Deri ku mund të fryjë tornadoja e Ramës?

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:55
Mentor Kikia

Te etur për një vend ku funksionon ligji dhe shteti ligjor, ne e mirëpritëm operacionin e qeverisë për të prishur ndërtimet pa leje, apo me leje të kundraligjshme, në bregdet së pari e gjithandej së fundi. Kështu, përtej kuriozitetit njerëzor e fëminor, si të duam ta quajmë, që shoqëroi shembjen me eksploziv të ndërtimeve të para, në Tiranë e Vlorë, operacioni vazhdoi përmes fadromave përgjatë bregdetit të Vlorës, për të vazhduar edhe në Llogara. Të paktën kështu tha kreu i INUK-ut në Vlorë, kur pohoi para kamerave se janë 190 objekte në listë për t’u shkatërruar.
Bashkohem tërësisht me çdo mashinist që drejton një mjet motorik që ka fuqi mekanike të shembë qoftë edhe një kolonë të vetme. Ndërtimet pa leje, ose me leje abuzive, janë ato që shkatërruan bregdetin, duke e bërë nga veriu në jug si një geto, ku vetëm turizëm nuk mund të bëhet dhe ku gjithnjë e më shumë po zhduket edhe mundësia me e vogël e aplikimit të projekteve të mëdha turistike, nga ato që shqiptarët shikojnë kur shkojnë të pushojnë në Turqi. Ndaj përpara, sa me tritol, sa me fadroma e me çfarëdo mjeti tjetër, t’u jepet fund këtyre ndërtimeve….
Por duhet të kemi parasysh një detaj të “vogël”. Shteti nuk është tornado që vërshon jashtë kontrollit dhe shkatërron çfarë t’i dalë përpara, shtëpi, ura, baraka e rulota të pastrehësh. Ndaj dhe pyetja që lind tashmë është se, ç’do të bëhet me ato ndërtime që janë ngritur me leje, por që dëmin urbanistik e bëjnë edhe më të madh se ato pa leje? Jam tërësisht dakord që të shembet pallati ku është bashkëpronar edhe vjehrri i Lulzim Bashës, i cili e ka krijuar truallin duke hedhur gurë e inerte në det. Këtë lloj teknologjie e ka zbatuar Hong Kongu, i cili ka ndërtuar një aeroport, duke mbushur detin me gurë, sepse nuk ka toka ku ta ndërtojë. Por ndërtuesi i këtij pallati që ka mbirë në mes të ujit, nuk ka qenë në të njëjtat kushte. Këtu nuk është problemi i një ndërtuesi apo grupi aksionerësh, se kush janë e çfarë përfaqësojnë. Këtu identifikohen dy probleme të mëdha dhe, që do të jenë një gozhdë e madhe ku do të ngecë sharra e qeverisë për të vënë rregull në këtë kaotizëm urbanistik.
E para: Ato ndërtesa janë me lejen e autoriteteve lokale.
E dyta: Aty tashmë banojnë njerëz, të cilët ka derdhur aty kursimet e jetës së tyre.
Ksamili është sot një katrahurë, të cilën asnjë inxhinier në botë nuk mund ta bënte aq të përkryer si katrahurë. Një banor, shtëpia e të cilit është ende me tarracë të rrënuar që prej tre vjetësh, më tha: “Ma shembën, edhe pse e kisha me leje nga komuna. Merrni fusni brenda njëherë kryetarin e komunës që më dha lejen, e pastaj shembeni shtëpinë time”, - më tha ai. Nuk besoj se ka njeri që e kundërshton dot logjikën e këtij banori. Po kështu është edhe ndërtesa në Vlorë, të cilën e tregojnë të gjithë me gisht si “pallati i Bashës”. Ai është me leje dhe për këtë arsye shumë njerëz nxituan të blejnë shtëpi aty. Në pozicionin e atyre qytetarëve mund të ishte gjendur në fakt gjithkush prej nesh. Mund të kishim shkuar të prenotonim një apartament, të paguanim e të merrnim hipotekën. Ku dhe si mund ta dijë qytetari se ai pallati ku po blen shtëpi ka probleme me truallin, me themelin, me lejen e ndërtimit?! Ndaj ky operacion, pasi shembi ca pallate në ndërtim apo të braktisura, si dhe ca lokale e kioska, tani po hyn në zonën e nxehtë. Jo sepse pas atij pallati ka një politikan të rëndësishëm siç është kreu i opozitës, por sepse tashmë ai prodhon kosto sociale.
Ne besojmë se tornadoja nuk do të fryjë vetëm në bregdetin e Vlorës, por do të ngjitet lart, për të ndaluar edhe në Durrës, një qytet turistik i shkatërruar në mënyrë të përkryer nga inxhinierët e pushtetit vendor. Edhe këtu është e njëjta histori. Golemi dhe tërë bregdeti i Durrësit është mbushur me konvikte, shumica e të cilave kanë mbetur pa u shitur pasi nuk përshtaten me asnjë lloj standardi turistik, qoftë edhe më ordineri. Golemi është bërë një Bathore me pallate, ndërsa babëzia nuk ka fre dhe ndërtimet në plazhin e Durrësit edhe sot e kësaj dite vazhdojnë, duke u afruar vijës së ujit aq sa batica arrin të lëpijë tashmë muret e disa hoteleve. Natyrisht që do të pyesim: Po me to, ç’do të bëhet? Logjika ta do që të shemben. Ato janë vërtet me leje, por me leje skandaloze të dhënë po nga pushteti vendor, leje të dhëna për ndërtime në rërë deri në 10 metra nga vija e ujit. Por, në u shembshin, ku do të shkojnë ata që kanë paguar e blerë apartamente aty? Ja ku dalim sërish tek gozhda e madhe e sharrës së tornados, gozhdë që e kanë ngulur fort, mu në zemër të ekonomisë dhe së ardhmes sonë, një duzinë pushtetarësh matrapazë e të korruptuar, që e shitën këtë vend sikur ta kishin pronë të tyre. Me pak fjalë, tornadoja e “ndezur” nga Rama nuk do të mund të zhbëjë tërë këtë katrahurë. Por ajo së paku duhet të rrëmbejë prej “zhelesh” e të dërgojë në burg pikërisht ata që dhanë lejet e ndërtimit. Pasi ky vend nuk është shkatërruar aq shumë nga e paligjshmja, por nga e ligjshmja e inkriminuar.
Tritoli dhe fadromat e INUK-ut të shkatërrojnë ç’të mundin, por paralelisht me këtë, jehona e shpërthimit të tritolit dhe tymi i prodhuar të shërbejnë si një jehonë që të frenojë të tjerët që kanë në dorë të japin lejet e ndërtimit, për të mos i bërë më shumë dëme këtij vendi.

GSH

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Mentor ! nje verejtje : dihet mire qe ka vendime qe nuk ndertohet ne bregdet tej nje distance te caktuar, pra ne se eshte dhene leje ajo eshte abuzive dhe per kete duhet te pergjigjen pushtetaret  qe kane akorduar lejen, qe nga Komuna e deri tek Qarku, po ashtu dhe qeveritaret qe kane mbyllur syte. Po keshtu ne masterplanet e vjetra (1994) nuk lejohej te ndertohej ne brezin me pisha (prone publike si dhe rera)  por vetem pas tyre dhe ndertesa te ulta. U shkel dhe kjo. Pushtetaret e implikuar duhet te pergjigjen dhe penalizohen financiarisht (gjobe) dhe tju hiqet e drejta per te qene nepunesa shteti, ndryshe kjo do te vazhdoje sipas parimit arberor : "e bere ti do ta bej dhe une". Njeherazi mendoj se duhet ne ta dime kush jane keta keqberesa se ne shtyp dalin emrate vetem disa fatkeqeve.

Submitted by Andoni (not verified) on

Ti ben sikur nuk kupton o Mentor, po kupton, kupton shume mire.

Ti e di se ata qe paskan blere parra tek pallati i Lulit jane ca zuzare qe s'kane paguar asnje kacidhe por vetem duan qe ti vene shkopinj neper kembe ligjit.    Ti mire thua qe s'ta ndjen fare per pallatin e Bashes, por nga nje cike ju ka marre frika te gjitheve se deri ku do te veje inati i Rames.   Dhe ju jeni me Ramen deri atje sa fillon dhe ju preket interesi juaj.

Submitted by Andoni (not verified) on

Ti ben sikur nuk kupton o Mentor, po kupton, kupton shume mire.

Ti e di se ata qe paskan blere parra tek pallati i Lulit jane ca zuzare qe s'kane paguar asnje kacidhe por vetem duan qe ti vene shkopinj neper kembe ligjit.    Ti mire thua qe s'ta ndjen fare per pallatin e Bashes, por nga nje cike ju ka marre frika te gjitheve se deri ku do te veje inati i Rames.   Dhe ju jeni me Ramen deri atje sa fillon dhe ju preket interesi juaj.

Submitted by alban (not verified) on

Per sa i perkert ligjshmerise se aksionit jam plotesisht dakort qe te rivleresohet. Por nga ana tjeter eshte qesharake te flasesh per nje kosto sociale teksa gjithkush mund ta hamendesoje sojin e njerezve qe blejne pasuri te tille.

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

Shkruesi i këtij artikulli, gjithnjë ka qënë i dyzuar. E kam dëgjuar nëpër ekrane për tetë vjetët e shkuara që sishte as mish e as peshk, gjithnjë kritikonte opozitën. Të kritkosh opozitën nuk ka agjë të keqe, por të mos kritikoje qeverinë që iku, bëje krim. Janë të gjitha pasojat e asaj qeverie që jemi këtu ku jemi.Rama duhet të bëj shtet e ti lëmë teoritë e broçkullat sociale. Në se ka shkelje ligjore apo urbanistike, ky pallat e të tjera si kjo duhet të prishen që ta marrin vesh të gjithë që nuk mund të shkelet ligji. Sa për qytetarët që kanë blerë, kompania tju kthej lekët; qeveria mund ti bllokojë pronat, asetetet etj. Po dhe sikur qeveria ti dëmshpërblej 10 blerës të apatamenteve nuk është ndonjë gjë e madhe. Qeveria po të dojë e kap lepurin me qerre. Artikullshkruesi e fut vehten te shoqëria civile, ndonëse nuk ma ka mbushur mendjen për nivelin që ka, pa lere për ndërgjegjen civile.

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

Shkruesi i këtij artikulli, gjithnjë ka qënë i dyzuar. E kam dëgjuar nëpër ekrane për tetë vjetët e shkuara që sishte as mish e as peshk, gjithnjë kritikonte opozitën. Të kritkosh opozitën nuk ka agjë të keqe, por të mos kritikoje qeverinë që iku, bëje krim. Janë të gjitha pasojat e asaj qeverie që jemi këtu ku jemi.Rama duhet të bëj shtet e ti lëmë teoritë e broçkullat sociale. Në se ka shkelje ligjore apo urbanistike, ky pallat e të tjera si kjo duhet të prishen që ta marrin vesh të gjithë që nuk mund të shkelet ligji. Sa për qytetarët që kanë blerë, kompania tju kthej lekët; qeveria mund ti bllokojë pronat, asetetet etj. Po dhe sikur qeveria ti dëmshpërblej 10 blerës të apatamenteve nuk është ndonjë gjë e madhe. Qeveria po të dojë e kap lepurin me qerre. Artikullshkruesi e fut vehten te shoqëria civile, ndonëse nuk ma ka mbushur mendjen për nivelin që ka, pa lere për ndërgjegjen civile.

Submitted by Askushi (not verified) on

i bi qe te fusi ne burg Artan Lamen dhe Arben Golemin. Ata e kane bere katrahuren urbane ne bregdet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.