Arkiv-Opinion

A po çmontohet Maqedonia e Ohrit?

Postuar në 20 Nëntor, 2013 05:22

Kalorësit e çmendur të apokalipsës po hazdisen papengueshëm nëpër linjat e autobusëve urban nëpër Shkup, ndërkohë që në skenën politike maqedonase po ndodh një inxhiniering i çuditshëm që duan t’ia fillojnë atje ku Gligorovi e kishte lënë dikur: tek anashkalimi, defaktorizimi dhe dezintegrimi i fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Modele të mbrapshta

Postuar në 19 Nëntor, 2013 05:46

Dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama përpiqen të shfaqen në opinion sa më shpesh me flamurin e BE-së në duar dhe gjithnjë thirren në interesat e përbashkëta drejt integrimeve euroatlantike. Kur përfshihen në skandale, për të nënshtruar opinionin e përmendin aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n, me botën perëndimore në përgjithësi.

Panairi i Librit dhe armiqtë e tij

Postuar në 19 Nëntor, 2013 05:41

Jam tek Panairi i Librit. Edhe këtë vit, si çdo vit, rruga për tek librat kalon mes zhurmës, pisllëkut, çorapeve të leshit, tymit të qofteve dhe avullit të vajit të petullave. “Aty hahet e pihet, flirtohet e dashurohet, qeshet e qahet, tymoset, shtyhesh e fërkohesh” – shkruan Thackerey tek “Panairi i kotësive”. Dhe në fakt, me ndonjë modifikim të vogël, edhe tek Panairi i Librit në Tiranë ndodhin nga pak të gjitha këto. Gjithçka mund të bësh aty, të shtyhesh me bërryla e të shkelesh me këmbë, por s’ka asnjë qoshe për të shfletuar një libër në qetësi.

Kastravecët e Lubonjës dhe një lloj tjetër i harruar

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:41

  Siç e shihni, m’u duk e tepërt t’i shkruaj edhe emrin Fatosit. Sepse, kur thua Lubonja, vetvetiu kushdo e kupton se nuk mund të jetë fjala për dikë tjetër. Besoj se shumë veta do të jenë në një mendje me mua, nëse them që më tepër sesa person dhe personazh, Fatos Lubonja në fakt është shndërruar gjatë kësaj periudhe tranzicioni tonë demokratik në një institucion autentik të shoqërisë sonë të re.

Kriza, erdhi apo iku?!

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:39

Nga shtatori e tani politika shqiptare dhe raporti i saj me zhvillimet ekonomike i kanë ngjarë një teatri absurd. Një shumicë qeverisëse që e ka fituar këtë të drejtë juridikisht që më 24 qershor dhe praktikisht dy muaj më parë në artikulimin e saj publik fliste nga mëngjesi në darkë për krizë të thellë ekonomike, për rrënim financiar, gropa të mëdha në të ardhurat buxhetore e të tjera si këto. Përballë saj, një opozitë që fliste për financa të shëndosha, për rritje ekonomike, klimë shumë të mirë biznesi, taksa të ulta etj etj.

A po ndryshon kultura politike në Kosovë?

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:21

 

 FISNIK A. GASHI/

Lirak Bejko nuk u vetëflijua për 5 kacidhe...

Postuar në 17 Nëntor, 2013 17:30

Nëpërmjet një deklarate për media, Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Skënder Tufa, kërkoi të shtunën nga kryeministri Rama që të mbajë premtimin për zhdëmtimin e tyre për vitet e burgut politik që kanë vuajtur në kohën e diktaturës komuniste. Duke theksuar se gjendja e të përndjekurve ka mbetur e njëjtë si në qeverinë e shkuar, Tufa theksoi se qeveria aktuale të paktën duhet të prononcohet për këtë problem, tani që po hartohet projekt-buxheti për vitin e ardhshëm.

Fjalim pas protestës, për protestën, por pa protestë

Postuar në 17 Nëntor, 2013 09:32

Nëse arrijmë të krijojmë këngë të reja, mënyra të reja organizimi, mbase një ditë antropologë dhe studiues marrëdhëniesh ndërkombëtare do t’i studiojnë organizimet dhe bisedat tona kolektive. Shkencëtarët politike gjithashtu. Do të rrëmojnë në shkaqet e ngritjes masive të një brezi që përtej të gjitha parashikimeve arriti ta çonte veten nga apatia dhe cinizmi mpirës. Të tjerë, darvinianë apo jo, do të synojnë zbulimin e kleçkave të reja për procesin e sipërpërmendur.

Duket se ka filluar një epokë e re

Postuar në 16 Nëntor, 2013 14:40

Tërheqja e Ramës pritej. Nuk kish rrugë tjetër. Dhe duhet shpresuar se kjo do të shërbejë si një leksion i mirë për të e për klasën politike në tërësi. Ai, dhe të tjerët, janë zgjedhur për të drejtuar vendin e për të kuruar interesin publik, e jo për t’i dhënë munxët këtij interesi me një çiqitëmizëm të habitshëm moral (më pëlqen termi ‘çiqitëmizëm’, jo ngaqë është vulgar, por ngaqë shërben më shumë se çdo term tjetër shqip apo jo shqip për të përkufizuar ca sjellje të politikanëve tanë).

Ky ishte vendim historik. Rama dëgjoi zërin e popullit të tij

Postuar në 16 Nëntor, 2013 04:12

Me interesim të madh i kam përcjellë të gjitha ato që ndo-dhën dhe u thanë rreth shpërbërjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Me interesim të madh i kam përcjellë protestat e të rinjve - të studentëve e të nxënësve dhe të prindërve të tyre. Por, me interesim e kam përcjellë edhe punën e Kuvendit të Shqipërisë, e në kuadrin e tij edhe tragjikomedinë historike politike të një numri të deputetëve të Partisë Demokratike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion