Arkiv-Opinion
SHËNIM: Një fitore? Apo një rast i artë i humbur?
A mund të bëhej në Shqipëri një proces demontimi armësh kimike nën mbikqyrjen amerikane? Ndoshta po, ndoshta jo, këtë nuk do ta mësojmë dot më. Kreu i qeverisë shqiptare nën presionin e protestuesve tha JO. Një fitore? Apo një rast i artë i humbur? Sot jemi ende të emocionuar; nuk jemi gati për përgjigjen. Por do na duhet t’ia ribëjmë vetes këtë pyetje shumë shpejt. Nuk di pse kam bindjen që shumë shqiptarë të cilët sot gjykojnë se u arrit një fitore, do ta mendojnë ndryshe këtë punë kur zemrat t’u ftohen.
Çfarë fituam
1. Nga sot, koncepti se proteston opozita dhe qytetarët i bashkohen, i përket një epoke të kaluar
2. Nga sot, sidomos pas disa pamjeve ku gjimnazistë gëzonin si në mbrëmjen e maturës, koncepti se të rinjtë në këtë vend rrinë gjithë ditën në kafene pa asnjë qëllim, i përket një epoke tjetër (pavarësisht racionalitetit apo jo, panikut apo jo)
Protestat dhe histeria kolektive
MIMOZA DERVISHI
/Është fitore e madhe morale, lirie, demokracie, të shohësh Sali Berishën të ekzaltuar në mes të turmës, dhe m’u para hundës së tij, të rinj që e përqeshin, e tallin, e përzënë. Vetëm katër muaj më parë kjo ishte diçka e paimagjinueshme!
Kaq kam arritur të marr nga protestat e shqiptarëve këto ditë. Dhe personalisht mendoj se ky ishte thelbi i gjithë protestës. Shqiptarëve u doli më në fund frika!
Shqipëria, Libani i dytë!?
Të dashur bashkëkombas kudo që ndodheni,
Jam i bindur, mjaft titulli i këtij shkrimi, shumicën prej jush e nervozon. Ky është një tregues sa i mirë, aq edhe i rëndësishëm sepse do të thotë që shumica prej jush nuk ka nevojë për gazin sarin që t’u ngrihen nervat më tej!
Shtatë argumenta në ndihmë të Amerikës
Argumentet se pse armët kimike të Sirisë u dashka të sillen në Shqipëri janë disi të çuditshme. Disa thonë se ky akt do ta përmirësonte ndjeshëm imazhin e Shqipërisë, dhe do ta ngjiste në pozicion në hit-paradën e shteteve, sipas modës më të re të gjeobiznesit, që quhet nation branding. Kjo puna e imazhit mbase ngjit shumë në mendjet e shplara me fetishin e imazhit, të cilat shpenzojnë orë të tëra në grimierë e parukierë, në fitness dhe te kirurgu për atë të shkretë imazh.
Merrini seriozisht tigrat prej letre
Në fillim të viteve ’60, Marshall McLuhan paralajmëronte disa ndryshime të thella në mënyrën tonë të të menduarit dhe të komunikuarit. Njëra nga intuitimet e tij ishte ai se ne ishim duke hyrë në epokën e një fshati global dhe sigurisht, që në universin e Internetit, mjaft prej parashikimeve të tij janë përmbushur.
Fyle në Tiranë, për ne apo për vete?!
YLBER MARKU?/Tema e integrimit europian i ka shoqëruar shqiptarët në kto njëzet vitet e fundit si asnjë temë tjetër që ka të bëje me vendin dhe të mirën e përbashkët. Ështe folur ndër vite me terma të tilla mbi perspektiven europiane sa kane krijuar një mit, fatkeqësisht të rremë, sipas të cilit hyrja në Bashkimin Europian përbën nje Panacea (Ilaçi i te gjitha semundjeve) të përgjithshme që do çonte Shqipërine e shqiptarët në krijimin e standarteve të larta të mirëqënies.
BAROMETËR24: Ramës dhe Bashës u bien kuotat; Korça barazim
Në Athinën e Lashtë, ku lindi demokracia, votuesit mblidheshin një herë në muaj në agorën e famshme athinase dhe u shprehnin qeverisësve drejtëpërdrejt opinionet e tyre. Kjo formë e drejtpërdrejtë e demokracisë nuk mund të zbatohet në kohët moderne të demokracisë përfaqësuese, për arsye të kuptueshme praktike. Gjithashtu, nuk është praktike që të zhvillohet referendum çdo muaj, për t’u dhënë votuesve mundësinë të shprehin periodikisht opinionet e tyre ndaj qeverisësve.
Armët kimike? Unë i shoh ndryshe
Qeveria që iku pati krijuar një tymnajë, në interes të saj, për të mos kuptuar se çfarë do të thotë të jesh anëtar i NATO-s në afatgjatë. Duke i lënë qytetarët në tymnajën e të kuptuarit në vetëm një gjë: që tani e tutje nuk do të ketë kush guxim të na sulmojë, pasi nëse do të na sulmojë neve ka sulmuar Amerikën. Pa shpjeguar shumë se ky anëtarësim ka, përveçse privilegje, si ai që përmendëm, edhe detyrime. Madje të forta.
E premtja e zezë e PDK
E premte ishte nata kur u përballën në RTK kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës dhe ai i Vetëvendosjes. Për Kryetarin dhe Zëvendëskryetarin e PDK-së do të ketë qenë pilim e hidhur ajo natë. Po ngjasonte si një debat i Isës dhe Shpendit për pozitën e Kryeministrit të vendit. Sepse gara për Kryeqytet ta jep atë ndjesi, gjë që nuk ta jep Prizreni, Gjilani, Ferizaj, e sidomos jo Klina a Kamenica. Problemi i Partisë Demokratike të Kosovës gjatë këtyre zgjedhjeve nuk është tek humbja e ndonjë komune nëpër Kosovë, por tek humbja e vendit të dytë në disa komuna.