Arkiv-Opinion

Deri ku mund të fryjë tornadoja e Ramës?

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:55

Te etur për një vend ku funksionon ligji dhe shteti ligjor, ne e mirëpritëm operacionin e qeverisë për të prishur ndërtimet pa leje, apo me leje të kundraligjshme, në bregdet së pari e gjithandej së fundi. Kështu, përtej kuriozitetit njerëzor e fëminor, si të duam ta quajmë, që shoqëroi shembjen me eksploziv të ndërtimeve të para, në Tiranë e Vlorë, operacioni vazhdoi përmes fadromave përgjatë bregdetit të Vlorës, për të vazhduar edhe në Llogara. Të paktën kështu tha kreu i INUK-ut në Vlorë, kur pohoi para kamerave se janë 190 objekte në listë për t’u shkatërruar.

Z.Papulias, t’i zgjidhim problemet e së kaluarës

Postuar në 04 Nëntor, 2013 06:38

I nderuar, z. President Papulias

Në cilësinë e Kryetarit të Aleancës Popullore kam zgjedhur këtë letër të hapur për të komunikuar me Ju. Duke patur shumë respekt për atë ç’ka ju keni bërë gjatë jetës tuaj publike duke filluar nga angazhimi në luftën kundër pushtuesve nazi – fashiste e deri tek posti i sotëm që e drejtoni me fisnikëri, do të doja t’ ju shprehja një mirëseardhje të ngrohtë.

Kur do të marrë fund loja e ndyrë me administratën?

Postuar në 03 Nëntor, 2013 11:34

Ndërrimi i administratës është bërë tanimë një ritual që shoqëron e pason ndërrimin e maxhorancave në pushtet. Dhe po e them qysh në fillim atë që mendoj: kjo është çmenduria më e madhe që ndodh këtyre anëve gjatë 23 viteve të fundit.

Kush “e luan” këtu idiotin?

Postuar në 03 Nëntor, 2013 07:05

P { margin-bottom: 0.08in; }

Nëse një shumicë e madhe e shqiptarëve ndihen të fyer nga Recep Tayyp Erdogan, që erdhi si kryeministër në Kosovë dhe u shndërrua në klerik në Prizren; nëse Rama i cilësoi idiotë ata që e kritikuan fjalimin e kryeministrit turk, dhe nëse Thaçi i shfrytëzoi ata të dytë rrastë për fushatë zgjedhore të partisë së tij, PDK, për ta rivotuar një kleptokrat të vogël në Prizren, kush po e luan këtu idiotin?

Turku, këta dy shqiptarët, që të tre bashkë, apo të gjithë ne!?

Pse po ikin me qeverinë

Postuar në 03 Nëntor, 2013 06:59

Njëzet e një vjet më parë, një grup deputetësh dhe themeluesish të Partisë Demokratike deklaruan kalimin në opozitë me partinë e tyre, që ndërkohë kishte ardhur në pushtet me fitoren plebishitare të 22 marsit 1992. Disa prej tyre ishin përjashtuar nga partia për qëndrime kritike dhe pikëpamje divergjente, të cilat i kishin përmbledhur e paraqitur në këshillin kombëtar në një dokument politik të quajtur “Mocion”. Disa të tjerë kishin dhënë dorëheqjen nga partia në shenjë solidariteti me të përjashtuarit.

Kadelizmi në PD, Parlament dhe Shoqëri

Postuar në 02 Nëntor, 2013 09:30

 

 

Martesat “gay” janë një dukuri e qëmotshme

Postuar në 02 Nëntor, 2013 05:31

Martesa ‘gej’ mund të tingëllojë si një ide e ditëve të fundit, por thuajse 20 vjet më parë, një studjues katolik në Jeil (Yale University) tronditi botën duke publikuar një libër të mbushur me prova se martesa midis sekseve të njëjta ishin shenjtëruar nga Kisha e hershme Katolike gjatë një epoke të njohur zakonisht si ‘Kohët e Errëta’.

A duhet privatizuar institucioni i martesës?

Postuar në 01 Nëntor, 2013 07:19

Personalisht e konsideroj martesën si projektin më sfidues që jeta mund t’i ofrojë dikujt. Dhe ngaqë njeriu duhet të ketë herë pas here guximin të marrë mbi vete sfida të forta, burri dhe gruaja duhet të martohen sapo të kenë gjetur partnerin e përshtatshëm. Pak rëndësi ka nëse partneri është burrë apo grua, për aq kohë sa bëhet fjalë ekskluzivisht për lumturi individuale, përmbushje personale dhe dashuri. Kaq! 

Fjalimi "i turpshëm" i një artisti

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:38

Foto më sipër, është bërë me smartphone. Nuk gjeta dot ndonjë më profesionale, sepse mediat, folën për aktivitetin, por jo këtë moment. Ja çfarë po thoshte burri në foto, i ftuar për të thënë diçka në ditën e luftës kundër kancerittë gjirit.

 

Fjalimi i “çuditshëm”

Quo vadis Albania?

Postuar në 31 Tetor, 2013 05:00

Bankës Botërore i rezulton e përkeqësuar me tetë vende pozicioni i Shqipërisë për mundësinë e sipërmarrjes. Sipas raportit të fundit, tashmë vendi ynë renditet i nëntëdhjeti mes 189 vendeve. Renditemi të fundit në botë lidhur me lehtësinë e marrjes së një lejeje ndërtimi. Renditemi në vendin e 158-të lidhur me çështjet e energjisë elektrike. Renditemi në vendin e 146-të për kompleksitetin e pagimit të taksave në vendin e 124-rt lidhur me respektimin e kontratave dhe në të 119-in për regjistrimin e një prone.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion