Arkiv-Opinion

E ka humbur BE-ja atraktivitetin?

Postuar në 28 Nëntor, 2013 07:19

Entuziazmi për idenë e Europës është ftohur. A e ka humbur integrimi europian atraktivitetin për vendet joanëtare? Çfarë kanë të përbashkët Ukraina, Turqia dhe Islanda? Në shikim të parë, thuajse asgjë. Të tria vendet janë politikisht, ekonomikisht dhe nga ana kulturore shumë të ndryshme. Por, që të tria janë përpjekur vite më parë shumë për t’u lidhur me BE-në, kurse sot i kthejnë Brukselit më tepër shpinën. Dhe edhe në Ballkanin Perëndimor duket se entuziazmi për idenë e Europës është ftohur. Serbia p.sh.

Luftë me fishekë manovre

Postuar në 28 Nëntor, 2013 04:50

Pardje dhe dje, si rrallëherë, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dy ditë rresht në seanca plenare. Pas toneve të ulura e melankolisë së kuptueshme që solli vdekja tragjike e Sokol Olldashit, ishte rasti për të tatuar pulsin e politikës shqiptare. Pa shumë surprizë kuptuam se nuk ka vdekje apo ngjarje madhore, që e ndryshon kodin e komunikimit të atyre që ulen në institucionin më të lartë të vendit. Por kjo, gjithsesi është një temë tjetër. Po aq e vjetër sa edhe çështja që do të trajtojë ky artikull.

Nuk jemi në vitin 1914

Postuar në 27 Nëntor, 2013 08:53

Duke shënuar 100-vjetorin e vitit 1914, kjo në mënyrë favorizuese do të jetë në kontrast me udhëheqjen e butë dhe konfuze, nën të cilën Europa u zhyt në Luftën e Parë Botërore. Para zgjedhjeve të ardhshme në muajin maj, për Parlamentin Europian, aksioni i vendosur i dyshes franko-gjermane dhe oratoria frymëzuese, do t’i tërheqë prapa partitë anti Bashkimit Europian, që po fitojnë terren në shumë vende europiane. Tani për realitetin. Ne madje nuk do ta kemi qeverinë e re gjermane të formuar deri para Krishtlindjes.

Kriza ekonomike dhe kriza e mendimit ekonomik

Postuar në 27 Nëntor, 2013 06:55

Inovacioni dhe inxhinieria financiare, së bashku me forcat e progresit teknik e teknologjik, e kanë transformuar në mënyrë të paprecedentë mënyrën si punojnë sot tregjet, e bashkë me të, edhe dimensionet socialpolitike të natyrës njerëzore Kodet dhe ligjet, praktikat dhe institucionet, shijet e preferencat, problemet dhe zgjidhjet, janë sot më globale se asnjëherë tjetër në histori.

Shqiptarët, i vetmi komb me 5 akademi e gjysmë...

Postuar në 27 Nëntor, 2013 02:48

Nganjëherë Prof. Dr. Agron Fico na befason me prurje të jashtëzakonshme. Para do vjetësh na befasoi me propozimin që shqiptarët të mbajnë shapka me një kokardë shqiptare d.m.th. me një distinktiv që përmban portretin e shkrimtarit Ismail Kadare. Tjetër herë na e ftilloi imazhin e Arshi Pipës duke e quajtur "gërmadhë pseudoshkencore dhe me plot mllefe primitive". Kësaj here, në një shkrim te gazeta "Shekulli" (23.11.

Shtojini vetëm 1 cent 3-dollarëshit, Z. Ministër!

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:40

Buletini Informativ i Ministrisë së Brendshme për periudhën 17 tetor – 17 nëntor solli një risi – për herë të parë informon publikun për koston e shërbimeve policore. Kështu, në faqen 30 të tij shkruhet se, bazuar në shpenzimet faktike të Policisë së Shtetit gjatë muajit (935,453,937 lekë), rezulton se kostoja mesatare e shërbimeve policore për çdo shtetas shqiptar ka qenë rreth 312 lekë, ose rreth 3 USD.

Antiamerikanizëm në Shqipëri? Unë dyshoj!

Postuar në 26 Nëntor, 2013 07:19

Ngjarjet e fundit në Shqipëri në lidhje me kërkesën e qeverise amerikane pranë qeverisë shqiptare për çmontimin e armëve kimike siriane kanë nxjerrë në shesh fenomene “të fjetuna” deri tashti. Njeni nga ata ashtë “rreziku amerikan” mbeturinë e regjimit komunist që, thuhet në publik, ka nxitë demonstratën e ambientalistëve para Ambasadës Amerikane, e para e këtij lloji në historinë e vendit tonë.

Në turravrapin e çmendurisë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 04:55

BARD CAMAJ/

Ç'humbje e tmerrshme? Humbe diktatorin

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:00

Ti je mësuar me diktator…

Zgjohesh, psh. je kureshtar si ka gdhirë ai. Lahesh, rruhesh, lyhesh dhe bëhesh për të dalë!

Mbërrthehesh me pyetjen “po sikur?’’

Të tregosh lumturi, ke frikë! “Po sikur’’ ai të jetë i mërzitur?!

Nuk di ç’ti bësh… Më e keqja, as me veten tënde nuk di ç’të bësh, kur je i mësuar me diktator!

                                                        .        .         .

Vjen një ditë, dalë ngadalë e zbërthen pyetjen “po sikur?’’ dhe guximi të arrin veçse ta shndërosh ‘po sikur-ën’ në “kok a pil”.

Ra një mort dhe … skena pushtohet nga banaliteti

Postuar në 23 Nëntor, 2013 14:54

Më kanë munguar kontaktet në pikëpamje humane me Sokol Olldashin, por e kam njohur mirë në pikëpamje politike (duke e ndjekur në distancë). Doni që të jem i sinqertë në këto orë përdëllimi, që shumëkush i ka banalizuar ashtu si dimë t’i banalizojmë gjërat, edhe mortin, ne shqiptarët? Nuk mendoj se Olldashi ka lënë shenjë si politikan, e se duhet t’i njohim ndonjë meritë në këtë drejtim. Personalisht, kam mundur t’i regjistroj veç një gjest domethënës, me të cilin më ka kapur në befasi. Dhe është gjesti i fundit i tij si veprimtar publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion