gjitha problemet që na kanë sjellë në gjendjen kritike ku ndodhemi dhe, njëherësh, te shembja e tij edhe shumë pikëpyetje mbi zgjidhjet e tyre, veçanërisht në këtë kapërcyell pushteti, kur maxhoranca e re ka dalë me sloganin ambicioz “rilindje”. Le të shtjelloj disa nga temat e atij pallati.
Grabitja e publikes

ANTIKORRUPSIONI DHE BERISHA NË KËRKIM TË NJË… PUÇI?

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 05:19

Ashtu sikundër ishte lehtësisht e parashikueshme, lideri real i PD-së, Sali Berisha, është vënë në kërkim të ethshëm të një preteksti që do të justifikonte deri edhe përdorimin e dhunës për përmbysjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të sapovotuar, në zgjedhjet më të mira deri më sot, nga një shumicë dërrmuese prej 1 milion shqiptarësh. Përveç natyrës së pandryshueshme prej autokrati, që nuk mësohet dot me qenien jo në pushtet, ajo çka e ndez më shumë ethen e Berishës për revansh sa më urgjent, është frika nga ngritja e një batice antikorrupsion që tashmë shihet edhe më qartë.

Mbi vlerësimin e titujve të pronësisë

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 02:52

Ndarja e tokës bujqësore është një proces që ka filluar më 1991-in dhe ende sot e kësaj dite vazhdon të funksionojë. Jo aq masivisht si në fillim, por vazhdon. Duhet të dimë se e gjithë toka bujqësore në Shqipëri është shpërndarë falas. Ka qenë pjesa më e vlefshme e pasurisë së patundshme, por ka qenë edhe pjesa më e pavlerësuar, sa kohë që shteti e ka shpërndarë falas. Patjetër që shteti shqiptar sot është në një pozitë që të thotë se ky proces i ndarjes së rreth 569 mijë ha të tokës bujqësore si është bërë? A është bërë në përputhje me ligjin apo jo? Kjo është njëra anë e kësaj.

Tërmetet e induktuara dhe ato të ndodhura në zonën e Fierit

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 08:11

Prof.Dr. BETIM MUCO

 

TVSH-ja, një tatim tejet regresiv

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 17:38

Njerëz të ndryshëm kanë opinionine të ndryshme mbi çka mund të quhet taksim i drejtë. Unë, për shembull, mendoj se taksim i drejtë është ai përpjestimor – as progresiv e as regresiv. Në taksimin përpjestimor, çdo familje kontribuon me tatime e taksa për mbajtjen e shtetit në përpjestim me të ardhurat e saj. Në taksimin regresiv, barra fiskale (si përqindje ndaj të ardhurave) është më e vogël për ato familje që kanë të ardhura më të larta dhe në taksimin progresiv ndodh e kundërta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion