Arkiv-Opinion
Kimiket, Rama dhe lepujt që dalin nga xhaketa
Arsyet personale më bënë që ta përjetoj në distancë dhe gati i shkëputur tollovinë mbi armët kimike. Konstatoj sot, mbi një javë pas “fitores”, që drama nuk na shkulet. Konstatoj edhe se ka një urrejtje për ata që shkruajnë “pas pilafit”, ka një etiketim të tyre, ka gjetje fajesh e gjetje fituesish.
Si të zgjerojmë leksikun
Në dy nga shkrimet e fundit që Mustafa Nano ka botuar në gazetën Dita, e më pas nxjerrë edhe në faqen online Respublica, ai ka hedhur në qarkullim një fjalë të re: fjalën “çiqitëmizëm”. Në ditën e parë të qarkullimit, më 11 nëntor, siç e kërkon etika, Nano njofton lexuesin për autorin e fjalës, A. P., si edhe për kuptimin e saj burimor në faqen facebook të A.P. Por Nano edhe e ripërkufizon fjalën sipas midesë së vet.
Përpjekje pa fund për mohimin e protestës
U mbush një javë që nga dita kur protestuesit detyruan qeverinë të ndryshojë qëndrim në një çështje të rëndësishme, diçka që ka ndodhur rrallë në këtë vend, megjithatë jehona e protestës së 15 nëntorit vijon. Ka shumë që po besojnë se Kryeministri Rama “nuk e manipuloi siç duhet” opinionin publik, nuk bëri “marrëdhënie publike” të përshtatshme, apo që “turma u infektua nga gënjeshtrat”, e të tjera si këto.
Po thonë se protestuesit qenë “të painformuar” ose të “dizinformuar”, qenë “turmë e palogjikshme” e të tjera etiketa të pakëndshme.
Gafë diplomatike në Londër
Në mungesë të një reagimi apo prononcimi nga pala angleze apo të ndonjë njoftimi nga zyra e Kamerunit, që faktikisht nuk gjendet në faqen online të Downing Street No 10, siç kishte për shembull për bisedën telefonike të Kryeministrit britanik me Presidentin iranian, Rouhani, në po të njëjtën mbrëmje që takoi Ramën, po i besoj versionit shqiptar të takimit, dhe po e quaj të suksesshëm takimin dhe s’kam arsye të dyshoj.
Konfuzion mediatik për armët kimike
PROF. AS. DR. DINE MERJA/
Bulldogët e debateve televizive
Nëse do të ndihmosh një nxënës të klasës fillore për të kuptuar se cili është roli i gazetarisë në një shoqëri, mund të përdorësh për ilustrim qenin. Ose më saktë, disa raca qensh. Mund t’i thuash fillimisht se si nuk duhet të jetë gazetaria. T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë e vegjël të racës malteser, pekingez apo kihuahua. T’i thuash se gazetaria nuk duhet të jetë si ata qentë që mbahen në prehër, të cilët, megjithëse shumë të bukur dhe emocionues, janë një luks që nuk i hyn në punë shoqërisë.
Nuk ishte një aksident!
Sokol Olldashi nuk ia doli dot. Fati i kishte rezervuar vdekjen në një natë të zezë, në një moshë të artë, dhe në një vend, për të cilin ishte përpjekur ta bënte më të mirë. La pas Glaukun dhe Kleitin, gruan dhe nënën e tij të vuajtur, që provoi Bllokun dhe ferrin e komunizmit, si dhe tranzicionin e trazuar shqiptar, duke i rrëmbyer në fund dhe djalin, me të cilin lidhi jetën. Sokol Olldashi ishte një nga miqtë e mi të vjetër gazetarë. Shumë vendime në jetën e tij dhe jetën time janë të përbashkëta, të marra nga të dy.
Eksperimenti “Asch” dhe “PR-i” i Ramës
Në fillim të viteve '1950, profesori i psikologjisë sociale Solomon Asch zhvilloi një eksperiment të thjeshtë në Universitetin Princeton, për të demonstruar se sa ndikojnë tek një individ njerëzit përreth tij. Eksperimenti konsistonte në futjen e tridhjetë vetave njëherazi në një sallë, ku u tregoheshin çifte vijash vertikale që ishin dukshëm të ndryshme në gjatësi nga njëra-tjetra, me përjashtim të njërit çift që kishte vija me gjatësi identike.
Nëse zhduken faktet dhe lajmet
Të shkruash do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të shkruash është përgjegjësi. Tashmë këtë e eksperimenton edhe ai që të shkruarit nuk e ka profesion. Para se të shkruhet një post në Facebook, për shembull, qoftë kur bëhet fjalë për një koment apo një ndodhi politike apo më banalisht për ndeshjen e fundit futbollistike, reflektohet aq sa mjafton për të kuptuar nëse komenti ynë është njëmend i nevojshëm. I nevojshëm për atë që do ta lëxojë dhe për ne vetë. Për historinë tonë në ueb, për atë që në ato vende virtuale gjithnjë e më të prekshme mbetet nga ne.
Reaksioni mbi protestat e nëntorit
Protestat e nëntorit 2013 në Shqipëri janë ende të freskëta. Ndoshta aq të freskëta, saqë ende nuk është prodhuar ndonjë analizë e arrirë e kritike për to (me kritikë nuk nënkuptoj domosdoshmërisht kundërshtuese apo fajësuese, se sa shqyrtimin e imtësive për të gjetur pikat meritore apo ato të dyshimta të kësaj proteste) për të kuptuar se ç’ndodhi. Ajo çfarë u prodhua ishte euforia, pasi çështja u konsiderua e fituar, dhe poshtërimi i protestës (ose protestuesve) prodhuar prej një sërë mediash dhe individësh reaksionarë apo antiprotestë.