TVSH-ja, një tatim tejet regresiv

Njerëz të ndryshëm kanë opinionine të ndryshme mbi çka mund të quhet taksim i drejtë. Unë, për shembull, mendoj se taksim i drejtë është ai përpjestimor – as progresiv e as regresiv. Në taksimin përpjestimor, çdo familje kontribuon me tatime e taksa për mbajtjen e shtetit në përpjestim me të ardhurat e saj. Në taksimin regresiv, barra fiskale (si përqindje ndaj të ardhurave) është më e vogël për ato familje që kanë të ardhura më të larta dhe në taksimin progresiv ndodh e kundërta.
Por pavarësisht se ç’mund të quajë njëri apo tjetri taksim të drejtë, qeveria aktuale e Shqipërisë ka ardhur në pushtet duke premtuar se do ta ndryshojë paketën fiskale në mënyrë të tillë që të shkohet drejt progresivitetit në taksim. Dhe duke gjykuar nga informacione që kanë rrjedhur në media, duket se për të arritur progresivitetin në taksim, do të zbatohet një tarifë e shkallëzuar mbi të ardhurat personale dhe mbi fitimet e bizneseve, ndërkohë që do të ulet Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) për disa produkte bazë të konsumit.
Në letër, të dyja këto ndryshime e shtojnë progresivitetin e taksimit, por në jetën reale, mund të mos e kenë këtë efekt.
Së pari, progresiviteti i tatimit mbi të ardhurat personale është i thjeshtë për t’u realizuar për njerëz që të vetmet të ardhura i kanë nga pagat shtetërore (sa më e lartë paga, aq më e lartë përqindja e tatimit). Por nuk është dhe aq i thjeshtë për pagat në sektorin privat, apo për të ardhurat e tjera personale si qeratë, interesat e depozitave bankare, dividendi, etj.
Në rastin e pagave të sektorit privat, pavarësisht ndryshimeve fiskale, punëdhënësit do të vazhdojnë t’u paguajnë të njëjtën pagë neto si sot punonjësve të tyre, duke futur në xhep uljen e tatatimit për pagat nën 1 milion lekë të vjetra në muaj (që përbëjnë shumicën dërrmuese të pagave në sektorin privat). Ndërkohë, ata do të fillojnë të ulin në letër pagat mbi 1 milion lekë të vjetra, të cilat mund të tatohen me përqindje më të lartë. Të vetëpunësuarit do të mundohen të raportojnë të ardhura neto nën këtë kufi, në mënyrë që të paguajnë sa më pak tatim. Ndërsa njerzit që kanë të ardhura nga burime të ndryshme, do të mundohen të fshehin disa nga këto burime ose t’i shpërndajnë ato në sa më shumë të afërm, përderisa llogaritja e tatimit progresiv për totalin e të ardhurave nga burime të ndryshme mund të bëhet vetëm në fund të vitit. Ndërkohë, bizneset do ta shtojnë punën me dy bilance, për të fshehur fitimet e tyre.
Si rezultat, progresiviteti i premtuar nga qeveria mund të mos realizohet, ndërkohë që në arkën e shtetit mund të futen më pak para nga tatimi mbi të ardhurat e fitimet...
Të kalojmë tani tek TVSH-ja. Aktualisht ajo zbatohet në masën 20% mbi çmimin e shitjes së pothuaj çdo produkti e shërbimi. Për shembull, kur paguajmë 50 mijë lekë të vjetër për energjinë elektrike, i paguajmë shtetit në formë TVSH-je edhe 10 mijë lekë të tjera (20% të 50000) duke e çuar totalin e pagesës në 60 mijë lekë të vjetër.
Ky shembull na tregon se një familje që ka vetëm 600 mijë lekë të ardhura neto në muaj, i paguan shtetit në formë TVSH-je 100 mijë lekë të vjetër në muaj. Kjo familje nuk ka mundësi të kursejë një pjesë të të ardhurave – asaj i duhet t’i shpenzojë të gjitha ato për konsumin e përditshëm. Pra, barra tatimore e konsumit për këtë familje është sa 1/6 e të ardhurave të saj mujore.
Nga ana tjetër, një familje që ka 3 milion lekë të ardhura në muaj, nuk i shpenzon të gjitha ato për konsum – një pjesë, le të themi 1.2 milon lekë të vjetër, i kursen. Për 1.8 milonshin që ajo konsumon, paguan tërthorazi një TVSH prej 300 mijë lekësh të vjetër. Pra barra tatimore e konsumit për këtë familje është sa 1/10 e të ardhurave të saj mujore.
Me pak fjalë, familja e varfër ka barrë tatimore konsumi sa 1/6 e të ardhurave mujore, e pasura sa 1/10... Ky është bash regresivitet i tërthortë në taksim!
Për të zbutur këtë regrisivitet, në paketën e re fiskale është parashikuar që të ulet TVSH-ja për një sërë artikuj të konsumit bazë. Por rreziku i një ulje të tillë është se mund të shkruhen biskotat për bukë dhe zogjtë e pulës për vezë, në qoftë se bukës dhe vezës u ulet TVSH-ja. Pra, mund të shtohen stimujt sistemikë për evazion fiskal, ashtu siç shtohen këta stimuj nga skema e shkallëzuar e tatimit mbi të ardhurat dhe fitimet.
Në qoftë se qeveria dëshiron ta ulë realisht regresivitetin e TVSH-së, bën mirë që të ulë përqindjen e TVSH-së për të gjitha mallrat e shërbimet në mënyrë të njëtrajtshme, pa përjashtuar asnjë prej tyre nga tatimi. Aktualisht TVSH-ja realizon për buxhetin të ardhuara që janë sa 8% e PBB-së. Një ulje e përgjithshme e TVSH-së nga 20% në 15% do ta zbriste kontributin në 6% të PBB-së. Këtë 2-përqindësh të PBB-së, qeveria, në qoftë se ka këllqe, do duhet ta zëvendësojë me rritje të të ardhurave të tjera, nëpërmjet pakësimit të evazionit në të gjitha hallkat e sistemit fiskal.
Debati aktual shqiptar për progresivitetin e taksimit do të kishte kuptim, për shembull, në vendet anglosaksone, ku ekziston thënia “Vdekjes dhe taksave nuk u shpëton dot”. Ndërsa në vende si Shqipëria, ku pothuaj çdokush mundohet t’u shmanget taksave, vlen të diskutohet së pari për zbutjen e regresivitetit të taksimit....
Comments
Eh mor Zaloshnje, sa ta

Eh mor Zaloshnje, sa ta kuptoje Z. Kryeminister se cfare po ben me keto taksa, ne do jemi rrenuar. Per ti shtuar pak rradhe analizes tende po te them se:

12.000 veta eshte gjithe nr. i personave me paga mbi 150.000 lek ne shqiperi. Rreth 60% e ketyre personave jane ne vende pune ku nuk mund te fshihen te ardhurat (banka, institucione serioze financiare etj). Pjesa tjeter eshte me pronar shqiptar qe lehtesisht mund tua jape nje pjese te pages ne dore. Pra gjithe e gjithe shteti yne po ben rritje takse per 7000-8000 veta. Po cfare jane keto 8000 persona ne shqiperi. te jesh i sigurte se pjesa me e madhe jane elita profesionale e ketij vendi. Pra nje personi i cili ka nje eksperience te qenesishme pune, qe ka studime dhe mastera jashte vendi, qe ka investuar gjithe jeten ne ngritjen e tij profesionale, dhe qe punedhenesi i tij e vlereson me rreth 2000-3000 euro page ne muaj (qe per hir te vertetes eshte me pak se cduhej te merrte perkunder aftesise se tij), shteti i thote qe me jep mua 40% (a me shume te pages), duke e katandisur nga nje person qe nese kishte ambicie per te punuar ne nje person do kete ambicie per tu larguar.

Le te analizojme pak uljen e shume perfolur. Na thone se do ulet me 2.5% tatimi mbi te ardhurat per pagat nen 90.000 lek. Ok, por harrojne te thone se do rrisin me 3.4% sigurimin shendetsor. Ne rastin kur kjo do vijoje te ndahet 50/50 me punedhenesin kjo do te thote se ulja e tatimit nuk eshte 2.5% por 2.5-1.7=0.8%. Pra nje person me page 60.000 lek perfiton nje ulje takse te "papare" prej 480 lek ne muaj. Por (dhe ka gjithmone nje por), nuk mbaron ketu. Flitet qe do te shtohet taksa e qarkullimit te mjeteve me 8 lek per liter nafte. Pra nese largqofte ku personi me 60.000 lek page ka makine, do harxhoje 100 litra nafte ne muaj, do paguaje shtese shtetit vetem nga makina e tij 800 lek ne muaj. Dhe kjo eshte vetem nga mjeti i tij, por mos harrojme se kjo takse do i ndikoje direkt tek cdo artikull tjeter, buka, uji, veza, qumshti, mielli, aboneja e autobuzit, sepse te gjithe produktet jane te lidhura ngushtesisht me karburantin qofte per transport qofte per industri.

Nuk po diskutoj fare per tatimin e biznesit i cili, sic e thate dhe vete, nese nuk do gjeje mundesine te punoje me 2 bilance, do ngreje plackat dhe do iki ne nje vend tjeter ne rajon, ku tatimi e ka me 9%. Dhe mos harrojme se nese biznesi iken njehere, nuk ka zot qe e kthen me sepse ti nuk i jep asnje garanci investimi kur brenda nates i rrit tatimin me te pakten 50% qe ai paguante me pare.

Kjo "elita profesionale e
Kjo "elita profesionale e ketij vendi" jane kontabilistet, noteret, bankieret dhe juristet qe tolerojne dhe ca me keq mundesojne evazionin fiskal nga biznesmeni me shkolle te mesme. Keta jane klasa qe mund te bente shume per kete vend, por zgjedhin te qendrojne apatike dhe te ngjisin pullat e vulat qe mbajne neper xhepa gjithe cinizem. Shpresoj qe ky dush i ftohte qe po u japin t'i ndergjegjesoje ca dhe te pakten te fillojne te kerkojne sherbime publike per te qene ne kembim te taksave me te larta.
Ne pergjithsi jam dakort me

Ne pergjithsi jam dakort me uljen e TVSH por me shkruesin nuk jam dakort ne disa pika:

-Thuhet qe ata qe kan roga te larta arin te mosshpenzojn nje pjese te te ardhurave te tyre dhe keshtu qe paguajn TVSH me pak.Por kjo eshte e perkoheshme, sepse dhe leket qe nuk shpenzuan sot , do ti shpenzojn ne nje forme neser dhe kur ti shpenzojn do ta paguajn perseri 20% e TVSH.Ajo qe thot artikullshkruesi ndodh vetem nese ata qe arin te ruajn leke, presin ti shpenzojn ato kur TVSH te ulet nga ndonje qeveri ne te ardhmen.Por kjo eshte thik me dy presa se TVSH ne te ardhmen kur keta te shpenzojn kursimet mund dhe te jete ritur!

-Per te regulluar barazin mendoj se duhet vepruar ne teresi sic veprojn dhe shtete te tjera si Italia ku shporta ka TVSH vetem 20% (dhe ne shporte futet dhe shtepia e pare ) dhe 100% e ushqimeve jane me TVSH vetem 10%.Ne kete menyre meqenese njerzit kan vetem nje bark dhe pothuaj konsumojn te njejten sasi ushqimi, ata taksohen per kete pjese te konsumit njelloj me 10%.Po i mbeti gje dhe mendohet se mbetja eshte per konsume jo te domosdoshme, shpenzimi tajsohet me 20% ose tani me 22%.Ne kete rast ne shporte duhen futur dhe artikujt shkollor.

Futja kot tatim mbi kursimet
Futja kot tatim mbi kursimet i bie. Po c'hyn tvsh ne mes, thuaj tatim tper depozitat bankare keshtu kush ka me shume apo kursen me shu shume e han. Evazioni fiskal luftohet me shtet ligjor.
Ore, po perse i qani hallin

Ore, po perse i qani hallin kaloresit qe i varen kembet xhanem... Se pari tatimi progresiv ndihmon rreth 90% te te punesuarve dhe rendon rreth 10% te tyre, pra i bie afersisht rreth 40.000 persona qe preken, dhe keta qe prekken nuk u duhet qare halli, ata qe kane mbi 1.5 milion leke rrojne shume me mire edhe po tu shtohen keto tatime...Kur rron ai qe merr 300 000 leke e si te mos rroje ai me milionat qe merr...??' Dikush po thote qe po goditen elitat aapo profesionistet e zoote... po po u pakenaqen keta le te ikin nga keto punera (meqe paguakerkan me shume tatim) qe nuk i kane me tapi se ka ende shume profesioniste elitare apo te zote qe jane pa pune, dhe ta shikoni qe do ta bejne punen po aqq mire sa keta te "pazevendesueshmit"

Se fundmi, persa i perket TVSH-se, edhe sot ne po 20% paguajme po aq sa paguanim me taksen e sheshte, e po ne nje qafe dilnim... dhe sa per shtrenjtimin e karburantit, mendoj se po ashtu si per cigaret le ti rrisin, se jane bere njerezia sa qe edhe buken shkojne me makine e marrin, dhe nuk levizin asnje meter ne kembe... le te perdorin sherbimin urban, qe natyrisht duhet te reformohet qe te behet me shume i aksesueshem per qytetaret...

Por pika kryesore sipas meje, se modelet ndaj jane bere pper tu aplikuar, eshte persosja e administrates tatimore, pakesimi, ne mos zhdukja e informalitetit, dhe denimi i evazoreve fiskale me rreptesine me te madhe... Ne Gjermani psh, evazoret fiskale kane te njejtin trajtim me kriminelet.... ja ketu duhet te arrijme ne.... Kjo qeverri, duhet te tregoje ne eshte e forte vetem nese arrin qe te mbledhe te gjitha detyrimet qytetareve dhe bizneseve... po arriti kete ajo ka arritur shume.....

Na mallengjeve o Zaloshja per

Na mallengjeve o Zaloshja per koken tende...Te gjitha ato ceshtje qe numeron ti jane problem per cdo lloj takse. Edhe per ate proporcionalen tende edhe per ate te sheshten e saliut. Edhe per regresiven edhe per progresiven. Ti kujton se edhe ne rastin e takses se sheshte njerezit nuk do mundohen te fshehin aq sa mundin te ardhurat? te gjithe e bejne , edhe ti e ke bere kur ishe ne Usa. Psh merr 100.00 raporton 90.000 dhe taksa ulet 10.000 ne 9.000. Ky eshte problem per gjithe boten qe kur eshte krijuar. Puna eshte qe ne keto kushte varferie t'u japesh nje dore ndihme fukarenjve dhe Rama kete do te beje. Po ku te lini ju teoricienet e leshit qe sillni peshtjellim kot me kot vetem per t'u dukur koke ta medha. Apo çiqitemen, sic thote Nano dhe çiqibababen sic thote Derhemi,...

nga ulja e tatimit mbi pagat

nga ulja e tatimit mbi pagat ne sektorin privat nuk do perfitojne punonjesit - atyre po aq page neto sa sot do t'u japin pronaret. keta te fundit do ta fusin ne xhep uljen e tatimit te punonjesve ... nga gjithe kjo histori do te perfitojne punonjesit shteterore qe e kane rrogen mbi 300 mije leke e me pak se 1 milion. pra gjithsej, rreth 60 mije vete....

Add new comment