Djalli i veshur si...Universitet Privat

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 03:16

EDI PUKA, PhD/

E çuditshme, por e vërtetë, ne e paskemi zbuluar kush është djalli dhe ku fshihet ai! Ai qenka universiteti privat! E çuditshme, qenka midis nesh dhe nuk e paskemi kuptuar?!

Por çfarë dhe kush është problemi i ekzistencës së universiteteve private? Kjo nuk kuptohet qartë nga disa artikuj të shkruar në mediat e ndryshme këto ditë. Ajo që mund të kuptohet (pasi në disa raste është e vështirë të deshifrosh gjuhën tonë të vyer shqipe), është trysnia dhe presioni që ushtrohet mbi universitetet private, pasi sipas këtyre artikujve, atë qenkan e keqja biblike dhe goditja ndaj tyre qenka mënyra e vetme për të shpëtuar nga djalli që po na tundon dhe po na shtyn drejt shkatërrimit të arsimit të lartë dhe jo vetem.

Sikur kjo të ishte e vërtetë, atëherë shpëtimi ynë do të ishte i sigurt, mjafton mbyllja e këtyre universiteve dhe do t’i ktheheshim paqes së përjetshme. Por çfarë janë universitetet private dhe cili është ndryshimi me ato të ashtuquajtura publike?

Në fakt, universitetet e ashtuquajtura publike, që si të tillë iu ka mbetur vetëm emri,  shfrytëzojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe të pakuptimtë taksat që të gjithë ne paguajmë, pasi kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme fonde për kërkime shkencore që nuk ekzistojnë si dhe për të punësuar personel akademik, i cili përzgjidhet sipas dëshirës s drejtuesit të rastit dhe jo sipas shkallës së kualifikimit.

Në universitetetet private, por që ne të vërtetë janë me publike se “publiku”, këto fenomene, për hir të së vërtetës nuk ndodhin. E para, ato nuk rëndojnë taksapaguesin, pasi studentët që e përzgjedhin kryejnë një veprim të menduar dhe të logjikshem, duke parë kushtet dhe cilësitë e shërbimeve të ofruara në auditorë dhe jashtë tyre, dhe e dyta, përzgjedhja e personelit akademik bëhet në bazë të kualifikimeve përkatëse.

Konfuzioni që mundohet të krijohet nuk është rastësor, është i mirë motivuar dhe mirë organizuar. Kërkohet që të goditen ata institucione të cilët punojnë në mënyrë koherente, për të shmangur vëmendjen nga ajo çfarë ndodh në institucionet publike të arsimit të lartë. Këtu mund të përmendim raste të panumërta të mungesës së korrektesës në zhvillimin e mësimit, ndërgjegjshmërisë profesionale në kryerjen e profesionit të pedagogut, cilësisë së ambjenteve të zhvillimit të mësimit dhe, e fundit, por jo me pak e rëndësishme, cilësia dhe kapaciteti shkencor i treguar në auditor.

Çfarë faji mbart vallë universiteti privat?!

Mbase faktin që nuk rëndon buxhetin e brishtë të këtij shteti? Mbase për faktin që përzgjedhjen e personelit akademik e bën duke u nisur nga kualifikimi dhe përgatitja dhe jo nga biografia familjare? Mbase për faktin që studenteve iu krijon kushtet më të mira të mundshme akademike dhe mjedisore?

Këtyre pyetjeve mund t’i përgjigjen kolegët skeptike të cilët nuk bëjnë dot dallimin ndërmjet zhvillimit dhe të qëndruarit në vend. Edhe unë do të isha dakord me ta nëse e ndenjura në këto kushte do të përçonte zhvillim por, ka një problem shumë madhor: studentët. Ata nuk mund të presin dhe nuk kanë durimin tonë pragmatist. Ata duan të zhvillohen dhe të ecin përpara, pasi një e ardhme e frytshme i pret. Për këtë arsye atyre duhet t’ju jepen të gjitha mundësite drejt progresit personal.

Të gjitha insitucionet e arsimit të lartë, private apo publike qofshin ato, mund të ofrojnë të njëjtat kushte, mundësi dhe cilësi, mjafton mendimi dhe dëshira e mirë për ndryshim dhe zhvillim.

Comments

Submitted by Ani (not verified) on

Eshte e vertete, djalli nuk jane universitetet private por duhet te biem dakort se keto universitete trashegojne nje moral te njejte me universitetin shteteror apo ne disa raste edhe me te ulet. Ne kete pike une do te deshiroja te pyesja nese do te ishte me mire te kishim nje universitet me moral te ulet apo nje numer te madh universitetesh me moral te ulet? Pergjigjja eshte e natyrshme. Pra ky numer i madh universitetesh me moral te dobet do te prodhoje me shume studente me moral te dobet si pasoje edhe e faktit se universitetet private e kane pershtatur sistemin e brendshem ne ate menyre qe te jene sa me eficient ne kete drejtim. Prandaj nese nuk ofrohet dicka me mire se ajo qe kishim eshte e udhes qe keto universtete private te mbyllen sepse po e lehtesojne pa mase procesin e degradimit te shoqerise sone. Sa per studentet e mire ta gjejne rrugen neper kurbete sic e ka gjetur edhe autori i ketij shkrimi e i ketij komenti :)

Submitted by Formula (not verified) on

Edi, ke harruar dicka teksa i pergjigjesh pyetjes 'Cfare faji mbart valle universiteti privat?'..Faktin qe jane bere cerdhe ku shiten diplomat.Ku i jep Metit 5 mije euro dhe merr diplomen ne dore, ku i jep Norit po aq para dhe diploma te vjen te shpia. Ose kur nuk ke nevoje fare t jesh ne Shqiperi per te marre nje diplome, a thua keto pseudo universitete jane aq te zhvilluara sa te zhvillojne Online University. E keqja me e madhe e te rinjve sot nuk eshte thjesht fakti qe nuk ka pune. Eshte fakti qe kane nje cope leter ne dore krejt pa vlere, te marre pa asnje merite thjesht duke paguar. Dhe ne vend qe t luftoni fort qe te reformoni sitemin jo vetem ne universitetet private, edhe ato publike, dilni beni avokatin e diallit neper gazeta.

Submitted by Tirka (not verified) on

JA KALOVE EDHE PhD (veteranit) HENRI ÇILI, O ED PUKA, POR JU HARRONI (JO PA QELLIM) PRODUKTIN NE HYRJE (NE UNIVERSITETET PRIVATE, PA KONKURS), STUDENTET DHE ATE NE DALJE, "KUNGUJT"... S'KA SI TE JETE NDRYSHE...

Submitted by Beni (not verified) on

Konkursi s'do te thote domosdoshmerisht se ti smund te pregatitesh me shume se te tjeret duke ndjekur vitin akademik. Po, nuk mund te kesh ate qe mund te quhet bagazh por mbase, nese ti do, kjo tejkalohet duke punuar fort.

Vete kam mbaruar ne universitet publik, dhe fakultetin e dyte po e zhvilloj ne privat. Ndryshimet jane si nata me diten..... 1. Tek publiku pedagogu vjen e iken kur i do qejfi kurse tek privati zbaton nje rregull dhe nje orar te caktuar te leksioneve/seminareve...2. Tek publiku pedagogu mezi te pret ne zyre dhe mezi te jep dy apo tre keshilla ndersa tek privati pedagoget komunikojne si shok me ty dhe te keshillojne per cdo gje qe ti ke nevoje nese ti shkon kerkon...

Pa permendur vendin ku une zhvilloj studimet ne keto momente do te thoja qe me shume kam nxene tek privati sesa tek shteterori!

Submitted by Iluministi (not verified) on

Ndoshta gaboj, por ky Edi me keto konstatime siperfaqesore dhe me ate PhD, me duket ka nje dypllome nga nje prej universiteteve tona private.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne prceptimin e nje universiteti privat ne ditet e sotme ndikon shume ideja e kohes se komunizmit sipas te ciles nje diplome universitare ishte ekuivalente drejt per se drejti me nje vend pune. Sot nuk eshte me keshtu. Eshte koha te kuptohet qe nje diplome e pamerituar eshte ne dem te te zotit ne rradhe te pare, dhe pastaj ne dem te reputacionit te vete Universitetit.

Diploma e universitetit ne vetvehte nuk te siguron tashme nje status te caktuar. Mund te te japi nje avantazh per te siguruar nje pune,por shume shpejt mund ta humbesh ate pune sapo te demostrohet qe ti nuk je i zoti ta kryesh ate.

Per mendimin tim eshte ende heret per t'i gjykuar universitetet private ne teresi, ose ne vecanti. Vete koha do t'i shoshite dhe universitetet cilesore do te mbijetojne dhe do te krijojne historine dhe tradtiten e tyre. Universitetet private jane parameter i zvillimit te nje shoqerie dhe i te drejtes per arsim.

Sado pa cilesi, ose sado te meta te tjera te kene keto universitete nuk mund te jene keto e keqja e nje shoqerie si shoqeria shqiptare, e mbyllur hermetikisht dhe e asfiksuar dei 25 vjet me pare. Cdo gje do kohen e vet te maturohet, aq me teper nje universitet. Jepini atyre kohen e tyre dhe shikoni ku qendron DJALLI ne Shqiperi, absolutisht JO ne universitetet private, qe megjithe te metat qe mund te kene, jane ne rradhe te pare shenje emancipimi e shoqerise shqiptare.

Submitted by çentrale (not verified) on

po edhe mustafai boton tek universitetet private prandaj duhet tu ktheje nderin se nuk ben gje pa gje çili

Submitted by Kult (not verified) on

Banjot e universiteteve publike flasin vete.

Detaj banal, por domethenes.

Submitted by Socius (not verified) on

Pas privatizimit te universiteteve, qe zotnia i quan publike ne gjuhe oruelliane, mbetet te privatizohen edhe rruget dhe ajri. Eficence tregu, jo llafe!

Submitted by ermal (not verified) on

"Çfarë faji mbart vallë universiteti privat?!":

- Mbase valle me 5mije euro merr nje diplome, e me 5mije te tjera nje PhD si ajo e jotja???

Pastaj nuk eshte aspak e vertete qe universitet apo shkollat private nuk rendojme mbi buxhetin e shtetit.  Ka dhe njje perqindje fondesh qe merren nga entet private dhe jo vetem nga ato shteterore. me kete nuk dua te them qe ne universitetet shteterore nuk ka korrupsion ose shperdorim fondesh etj. po jam mese i sigurt qe ka nje seriozitet me te madh se ne universitetin me te mire privat shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.