Shpërblimi i qeverisë për Vitin e Ri

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 06:16
Armand Shkullaku

Këtë fundviti nuk do të ketë shpërblim për pensionistët. As për punonjësit e administratës dhe familjet në nevojë. Madje as premtime se viti që po vjen do të jetë më i mirë, nuk do të jepen dot. Në vend të tyre, qeveria e re do të shpërndajë copa tullash e dritaresh nga “pallati i Bashës” në Vlorë dhe do të shumëfishojë në facebook padinë e ministres Kodheli për ish-ministrin Imami. Të paktën në tryezën e darkës së fundit të vitit, shqiptarët do të kenë diçka për të shtuar. Megjithë dëshirën e kryeministrit Rama për t’i paraqitur aksionet e tij të fundit si përpjekje në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ato janë hapur selektive, me prapavijë politike dhe mbi të gjitha të nxitura nga populizmi dhe jo nga përgjegjshmëria përballë ligjit. Në pamundësi për t’u dhënë shqiptarëve ato çka u premtoi me bujë në fushatën elektorale, kryeministri ka zgjedhur të bëjë kurbane për të qetësuar në mos stomakun, të paktën shpirtin e tyre. Në vend të reduktimit të TVSH për energjinë dhe ushqimet bazë për të gjithë konsumatorët (dhe jo vetëm për familjet në nevojë siç pritet të bëjë), të legalizimeve falas apo të hapjes së 300 mijë vendeve të punës, Edi Rama po ofron spektaklin e ndëshkimit si mundësinë më të mirë për të mbuluar paaftësinë qeverisëse. Një spektakël që vërtet mund të shuajë etjen momentale të shqiptarëve për drejtësi, mundet edhe të entuziazmojë militantët në tavolina kafenesh për të harruar hallet e përditshme, por që si model qeverisjeje nuk premton ndonjë zhvillim të qëndrueshëm. Madje më shumë se kaq. Veprimet e bujshme të qeverisë, të motivuara nga populizmi, selektiviteti dhe ndjeshmëritë personale të kryeministrit, rrezikojnë ta zhvlerësojnë përfundimisht luftën kundër korrupsionit. Në vargun e gjatë të këtyre veprimeve, të shembjeve, mbylljeve, anulimeve, falimentimeve e kallëzimeve, mund të veçojmë dy më të fortat që e vënë në dyshim besueshmërinë e qeverisë së re në luftën kundër paligjshmërisë e korrupsionit: kompleksin “Jon” në Vlorë dhe kallëzimin për ndjekje penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në këto dy ngjarje, kryeministri Rama u investua personalisht për t’i paraqitur si simbole të luftës së tij në emër të shtetit ligjor. Por sa më i madh u bë ky investim, po aq i madh u rrit edhe dyshimi për goditje selektive me sfond të pastër politik e demagogjik. Kompleksi “Jon” nuk u ngrit brenda natës. Edi Rama e kishte parë atë dhe ishte në dijeni të të gjitha procedurave edhe përpara se të bëhej kryeministër. Ai nuk foli dhe nuk mbajti qëndrim ndaj kryetarit të bashkisë së Vlorës, sa kohë që ky i fundit i duhej për zgjedhje dhe sa kohë kishte raporte personale të mira me të. Ashtu siç nuk ka folur e nuk flet ende për shumë kryetarë të tjerë që kanë lejuar ndërtime të ngjashme me atë në Vlorë. Selektiviteti dhe politizimi është mëse i qartë. Kompleksi “Jon” përbën një metaforë të abuzimit dhe ndoshta për këtë edhe duhej prishur, por jo ashtu siç zgjodhi të bënte Rama. Në det e buzë detit, me leje e pa leje, janë ndërtuar me dhjetëra objekte, një pjesë e të cilave janë në pronësi të politikanëve e njerëzve pranë kryeministrit Rama. Nëse do të niste të paktën me prishjen e njërës prej tyre, nëse do të kërkonte të paktën ndjesë për ndërtimet që ai vetë lejoi në Tiranë mbi lulishte, monumente e qendra historike, premtimi i tij për ligjshmëri e miradministrim të territorit do të fitonte një fije besueshmëri. Por Rama nuk u shqetësua për t’i gjetur mbulesë morale dhe ligjore aksionit të tij. E nisi si ndërtim pa leje duke e rrethuar dhe e prishi si ndërtim me leje duke e shpronësuar, për të nuk kishte shumë rëndësi. I rëndësishëm ishte fakti që me këtë aksion implikohej opozita, largohej vëmendja nga dështimet e qeverisë dhe shuhej etja e militantëve për ndëshkim. Në këtë mënyrë nuk u bë kurban vetëm një pallat, por u bë kurban edhe besueshmëria e qeverisë në të ashtuquajturën luftë në emër të ligjshmërisë. E njëjta situatë po përsëritet edhe në rastin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Investimi personal dhe nxitimi emocional i kryeministrit në këtë çështje, e bën edhe atë shumë pak të besueshme si një akt në emër të antikorrupsionit. Nëse do të ishte vërtet një veprim i sinqertë dhe i pandikuar politikisht, padia mund të ishte bërë pa zhurmë, bujë e kamera televizive. Ministrja e Mbrojtjes mund të kishte nxjerrë një njoftim apo maksimumi të dilte para kamerave në zyrën e saj. Dalja në selinë e kryeministrit, nxitimi i këtij të fundit për të kërkuar si prokuror popullor në facebook ndëshkimin (dhe jo hetimin e paanshëm siç do të bënte çdo kryeministër normal) e Arben Imamit, nxjerr zbuluar nevojën e qeverisë për kurban dhe jo vullnetin serioz për të luftuar korrupsionin. Për t’u bërë i besueshëm në këtë drejtim, Edi Rama përsëri do të duhej ta fillonte nga vetja ose nga aleatët e tij, për të cilët dikur ka përsëritur të njëjtat akuza si për Imamin e ka kërkuar publikisht të ndëshkohen. Arben Imami mund të jetë fajtor ose jo, këtë e vendos gjykata, por ai nuk është pëlhura ku Edi Rama mund të vizatojë portretin e tij si lideri i ri që po lufton korrupsionin. Përkundrazi, e bën të pabesueshëm angazhimin e tij në këtë drejtim. Një kryeministër që ka akuzuar paraardhësin për ndërhyrje në drejtësi dhe për protagonizëm në çdo drejtim, duhet të paktën të heshtë dhe të sillet si burrë shteti për të fituar besueshmëri në aksionet e tij. Deri tani nuk po arrin ta bëjë këtë, ndaj për natën e Vitit të Ri e vetmja gjë që do të serviret janë kurbanet dhe spektakli. Si një ushqim për premtimet e pambajtura.

Nga Gazeta "Mapo"

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Citoj Kolakowskin: " Partia Bolshevike ne Rusi implementoi Politiken e Re Ekonomike NEP( new economic policy) kur konstatoi e tmerruar qe pushkatimi i katundareve per agjitacion e propagande e per mbeshtetje ndaj klasave reaksionare, nuk e rriti aspak Produktin e Brendshem Bruto" Rama, po nuk sajoi nje NEP te personalizuar per Rilindjen qe ka marre persiper te beje, ka per te hyre ne histori jo per Rilindje, por per Rigjunjezim te Shqiperise, ose per vazhdimin e zvarritjes kolektive qe populli shqiptar trimerisht ka bere keto njezetetre vitet e fundit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pra duket qe jemi ne nje kohe tjeter. Kur jemi keq nga gjendja ekonomike, qeveria te thote qe jemi keq. Nuk ben me reklama miliona dollareshe tek televizioni i Shkullakut and Co. per te na mbushur mendjen qe jemi ekonomia e dyte mbas Gjermanise.

Submitted by Gjon (not verified) on

Me thene te drejten Cani para ca kohe tha: situata e financave eshte e keqe por jo e paperballueshme ndersa tani Rama e pershkruan si te pashprese. Kush genjen prej te dyve? Perse ne kaq pak kohe ndryshoi perceptimi i gjendjes ekonomike? Kryeministri po tregon nje diletantizem te pashembullt dhe besueshmeri thuajse afer zeros.

Submitted by Saimir (not verified) on

Tani une nuk po marr vesh nje gje nga ky shkrim i Shkullakut. Ai eshte apo jo dakort qe te zbatohet ligji dhe te behet kallzim per ata qe kane shperdoruar fondet dhe detyren, te prishen ndertimet kur jane te paligjshme qofshin dhe selektive. Kete nuk na e thote qarte Shkullaku. Sa per mundesine per te mireqeverisur apo sic e shkruan ai paaftesine per te qeverisur nuk besoj se mund te dalesh ne konstatime per as tre muaj pune e para dhe e dyta me zullumet dhe arken bosh e borxhet qe ka lene qeveria e meparshme do te duhet shume mund dhe shtrengim rripi nga te gjithe per tu ngritur. Sa per premtimet e dhena ne fushate jane dhene per 4 vjet dhe jo per 3 muaj. Vertet berisha jepte 2000 leke per vit te ri por i jepte ne mars se ne dhjetor skishte leke buxheti dhe serisht na fuste thiken ne fyt me borxhe. Mendoj se duhet te jesh me me kembe ne toke kur shkruan ose shkruaj tek RD te pakten

Submitted by sonja (not verified) on

this guy is an idiot...If the economy is shrinking how could you give bonuses? In spain the public sector had to get even a 25 percent cut. Please get these people out and dont put their 'analysis' here. It sucks...

Submitted by Endri (not verified) on

If the economy is shrinking you dont spend 5 mil $ to destroy a building just because you dont like it or you dont restructure all the governmental buildings because you dont like how they look. In Spain, UK and everywhere else spending money for nothing would sound nonsense. But it is Albania, so fuck logic.....

Submitted by tirana (not verified) on

Te nderuar komentues dhe analiste,

Nuk kam ndermend te shpreh as pikepamje politike, as te analizoj zhvillimet e meparshme apo zhvillimet e fundit ne skenen poliutike. Per rreth dy vjet kam konstatuar vazhdimisht dicka ne shoqerine shqiptare.

Cdo dite me bie rasti te shoh dhe te takoj njerez ne gjendje te renduar psikologjike, studente qe e shohin universitetin si dicka boshe dhe pa vlere dhe qe kane rene ne zbrazeti shpirterore, prinder te rinj ne depresion, te pasur te depresionuar nga monotonia e lokaleve te nates dhe xhiros me makina, intelektuale te ndrydhur ne idete e tyre per shkak te pages qe duhet te marrin ne fund muaji, te varfer qe mundohen te mbijetojne ne kazanet e plehrave, biznesmene te vegjel apo te medhenj te rene ne depresion, vajza te reja te konvertuara ne 'mantenuta' ose qe perdorin seksin dhe lidhjet per favore (numri i tyre po rritet ne menyre te frikshme).

Drejtuesit e djeshem, te sotem apo ata qe do vijne, pronaret e mediave, analistet apo opioninistet, biznesmenet e medhenj te lidhur me pushtetin, trafikantet e medhenj te lidhur me pushtetin etj.  duket qe jane vite drite larg nga realiteti shqiptar.

Rinia shqiptare ka humbur teresisht optimizmin dhe ate nuk mund t'ia rikthesh duke i punesuar ne disa call centers. Nuk e di si e mendojne pushtetaret dhe deputetet, po me cfare do ecin ne jete keta te rinj, me call center, duke punuar ne masoneri, duke u marre me droge, duke vjedhur, me cfare?

Jemi zhvilluar ekonomikisht keto 20 vite, por kemi nje kalbje te shoqerise shqiptare, ne nje kalbje te te gjitha pjeseve te saj. Arsimi tashme ka marre fund. Universitetet jane kthyer ne biznese kartonash dhe drejtuesit e universiteteve publike kane te njejten pamje me drejtuesit e universiteteve private, ate te nje biznesmeni te rendomte, qe i nderron makinat luksoze cdo vit. Institucionet shtetore jane thjesht disa vende ku mund te vidhet.

Ekonomia keto 20 vite ka qene nje ekonomi e bazuar tek konsumi, qe mbeshtetej nga remitancat dhe ekonomia informale. Me sa duket ketij modeli i ka ardhur fundi dhe jemi ne grahmat e fundit te tij.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Nuk mund ti heqësh asgjë kësaj që lexoj!

Një shok i fakultetit, para disa ditësh më tha: Kur ishin fillimet e kapitalizmit (ndërkohë ishim studentë) të gjithë lakmonin një vend pune në sektor privat, dhe nuk shihej asnjëherë shteti si alternativë e parë... ndërsa sot është e kundërta; madje dikush më tha që ju të sektorit privat punoni për ne (administratën) ...

Patjetër që kalbëzimi ka arritur në përmasa të frikshme, dhe sistemi i vlerave është shpërfytyruar; në fakt mendoj se është edhe pak efekt anësor i sistemit, sistemi i vlerave i përmbysur, por emancipimi dhe rritja e mirëqenies i ka hequr agresivitetin, tek vendet perëndimore. Të them të vërtetën, personalisht nuk do dija se ku ti mëshoja më fort, nëse do kisha sot përgjegjësinë qeverisëse në këtë vend, por e sigurt është që do ishte e pafalshme që të mos nisej me shembuj ndërshkimi për abuzimin tejet arrogant, që kemi përjetuar... në këtë vend po bëhej ligj fakti që qytetari që "ecte drejt" dilte përherë i humbur, dhe ai "i shkathti" gjithmonë përfitonte... cënimi i dinjitetit qytetar është shumë i krahasueshëm me cënimin prej urisë, përveçse dekurajon çdo iniciativë të punës korrekte (që do sillte edhe rritje standarti dhe emancipim).

Një nga mënyrat që kam menduar për përmirësim ka qenë edhe injektimi i optimizmit dhe i besimit të shqiptarëve tek shteti i tyre, ose tek përmirësimi i shtetit të tyre; të paktën të fillojnë ta ndjejnë të tyrin... Gazetarë "opinionistë"qesharakë si ky Shkullaku, bëjnë një dëm jo të vogël, me atë frymën "kritike" (që s'ka as kuptim, për atë që shprehin), dhe dobësojnë pikërisht frymën e nevojshme që i nevojitet binomit qytetar-qeveri, dhe e bëjnë fshehur nën frymën "kontrolluese" të shëndetshme. Në fund të fundit, sforcimi për të denigruar një qeveri kaq të votuar, e për të rritur mosbesimin rreth saj, do krijonte veç një hendek të madh (të pa justifikuar për momentin - 3 muaj qeveri) dhe do bënte të kundërtën e asaj që nevojitet; qytetarët do bëheshin apatikë e do e largonin veten nga përgjegjësia për bashkëpunim e shtetformim. Besoj se qeverisja merr formë edhe në bazë të pritshmërive që tregojmë.

Nuk mendoj se puna e administratës së re ka funksionuar në mënyrë të paqortueshme, por duke u nisur nga tradita e derimëtanishme, dhe nga problematika e pafundme (në këtë vend të gjithë shkelin ndonjë rregull - kjo jo dhe aq për faj të tyre), mendoj se prirja nuk është e keqe. Votat i ka marrë për të krijuar një shtet tjetër e për të emancipuar atë pjesë të paemancipuar ... - nëse ky shtet që Shkullaku pretendon, do ishte ndërkohë, nuk do i bënim këto diskutime (ironike të kujtosh se sa opozitë i kanë bërë murtajës Berisha...). Problemi më i madh ekonomik është investimi i shumë energjive të shqiptarëve në fusha pa rendiment e jetëgjatësi, por edhe dëmtimi i shumë pasurive (ku ndërtimi pa leje dhe shpyllëzimi janë katastrofikë). Se sa do arrijnë ta kthejnë timonin, kjo do shihet. Diskutimi për futjen e parasë në ekonominë tonë, më duket i sikletshëm, dhe informacioni për publikun, deri tani nuk është dhe aq shpresëdhënës. Më duket se do na duhet durim!

Submitted by tirana (not verified) on

Jam dakord me mendimin tend pervecse ne nje pike. Jam skeptik per shtetndertimin edhe prej kesaj qeverie. Per mua, por besoj edhe per pjesen me te madhe te popullit, te gjithe krahet e politikes jane njesoj. Eshte e vertete qe kjo qeveri mori nje votebesim shume te madh, por kjo nuk u shoqerua me entuziazem nga populli i lodhur per 23 vite nga kjo klase politike, qe perfaqeson arsyen kryesore te kalbjes.

Kjo klase politike qe eshte ne parlament eshte arsyeja kryesore se pse ne edhe kete vit nuk do te marrim statusin e vendit kandidat per BE. Dhe arsyeja eshte e thjeshte, politikanet shqiptare nuk duan qe shqiperia te futet ne BE sepse kjo do shkaktoje humbjen e pushtetit politiko-ekonomik te tyre. Ato e deshirojne kalbjen e shoqerise shqiptare pasi ne kete menyre mund te manipulojne kete popull te mjere. Mund t'i krahasosh me Cosa Nostra. Luftojne me njeri-tjetrin, bejne armepushime, ndajne territore influence. Kur nje anetar vdes, i bejne nderimet sikur te ishte mbret.

Une, por besoj dhe shume te rinj, shpresat i kane tek dicka e re qe duhet te lindi ketu ne Shqiperi per te na afruar me Bashkimin Europian dhe per te pastruar parlamentit nga trafikantet.

Submitted by martin (not verified) on

keta banalistitet e Saliut jane me keq se vete Saliu. Eshte kohe e humbur t'i lexosh...

Submitted by ILIRET (not verified) on

Vertet nuk kemi ushqim ushqim, por nuk kemi shyqyr zotit as ushqim shpirteror. Te pakten tani shikojme televizor te lire dhe pa frike. Ushqimi me propagande mbaroi. Dhe kjo eshte nje fitore e madhe e popullit shqiptar... Kjo gje e ben optimist kete popull, te ndergjegjesuar me c'ka i kane punuar qeveritaret qe i rrezoi me 23 qershor...

Submitted by RP (not verified) on

Berisha tere vitin vidhte e shperndante miliona euro per familjen e vet dhe shpuren,per vit te ri u jepte pensionisteve ndonje 10 mije lekeshe per kembet e kaposhit dhe ndihej sikur me kete i lante mekatet e nje viti mizerje.Ky argument i kapur nga Shkullaku eshte banal,tamam si i lypesve te gjelletores,qe shpresojne se s'do kete myshterinj,qe pronari tu fale gjellen e mbetur.Ndersa ka edhe logjike qe hahet,ka edhe Rama demagogji,se ne kete stan rron edhe ai,por meqe Rama po prish ate qe duhet prishur,po denoncon ate qe duhet denoncuar;si t'ia veme emrin kesaj?Te bejme llum publik dhe zhurme e tym mejhaneje qe edhe keto t'i lere?Qe pastaj ta shajme prape se nuk i beri?!Qe kur i ben ti themi pse i ben?Dmth as ne avion,as ne kembe,as me biçiklete,as ulur ne bythe....Shkullaku per mua ka shkruar per te shkruar,nje artikull pa koke e pa kembe,te pakten u kujtoi pensionisteve qe ne vitet e shkuar hanin kembet e kaposhit qyl nga baba Saliu,rekordmen i shurrosjes ne uje dhe ngjites i pashoq i Mureve kineze.

Submitted by skraparlliu (not verified) on

Juve te ABC dhe KLAN pse shqetesoheni kaq shume per Imamin?????Kjo tregon se ju ka financuar ne menyre te jashteligjshme.Jane per te ardhur keq komentet ne tv,sidomos A.Cani tek Zone e Lire e ka bastarduar tv kombetar(gjoja).Nuk ke cfare thua per E diela shqiptare.

Submitted by Arti (not verified) on

Po more shullak, ke te drejt te interesohesh per pallatin e bashes se nga ai e merr rrogen por mos harro se nqs ju te ashtequajturit boset e rinj te tiranes qe u pasuruat ne menyre te paligjme nga qeveria berishiane duhet ta dini se kto para I keni bere ne kurriz te popullit , prandaj ka ardhur koha qe ti ktheni ose dikush nga ju te shkoje ne burge. Kurse e keqja e gazetarve ne shqiperi eshte se kur flasin per korrupsionin gjithmone thone se nuk kemi asnje politikane te akuzuar, sote qe kemi ne vende qe kto gazetare te mbeshtesin qeverin ne kete drejtim, vazhdojne te botojne shkrime per x minister apo kryetare partie se u qenka demtuar bisnesi ! Kjo eshte fatkeqsia per median shqiptare , nje tufe servilash ne sherbim te partise dhe larg misionit te tyre. Tung

Submitted by Kit Thompson (not verified) on

ne Ofron Kredi private, komerciale dhe personale me interes të ulët brenda 1 deri në 20 vjet periudhë Kohëzgjatja shlyhet në çdo pjesë të botës. Ne u japim kredi të çdo shumë që ju kërkuar. Kreditë tona janë të siguruar edhe për sigurinë maksimale që është priority.We tona janë financimin e projektit të dhe ne ofrojmë kredi nga rangun e 10.000 për të 100.000.000 Norma e interesit është 2% në vit. Jeni të këshillojë të na kontaktoni përmes e-mail: info@goldenstarfnchome.com

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.