Arkiv-Opinion

Ndërmjet turko-islamëve dhe euro-centristëve!?...

Postuar në 26 Tetor, 2013 06:22

Çdo fobi sado e fryrë që të jetë ajo duhet të merret seriozisht. Nuk duhet lejuar që ajo të multiplikohet aq sa të dërrmojë një shoqëri. Islamofobia dhe Turkofobia nuk janë të shpikura e as të importuara nga „armiqtë e kombit shqiptar“, ato janë tonat, sepse po analizuam situatën, faktet, përplasjet, diskurset ka faktorë e indikacione të mjaftueshme për veprimtari e njerëz që këmbeduar përpiqen ta drejtojnë shoqërinë kosovare dhe shqiptarët në tërrësi drejt një bote tjetër. Pa vullnetin e tyre.

Celulari, një “vrasës” i kudondodhur në rrugët tona!

Postuar në 26 Tetor, 2013 01:25

 “Një vrasës i pamëshirshëm endet në rrugët tona. Eshtë i kudondodhur. Madje, tamam tani, mund të ndodhet në xhepin tuaj. Quhet telefon celular!” Me këtë tekst fillonte një spot publicitar i Departamentit të Transportit të SHBA-së në vitin 2009, i cili pasqyronte një skenë të tmerrshme aksidenti, ku dikush që dërgonte SMS gjatë kohës që voziste automjetin, humbi jetën tragjikisht.

Lojrat me fatin

Postuar në 24 Tetor, 2013 15:27

Duhet pranuar se mjafton vetëm termi “aksion”, që ashtu si “fushata” e fjalë të tjera të ngjashme, të të ngjallet njëfarë alergjie. Për sqarim, njerëzve të këtij vendi nuk besoj se antipatia u vjen nga aksionet e dikurshme të detyruara vullnetare të diktaturës, por nga abuzimi i lodhshëm me këtë nocion gjatë epokës demokratike. Reformat, aksionet, fushatat e policisë për mbledhje armësh, “operacionet” kundër Lazaratit, uraganet e furtunat në drejtësi, shëndetësi, arsim etj, sidomos me ardhjen e një qeverie të re ose të një titullari rishtar dikasteri, e kanë bërë bajate këtë histori.

5 viktimat e Shkodrës dhe parandalimi i viktimave

Postuar në 24 Tetor, 2013 01:15

Pas aksidentit tragjik në rrugën Lezhë-Shkodër, ku 5 të rinj gjetën vdekjen, Kryeministri Rama shkruajti këto fjalë në faqen e tij në Facebook: “Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë”.

“Katovica” dhe “Protokollet e Pleqësisë së Zionit”

Postuar në 23 Tetor, 2013 01:14

Siç thuhet, “Udhëzimet e Katovicës”, apo “Dokumenti i Katovicës”, i hartuar pak vite para lënies së pushtetit nga komunistët e Lindjes, në vitin 1987, në një mbledhje që qe zhvilluar në qytetin polak Katovice, nja 600 km në jug të Varshavës, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të partive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të Evropës Lindore, ka të bëjë me rrugët që ata udhëheqës këshillonin të ndiqnin vendet e Evropës Lindore Komuniste dhe Bashkimi Sovjetik pas ndërrimit të sistemit, për ruajtjen të pa prekur të komunistëve dhe për mbajtjen e pushtetit po prej tyre.

Jo rikthim në traditën e qeverisjes së Nanos!

Postuar në 22 Tetor, 2013 08:23

Në deklaratën për shtyp që bëri Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, deputetja Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se "për herë të parë në Shqipëri ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative”. Por Tabaku nuk tregoi sesi është përdorur borxhi publik në vitet e qeverisjes së PD-së.

Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne

Postuar në 22 Tetor, 2013 05:19

I nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

Unë jam gegë- shqiptari i dyzuar brenda nesh

Postuar në 22 Tetor, 2013 04:14

Përgjithësisht, kritikët e librave në Shqipëri nuk janë edhe aq mendjehapur dhe tolerantë. Pasi kanë mbyllur kapakët e një libri nuk është se reflektojnë duke shtruar pyetjen: “Vepër, çfarë ke për të më thënë”? Në shumicën e rasteve, ata ngrenë ndaj tij kërcënueshëm gishtin tregues: “Vepër! Ki kujdes dhe dëgjo mirë se çfarë po të them”! Sidomos kur libri titullohet “Unë jam gegë” dhe sidomos kur autori i saj është një skraparllí me emrin Mustafa Nano, gishti kërcënues i kritikut tendoset që në titull për t’u kthyer më pas në një grusht, që i turret autorit dhe e godet atë.

Fenomeni Miley Cyrus e “Zogu” i Tunës

Postuar në 21 Tetor, 2013 08:13

SIVJET ËSHTË VËRTETUAR SE ka dy gjëra për të cilat debatohet më tepër sesa njohjet e shtetësisë dhe gjendja ekonomiko-politike në Kosovë, ose se kërcënimi për bllokadë buxhetore të SHBA-së – “zogu” i Tunës dhe transformimi i vajzushës më të dashur të Hollywood-it, Miley Cyrus. Që të dyja kanë në thelb përcaktimin e këtyre që të eksploatojnë me provokimin më të vjetër në historinë e njerëzimit – seksin dhe seksualitetin.

Siria brenda nesh

Postuar në 21 Tetor, 2013 06:29

Mediat e huaja kanë dhënë kohët e fundit disa lajme mbi shqiptarët e supozuar të përfshirë në luftën në Siri, kryesisht në shërbim të organizatave fondamentaliste islamike. Në të paktën pesë raste janë publikuar emra shtetasish shqiptarë që kanë humbur jetën në luftimet në Siri, kurse raportet e disa prej organizatave flasin për një numër shumë më të madh shtetasish shqiptarë pjesë e luftës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion