Z.Papulias, t’i zgjidhim problemet e së kaluarës

Postuar në 04 Nëntor, 2013 06:38
Artur Dojaka

I nderuar, z. President Papulias

Në cilësinë e Kryetarit të Aleancës Popullore kam zgjedhur këtë letër të hapur për të komunikuar me Ju. Duke patur shumë respekt për atë ç’ka ju keni bërë gjatë jetës tuaj publike duke filluar nga angazhimi në luftën kundër pushtuesve nazi – fashiste e deri tek posti i sotëm që e drejtoni me fisnikëri, do të doja t’ ju shprehja një mirëseardhje të ngrohtë.

Por nuk mundem. Nuk mundem unë, por nuk munden as shqiptarë të tjerë të kudondodhur. Një dhimbje e madhe, një e drejtë e mohuar, një dinjitet i nëpërkëmbur në shumë dekada nuk i lë dy vendet dhe dy popujt tanë që të komunikojnë pa paragjykime ndaj njëri-tjetrit.

Andaj, sot ka ardhur dita të flasim hapur.

I nderuar, Z. President

“Çështja Çame” në themel të saj ka genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ajo e ka zanafillën në vitin 1913 dhe kulmimin në masakrat e kobshme të vitit 1944. Këtë dhimbje që prej brezash ne e mbajmë dhe e trashëgojmë mbi vete nuk mund ta shuajë kush, asnjëherë. Kjo peshë e rëndë do të lehtësohej nga supet tuaja dhe nga zemrat tona, vetëm kur në Greqi të merrni guximin për t’u përballur me të vërtetat e Çështjes Çame, sado rënduese qofshin ato për ju.

E them këtë pasi siç mund ta konstatoni edhe Ju, strategjia e heshtjes e ndjekur nga shteti grek për Çështjen Çame ka qenë e gabuar dhe nuk ka funksionuar. Garanci për këtë jam unë dhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit Çam, brezi i dytë dhe i tretë lindur jashtë Çamërisë. Sado kohë që të kalojë, ajo ç’ndodhi në qershor të 1944 me shqiptarët e Çamërisë është sikur ka ndodhur dje.

Preteksti i Ligjit të Luftës që mban të bllokuar juridikisht pronat e të gjithë shqiptarëve është sa i pabazuar aq edhe qesharak. E them këtë se në këtë ligj cilësohet Shqipëria si vend armik pasi që andej nisi ofensiva fashiste ndaj Greqisë pa marrë parasysh faktin që vetë Shqipëria asokohe ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Për më keq akoma ju keni një ligj lufte me Shqipërinë, ndërkohë që me vetë Italinë që ju sulmoi nuk e keni (!).

Andej nga anët tuaja shumë kohë janë munduar të hedhin baltë mbi njerëzit tanë, si kolaboracionist të pushtuesve nazi – fashistë. Për fat të keq kemi konstatuar që këto sulme kanë qenë të mirëdrejtuara nga struktura shtetërore me qëllimin e vetëm për të mohuar masakrat e kryera ndaj civilëve të pambrojtur, të bashkëkombësve tanë.

Ne asnjëherë nuk i kemi ngatërruar luftëtaret antifashistë grekë me kriminelët e Napoleon Zervës. Megjithëse të mosndaluarit e një krimi ndaj civilëve të pambrojtur nuk nderon asnjë ushtarak. E them këtë pasi këtej nga anët tona burrat e rënë në fushën e betejës i nderojmë, ndërsa gratë, pleqtë, fëmijët e masakruar i vajtojmë. E pra, u bënë dekada që vajtojmë njerëzit tanë dhe kësaj duam t’i japim fund.

Z. President

Përsa më lart ju drejtohem juve si një luftëtar antifashist, si një burri shteti kurajoz, pse jo si një mik i vjetër i shqiptarëve, që të përballemi bashkarisht me të vërtetën. Mesazhi i historisë së 300 spartanëve që luftuan heroikisht kundër mijëra pushtuesve nuk mund dhe nuk duhet të përbaltet nga e vërteta e 70 viteve më parë ku po afro treqind ishte numri i kriminelëve të Napoleon Zervës që masakruan gra, pleq e fëmijë të pambrojtur. Ne kurrë nuk do reshtim së kërkuari drejtësi.

Uroj që vizita juaj të kalojë ngrohtë, si moti në këto ditë nëntori. Uroj që si dhimbjen dhe gëzimin të kemi besim ta ndajmë me njëri – tjetrin. Uroj që heshtja të thyhet dhe e vërteta të na qetësojë.

Aleanca Popullore është një forcë politike progresiste që synon integrimin e shpejtë të Shqipërisë në KE pasi pjesë e asaj familje jemi. AP është pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 23 Qeshorit, sot mazhoranca qeverisëse e vendit. Brenda koalicionit tonë në mazhorancë ashtu dhe në koalicionin tjetër të opozitës bëjnë pjesë parti të cilat përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri. Megjithatë, kemi dhënë kontributet tona në qeverisje dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin.

I nderuar Z. President

Ju e shihni, Shqipëria ka ecur shumë përpara. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe së shpejti pjesë e familjes europiane. Ka ardhur koha që edhe në Greqi të shihet realiteti në sy. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga problemet e së kaluarës, duke u përballur me to, duke i zgjidhur ato.

Ju pershendes me nderim

Kryetari i Aleancës Popullore

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Mire Idrizi po edhe ti nuk ke asnje lloj deshire per pronat e çameve, ose ndoshta e ke te qarte qe nuk ke asnje mundesi praktike e ligjore per ti mare. Kjo duket qarte kur i drejtohesh presidentit te Greqise duke e quajtur "gjenocid" largimin e çemerve nga frika e mekateve te tyre, nderkohe qe ne greqi njihen per krimet e tyre(te dokumentuara me emra e data) kunder popullsise vendase greke dhe bashkepunimin e tyre me fashistet e nazistet(me teper se te dokumentuar) kunder luftes se popullit grek per liri. Gjithashtu quhan kriminel Napolon Zerven qe per popullin grek eshte nje hero i vertete.

Si mund te kerkosh pronat kur gjerat i shtron ne te vetmen menyre qe te mos te te hedhin as qurret greket?!!!

Submitted by Agim (not verified) on

Si more andreas flet keshtu,e kuptoj qe nuk je shqiptar (Andreas)....si te lejohet te flasesh keshtu,si more a harrohet gjaku i 2000 cameve qe u masakruan nga ai zervas i yti....si more te te fal une gjakun e dy gjysheve te mija rene ne qershor 44'...turp e jazek te qofte....ptuuuu

Submitted by Andreas (not verified) on

Pallavra shqiptaresh. Ja mbathen kur u kthyen djemte e nenave ne shtepi. Ja mbathen se e dinin çfare kishin bere.

Submitted by Skender (not verified) on

Ju Andreas jeni ksenofob ndaj shqiptareve, mund te jeni i Agimit te Arte. Kjo eshte zgjedhja juaj, eshte puna juaj. Por do te doja te dija me saktesi se pse ja mbathen, cfare kishin bere, kishin vrare 2000 greke? Jo fjale ne pergjithesi, por saktesi shifrash, sepse ndryshe do te ishin thjesht pallavra, te tuat, jo te grekeve.

Submitted by Andreas (not verified) on

Krimineli çam Xhemil Dino, pasi vrau zevendes prefektin e Thesprotise Jorgo Vasilakon, me 29/09/1943 do te pushkatonte 49 qytetare greke te Paramithias. E do listen e te pushkatuarve? Do detaje te tjera?

Submitted by Skënder8324 (not verified) on

Uroj që krimineli çam të ketë marrë dënimin ligjor të miratuar, por ju e dini mirë se kriminelë ka kudo, edhe në vendin më demokratik, por kjo nuk justifikon askënd për dëbime masive të një popullsie të tërë, dhe as të ngrihen në altarin e kombit shkaktarët apo shkaktari i dëbimit dhe masakrimit të kësaj popullsie, sepse ashtu do të mbronim gjenocidin. Gjitha të mirat.

Submitted by Andreas (not verified) on

Mos e hidh diskutimin nga nje dege fiku ne tjetren. Doje prova, prova te solla. Ketu nuk flasim per kriminele ordinere qe vret nje shitese per te grabitur nje varese floriri, po per krime massive te çamet qe u lidhen me pushtuesit fashiste kunder popullsise vendase greke. Kur u çlirua shqiperia, ballistet, legalistet e kushdo kishte bashkepunuar me okupatorin, u arratisen kush munden e u vrane e u burgosen kush nuk mundi. Te njejten gje bene dhe çamet e familjet e tyre. Madje duhet ti falenderojne greket qe u dhane mundesine e ikjes. Prandaj i dashur, fjalet e medha "gjenocid" e "masakrim" jane aq te paverteta sa ju mbeten shqiptreve per perdorim te brendshem. Jane mesuar shqiptaret me zhargone te tilla pasi jane breza te tera te ritura me "keshtjelle e pamposhtur ne brigjet e adriatikut", "ne gojen e ujkut hedhim valle", "vendi me i lumtur ne bote", "larte me larte o shoke flamujt e kongreseve", "nga fitorja ne fitore".... etj..etj...

Submitted by Skënder8324 (not verified) on

Seç me kujtove Andreas, në vijim të zhargoneve të kohës së diktaturës që i kishe radhitur me saktësi mahnitëse, edhe një si shprehje të diktatorit Hoxha drejtuar kolonelëve të Athinës gjatë diktaturës ushtarake. Nuk më kujtohet mirë, mbase e kujtoni ju. Fal me shëndet.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Andrea, ne fakt kjo eshte nje nga provat qe jepet. Por tabloja eshte shume me e gjere. Ka nje batalion SS te cameve . Gjate periudhes se supremacise came ne Thesproti dhe Epir (40-44), jane cvendosur nga ky rajon drejt rajoneve te tjera te Greqise rreth 200.000 vete greke per shkak te masakrave, vrasjeve dhe djegjeve masive te shtepive  qe u zvilluan ndaj tyre. Keto masakra u kryen nga i ashtuquajturi Dino Bei i cili ishte ne krye te organizates kriminale te quajtur "Keshilli etnik kombetar"  Mandej ne periudhen 45-49 ishte nje situate lufte civile ku qeveria greke nuk kishte kontrollin ne gjithe territorin grek.

Faktikisht camet u debuan nga forcat e Zerves, edhe ky cam, sipas zhargonit shqiptar qe e quan presidentin Papoulias "shqiptar", dhe jo nga ndonje vendim qeveritar . Vendimtare ishte beteja e Menines dhe Neraidhes ku forcat gjermane dhe Came (te batalionot SS cam) u thyen perfundimisht ne 21/9/1944. Shume gjermane dhe forcat came te armatosura qe shpetuan nga beteja u detyruan te ikin pas fitores se Zerves mbi ta (Zerva keshtu fitoi mbeshtetjen e anglo-amerikaneve), nga frika morren dhe familjet me vete (supremacia e tyre ne Epir mori fund  me thyerjen e boshtit gjerman).

Por nuk jane debuar vetem came nga frika e bandave te Zerves, por edhe mijera greke (rreth 20-25 mije) te EAM-Fronti antifashist grek i kontrolluar nga Partia komuniste greke) u detyruan te largohen ne Shqiperi pas humbjes ne lufte (civile) me forcat e mbeshtetura nga aleatet anglo-amerikane (keta te fundit E. Hoxha i deboi nga Shqiperia ne demokracite socialiste lindore nga frika e nje preteksti te mundeshem per nderhyrje te anglo-amerikane ne Shqiperi). Pra behet fjale per nje periudhe te trazuar qe edhe tani mban te ndezur kujtimin e tyre dhe i jep fuqi elektorale Partise komuniste greke. Po te kujtojme se ne 1997 ne Shqiperi u vrane rreth 4000 shqiptare mund te perfytyrohet sec pasoja solli lufta civile ne ate kohe.

Dmth skema eshte mjaft e komplikuar nga sa paraqitet, masakrat e bandave came u pasuan revanshi  i Zerves, te cilat inkuadroheshin ne  ΕΔΕΣ, Fronti etnik i rezistences (cam edhe ky) qe ishte ne anen e aleateve angloamerikane duke kthyer te drejten ne anen e tij .  Per fat te keq ne Shqiperi e fillojne historine ne momentin qe camet nga kriminele kthehen ne viktima.

Eshte per tu shenuar se ne 1945 u ngrit ne Janine "Gjykata Speciale e Kolaboracionisteve  Came" e cila denoi ne mungese 1930 came te nje popullsie totale 19000 banoresh-dmth ne cdo 1-1.5 familje nje cam (10% e totalit te 19000 personave), qe si shtetas greke ishte inkuadruar ne forcat nazi-fashiste si colaboracioniste. Statistikisht cdo 1-1.5 familje kishte inkuadruar ne forcat nazifashiste nga nje person. Nje pjese e ketyre colaboracionisteve u denuan me vdekje, ashtu sic u be edhe ne France, Ceki e gjekte (nga cekia u debuan 2.000.000 gjermane). Keshtu gjen shpjegim pse morren rrugen e largimit camet , pse nuk u kthyen ne Greqi pas amnistise greke te 1953  (ne kete te fundit hyjne dhe shkaqe te lidhur me faktin qe Shqiperia ishte ne bllokun lindor dhe mundesia per zgjidhje te problemit cam ishte thuajse e pamundur ne kuadrin e lufte se ftohte. Ndihmoi negativisht per camet dhe marrja e shtetesise shqiptare per te cilen E. Hoxha ne fillim hezitoi).

Por barazimi i atyre ngjarjeve ne kohe te tilla me te sotmen eshte i gabuar. Ajo "greqi" qe ka denuar dikur camet sot ju dha prespektive jete rreth 1 milion shqiptareve midis tyre edhe shume cameve qe erdhen te kamufluar me emra orthodokse, kjo mase njemiloneshe i hapi shqiperise rrugen e zhvillimit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.