Siria brenda nesh

Mediat e huaja kanë dhënë kohët e fundit disa lajme mbi shqiptarët e supozuar të përfshirë në luftën në Siri, kryesisht në shërbim të organizatave fondamentaliste islamike. Në të paktën pesë raste janë publikuar emra shtetasish shqiptarë që kanë humbur jetën në luftimet në Siri, kurse raportet e disa prej organizatave flasin për një numër shumë më të madh shtetasish shqiptarë pjesë e luftës. Zyrtarisht shteti shqiptar është pro qëndrimit politik të SHBA dhe BE ndaj konfliktit në Siri, është mbështetëse e përpjekjeve për dhënien fund të regjimit kriminal atje dhe për një ndryshim pozitiv të sistemit qeverisës dhe shoqërisë siriane. Për qëndrimin e vet të qartë publik, qeveria e sotme dhe e djeshme kanë marrë përgëzime zyrtare nga SHBA dhe BE. Më tej, asnjë parti politike nuk ka mendim ndryshe, asnjë aktor publik nuk është në opozitë me këtë qëndrim dhe për rrjedhojë, dosja siriane duhet të ishte dosje përballë nesh, jo edhe brenda nesh.
Përtej këtij qëndrimi shtetëror, ne ndeshemi me një realitet tjetër, sado periferik dhe minor, por shqetësues dhe të mjaftueshëm për tu bërë pjesë e agjendës gjykuese e reaguese të shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij. Në Kosovë një koleg i medias, H.M. me të drejtë apeloi publikisht heqjen e shtetësisë kosovare për të gjithë individët e përfshirë në këtë luftë, në pjesën fondamentaliste dhe kriminale të saj. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar mohues apo pohues, as debat publik, përveçse raportime në media, referuar mediave të tjera prezent në luftë apo dëshmive të të tretëve që vijnë prej saj.
Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë në detyrimin e çdo shtetasi për respektimin e sovranitetit, integritetit dhe normave kushtetuese të shtetit dhe sistemit qeverisës. Legjislacioni shqiptar, Kodi Penal, saktëson të gjitha rastet e detajuara të dënimeve që burojnë nga akte penale, siç janë platformat fundamentaliste, pjesëmarrja në akte terroriste, në organizata terroriste, në aktivitetin kundër integritetit shtetëror, në krimet kundër të tretëve, në krimet kundër njerëzimit, në krimet e luftës, në vënien në shërbim të shteteve të huaja, në aktivitetin për rekrutimin e personave për kryerjen e akteve terroriste apo financimin e tij, etj. Sipas BE dhe organizatave kryesore ndërkombëtare në Siri kemi raste të qarta të aktivitetit terrorist dhe se nëse vërtetohet se ndonjë individ shqiptar është pjesë e këtij aktiviteti, atëherë ka material të mjaftueshëm për ta trajtuar atë sipas Kodit Penal dhe legjislacionit plotësues shqiptar.
Një shtet serioz di të reagojë në mënyrë serioze në çdo rast, përfshi edhe në rastin e mësipërm, një praktikë e re në marrëdhëniet e shtetit me disa qytetarë të tij. Sistemi ynë politik e qeverisës ofron disa mekanizma kontrolli, verifikimi dhe reagimi. Ne kemi shërbim sekret, kemi Ministri të Jashtme, kemi Ministri Mbrojtjeje dhe të Brendshme, kemi trup diplomatik, siç kemi edhe marrëveshje me detyrime në shkëmbim informacioni dhe bashkëpunim me shtetet kryesore të NATO-s apo shtete të tjera të veçanta.
Pra, secili prej këtyre institucioneve, të vetme ose së bashku, mund të kenë në çdo kohë informacionin e plotë dhe të kualifikuar mbi të dhënat reale mbi rastet e supozuara të përfshirjes së disa shtetasve shqiptarë në luftime në shërbim të organizatave terroriste në Siri apo raste të ngjashme. Më tej, ne kemi qeveri, kemi President, kemi komision të sigurisë kombëtare në parlament, kemi organin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, etj, pra kemi të gjitha institucionet e duhura për të analizuar raportet dhe për të marrë vendimet e përgjegjshme në rrethana të tilla. Gjithashtu ne kemi institucione fetare, kemi media në diversitet, kemi organizata humanitare, etj, përmes të cilave apo partnerëve të tyre në vendet përkatëse do të mund të bëheshin verifikimet nominale të rasteve të pretenduara.
Institucionet janë, mekanizmat janë, legjislacioni është. Çfarë na mungon? Aftësia për të verifikuar raste nominale apo aktivitete të grupeve të ndryshme qytetare? Vullneti për të përmbushur detyrimin kushtetues ndaj sigurisë kombëtare? Përvoja për të reaguar në raste të ngjashme dhe për të ngritur mekanizma parandalues për të ardhmen? Unë besoj se na mungojnë pak nga të gjitha. Dhe rezultati dihet: Shqipëria, një vend pro perëndimor, aleat në koalicionin anti-terror të drejtuar nga SHBA, anëtar në NATO dhe aspirues për në BE vijon të jetë target në mediat ndërkombëtare për akte nominale të papërgjegjshme të ca individëve ose qarqeve të caktuara. Një lajm në AFP apo BBC mbi një shqiptar që bën apel publik për luftën e shenjtë apo për viktima shqiptare në palën e gabuar në Siri, në epokën globale të komunikimit minimalisht lë në hije dhe zhvleftëson edhe punët pozitive disavjeçare të shtetit për një imazh pozitiv ndërkombëtar të tij në procesin integrues dhe demokratik.
Në hallet tona të shumta për demokraci funksionale, integrim euroatlantik dhe mirëqenie për qytetarët problematika të tilla të përfshirjes së ca shtetasve në aktivitete terroriste apo fondamentaliste janë sa të panevojshme dhe të dëmshme aq edhe ligjërisht të dënueshme. Detyra e shtetit, institucioneve, politikanëve dhe mekanizmave ekzekutivë apo pushteteve të tjera në fushën e sigurisë kombëtare, është e mbetet e pazëvendësueshme për të gjetur kurajë, mençuri, vullnet dhe aftësi në trajtimin serioz dhe pa vonesë të rasteve të tilla, për të garantuar integritetin e rendit kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Janë përpjekur ta bëjnë, e kanë bërë disi, por ka momente kur kërkohet vendimmarrje dhe reagim solid, i besueshëm dhe efektiv. Sa më parë aq më mirë. Duke mos fshehur faktet, duke mos u fshehur pas paragjykimeve, duke mos i ikur përgjegjësive, por duke u përballur me to me integritet, seriozitet dhe sjellje shtetari, cilësi të cilat, dyshoj se ende nuk po shfaqen.
Shqiptarja.com

Në hallet tona të shumta për demokraci funksionale, integrim euroatlantik dhe mirëqenie për qytetarët problematika të tilla të përfshirjes së ca shtetasve në aktivitete terroriste apo fondamentaliste janë sa të panevojshme dhe të dëmshme aq edhe ligjërisht të dënueshme. Detyra e shtetit, institucioneve, politikanëve dhe mekanizmave ekzekutivë apo pushteteve të tjera në fushën e sigurisë kombëtare, është e mbetet e pazëvendësueshme për të gjetur kurajë, mençuri, vullnet dhe aftësi në trajtimin serioz dhe pa vonesë të rasteve të tilla, për të garantuar integritetin e rendit kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Janë përpjekur ta bëjnë, e kanë bërë disi, por ka momente kur kërkohet vendimmarrje dhe reagim solid, i besueshëm dhe efektiv. Sa më parë aq më mirë. Duke mos fshehur faktet, duke mos u fshehur pas paragjykimeve, duke mos i ikur përgjegjësive, por duke u përballur me to me integritet, seriozitet dhe sjellje shtetari, cilësi të cilat, dyshoj se ende nuk po shfaqen. - See more at: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/siria-brenda-nesh-183108.html#sth...
Add new comment