Eksperimenti “Asch” dhe “PR-i” i Ramës

Në fillim të viteve '1950, profesori i psikologjisë sociale Solomon Asch zhvilloi një eksperiment të thjeshtë në Universitetin Princeton, për të demonstruar se sa ndikojnë tek një individ njerëzit përreth tij. Eksperimenti konsistonte në futjen e tridhjetë vetave njëherazi në një sallë, ku u tregoheshin çifte vijash vertikale që ishin dukshëm të ndryshme në gjatësi nga njëra-tjetra, me përjashtim të njërit çift që kishte vija me gjatësi identike.
Çdo pjesëmarrësi i kërkohej të jepte opinionin e vet se cili ishte çifti i vijave me gjatësi të barabartë, ndërkohë që të gjithë, përveç personit të fundit të pyetur (i cili ishte në fakt subjekti real i eksperimentit), ishin udhëzuar fshehtazi paraprakisht që të zgjidhnin të njëjtin çift qartësisht të gabuar. Dhe pas përsëritjes së këtij eksperimenti në dhjetra grupe të ndryshme njerëzish, Profesori Asch zbuloi se në 33% të rasteve, individët i besuan më tepër opinionit qartësisht të gabuar të njerëzve përreth se sa syve të tyre.
Ky rezultat spektakolar përdoret shpesh në psikologjinë sociale për të shpieguar fenomene të tipit ortek në fushën e investimeve, në politkë, në modën e veshjeve, etj., të cilat nuk i kanë munguar as hisorisë botërore dhe as asaj shqiptare. Disa shëmbuj: Histeria spekulative e blerjes së fidanave të zambakëve në Hollandën e shekullit XVIII; blerja histerike e aksioneve në bursën amerikane në vitin 1929; përhapja si vetëtimë e modës së pantallonave me fund të gjërë në fillim të viteve '70; ethet e investimit në skemat piramidale shqiptare në 1996; dhe, së fundi, masiviteti histerik i protestave kundër sjelljes së lëndëve kimike luftarake siriane në Shqipëri.
Përveçse për shpiegimin e orteqeve të kaluara të karakterit shoqëror, rezultati i eksperimentit të Profesorit Asch mund të vlejë edhe për të parashikuar ortekë të së ardhmes, në rastet kur vihet re se një top i vogël dëbore ka filluar të rrokulliset tatëpjetë malit të opinionit publik.
Për shembull, ai rezultat mund t'i hyjë goxha në punë Edi Ramës dhe shtabit të tij të mardhënieve me publikun, për të parashikuar se ç'mund t’u ndodhë në të ardhmen, në qoftë se i injorojnë topat e dëborës që herë pas here rrokullisen në opinionin publik. Sepse, deri më sot, ata kanë demonstruar se nuk janë të vetëdijshëm për mekanizmin psikologjik që i vë në lëvizje orteqe të tilla.
Kështu, nga mënyra sesi reagoi Rama dhe shtabi i tij i mardhënieve me publikun ndaj protestave fillestare kundër lëndëve kimike siriane, dukej qartë se nuk arritën të shohin tek ato topin e dëborës që mund të fillonte një ortek të fuqishëm. Ata panë tek ato thjesht protesta të vogla qytetarësh, shumica e të cilëve ndoshta vazhdonte ta vlerësonte Edi Ramën me standardin e 23 qershorit.
Duke harruar se mijëra qytetarë të tjerë, të sugjestionuar nga trumbetimi i përditshëm në media i protestave, si dhe nga biseda me miq, kushërinj, e fqinjë të tyre, mund të fillonin të besonin se Rama është njeriu i gabuar për postin që mban…
Comments
Interpretim intertesant sa
<p>Interpretim intertesant sa edhe cinik ky i Zaloshnjes per protestuesit kunder vendimit te Edi Rames per importimin ne Shqiperi te armeve kimike nga Siria. Le ta interpretojme pak me ndryshe te njejtin eksperiment. Protestuesit dhe nje pjese e konsiderueshme e opinionit publik shqiptar jane me te vertete ata 33% te manipuluar. Edi Rama simbolizohet nga i vetmi cift shkopinjsh me gjatesi te ndryshme. Nderkohe qe pjesemarresit jo objekt te eksperimentit - sugjestionuesit e 33%-shit - perfaqesojne ne rastin konkret Zaloshnjen, Respublica-n, Arvizun dhe te gjithe ata qe kujdesen qe 33% me te vertete te besoje qe shkopinjte e ndryshem jane ne fakt te njejte. </p><p>Zaloshnjes as nuk i intereson ne kete analize, nese duheshin prure apo jo armet kimike ne Shqiperi, ose nese ishte i drejte vendimi paraprakisht per PO apo ai rrjedhimisht per JO i kryeministrit Rama. Zaloshnja i sheh protestuesit si pjesemarres ne nje eksperiment te madh, si te manipuluar e te sugjestionuar, saktesisht si analoge te atyre 33% te eksperimentit ne fjale, te cilet nen trysnine e opinionit te gabuar qenkan influencuar me vendim te gabuar. Per te, protestuesit jane fenomen aksidental, nje top bore i vene ne levizje ne menyre te pavullnetshme nga nje force e padukshme, e cila ne menyre konspirative tenton te godase Ramen duke fshehur doren. Si rrjedhim, Zaloshnja rreket t'i dergoje Rames nje keshille se si te menaxhoje marredheniet me publikun ne menyre qe te mbaje pushtetin, por jo se si te marre vendime ne menyre me transparente, me ne interes te ceshtjes publike, sipas pritshmerive qe nje pjese e publikut lidh me te. Cinizmi i Zaloshnjes qendron ne faktin qe nuk sheh asnje lloj sugjestionimi tek vete Rama, p.sh. nje lloj dehje nga premtimet, pritshmerite dhe perfitimet per imazhin personal nga tratativat duke nenvleftesuar totalisht faktoret politike dhe publike te brendshem. Nuk sheh histeri tek vete pergjigja e stervonuar dhe prepotente e Rames ndaj publikut. Perkundrazi, te sugjestionuarit dhe histeriket qenkan ata qe, nisur nga trajtimi skandaloz i ceshtjes nga Rama, mund te fillojne te dyshojne ne aftesite e tij qeverisese. </p><p>Gjithsesi, pertej narratives anti-proteste, mirenjohje Zaloshnjes qe ofron here pas here ndonje kornize teorike te vlefshme per te shpjegimuar dhe interpretuar situaten politike ne Shqiperi. Ne fund te fundit, konkluzionet cdo lexues duhet t'i nxjerre vete.</p><p> </p>
Add new comment