“Katovica” dhe “Protokollet e Pleqësisë së Zionit”

Postuar në 23 Tetor, 2013 01:14
Ilir Hashorva

Siç thuhet, “Udhëzimet e Katovicës”, apo “Dokumenti i Katovicës”, i hartuar pak vite para lënies së pushtetit nga komunistët e Lindjes, në vitin 1987, në një mbledhje që qe zhvilluar në qytetin polak Katovice, nja 600 km në jug të Varshavës, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të partive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të Evropës Lindore, ka të bëjë me rrugët që ata udhëheqës këshillonin të ndiqnin vendet e Evropës Lindore Komuniste dhe Bashkimi Sovjetik pas ndërrimit të sistemit, për ruajtjen të pa prekur të komunistëve dhe për mbajtjen e pushtetit po prej tyre. Një kopje e këtij dokumentit thuhet se i paska ardhur edhe Partisë së Punës së Shqipërisë nga vetë Gorbaçovi dhe është diskutuar në Byronë Politike në vitin 1989.

Sipas Servet Pëllumbit, diskutimi i Ramiz Alisë në atë mbledhje të Byrosë Politike mund të përmblidhet kështu:

“Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci?. Do të nxisim të krijojmë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhet kontrolluar nga ne. Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Momenti i dytë është ai i përndjekurve politikë: Të përndjekurit politikë, të dënuarit politikë, duhet të përkrahen, por kurrë nuk do t’i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarë të tyre. Problemi i tretë, lidhet me pronat: Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne. Dhe moment tjetër: Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Dhe përfundimi është ky: Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”. ( Gazeta Panorama, 11 tetor 2013)

Pas 8-9 vitesh, “diskutimi i Ramiz Alisë” duket se u dekonspirua, qarkulloi dorë më dorë në formë të një kopje të shumëfishuar, bëri bujë për momentin dhe pastaj u harrua.

Deri në atë kohë, por edhe më pas, vërtet ishte ecur sipas asaj strategjie: njerëzit që do të drejtonin partitë e reja të Shqipërisë pluraliste ishin ish-komunistë të caktuar nga Partia e Punës; komunizmi u sha prej tyre me themel e me çati; të përndjekurit e komunizmit, e shumta, u bënë policë, me përjashtim të ndonjë renegati që mori post të lartë, deri në këtë kohë ata kishin bërë dy greva urie; ish-pronarëve iu dhanë letra me të cilat të bënin gjyqe e të paguanin qimet e kokës për to, por nuk iu dhanë vetë pronat, edhe këta bënë një grevë urie që e quajtën “grevë vdekjeje”, sepse deklaruan se do të mbylleshin brenda mjediseve të grevës dhe do të ndërpritnin çdo komunikim me botën jashtë. Në këtë kohë ndërhyri policia dhe i nxori përdhunshëm nga greva.

Por, a do të thotë kjo se u zbatuan “udhëzimet e Katovicës” për gjendjen që u krijua, apo, mos vallë, zhvillimet që ndodhën prodhuan “udhëzimet e Katovicës”? Sido që të jetë, sot u bë mirë që dolën përsëri në dukje ato që ndodhën në Shqipëri që prej 20-22 vjetësh, për të parë dhe për të na kujtuar se sa keq, sa padrejtësisht, kanë vepruar udhëheqjet shqiptare, sidomos ndaj atyre shtresave për të cilat thanë se u ngritën për t’i mbrojtur.

Në kohën që u përhap “dokumenti”, aty nga viti 1997-1998, pra 15-16 vjet më parë, dëgjova edhe unë për të, por nuk i dhashë rëndësi. M’u duk i sajuar dhe pa interes, sepse fliste për gjëra që kishin ndodhur dhe jo për gjëra që do të ndodhnin, aq më tepër, nuk mund të pranoja se po veprohej në atë mënyrë, sepse u udhëzuam nga jashtë (shqiptarët kanë bindje të plotë se çdo gjë që ndodh këtu, vendoset jashtë) dhe jo sepse ajo mënyrë u vinte për shtat udhëheqësve të rinj, kryesisht të atyre të PD-së, që ndodheshin deri në atë kohë edhe në krye të shtetit dhe qeverisë. Kur më ra në dorë vetë dokumenti, as që e lexova. Mendova se ishin sajesa personash apo grupesh me interesa të caktuara. Unë kam një natyrë paksa dyshuesi dhe nuk besoj lehtë ato që nuk m’i pranon logjika, aq më tepër që di se ne jemi në përgjithësi të prirë për të shpikur dhe për të besuar çdo të pavërtetë sensacionale, kushdo që ta nxjerrë.

Tashti që debati u ndez përsëri, lexova një shkrim të Ardian Vehbiut me të cilin ai hidhte poshtë autenticitetin e “dokumentit”, pra të diskutimit të Ramiz Alisë në Byronë Politike, duke u bazuar vetëm në anën gjuhësore dhe drejtshkrimore të “dokumentit”. Një dokument i dalë nga zyrat e Byrosë Politike të asaj kohe nuk mund të dilte kurrë me ato gabime që vinte në dukje Ardiani. Për mua analiza e tij, më bëri ta hidhja poshtë aty për aty, pa asnjë dyshim, autenticitetin e “dokumentit”, një faksimile e së cilit ishte paraqitur në gazetën “Dita”. Në një shkrim të tij, Grid Rroji thoshte se nuk duhej marrë me stilin, gjuhën dhe drejtshkrimin, por me thelbin e “dokumentit”. Në qoftë se me ndonjë mënyrë të besueshme hidhet poshtë shkrimi, nuk ka më kuptim të flitet për thelbin e tij. Në qoftë se themi se kemi gjetur një “shkrim ilir” që thotë se në trojet ilire janë bërë këto e ato 500 vjet para Krishtit, por shkrimi është bërë me gjuhën dhe standardin e sotëm, atë dokument e hedhim poshtë dhe nuk merremi me analizën e asaj që thotë shkrimi. Nga gjuha dhe shkrimi mund të kuptohet shumë, qoftë për atë që shkruan dhe qoftë për vetë shkrimin.

Një tjetër arsye që më bën dyshues ndaj dokumentit, që e bën atë për mua jo vetëm joautentik, por edhe inekzistent, është se ato që jepen në të, u zbatuan vetëm në Shqipëri, në vendin që nuk mori pjesë në “mbledhjen e Katovicës”, në vendin që nuk kishte asnjë detyrim për t’i zbatuar ato udhëzime dhe nuk u zbatuan në vendet që i formuluan ato udhëzime, pra në vendet e Evropës Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik.

Shpërndarja e dokumenteve të rreme për qëllime të caktuara politike, për të manipuluar mendjet e njerëzve janë përdorur gjithnjë dhe kudo. Po jap dy shembuj.

Në vitin 1994, 70 vjet pas Kryengritjes së Qershorit të vitit 1924, e cila e bëri Zogun të largohej e të shkonte në Jugosllavi, si dhe një vit mbas dëbimit të Leka Zogut brenda 24 orësh nga Shqipëria, filloi një propagandë antizogiste cila arriti kulmin me daljen në televizor të historianëve të Berishës, të kryesuar nga krushku i tij, nga vjehrri i Argitës, nga Luan Maltezi, të cilët shpallën me bujë zbulimin e një dokumenti në të cilin thuhej se Ahmet Zogu kishte bërë një marrëveshje me 16 pika me kryeministrin serb Pashiç, sipas së cilës Pashiçi do ta ndihmonte Ahmet Zogun të rikthehej në pushtet dhe Zogu, në shkëmbim, do t’i bënte një numër lëshimesh të cilat vinin në pikëpyetje sovranitetin e Shqipërisë. Kjo marrëveshje e cila nuk zbulohej për herë të parë atë natë, ishte zbuluar, në të vërtetë, që në vitin 1986 nga historianë të tjerë, por ishte lënë në heshtje, sepse i mungonte autenticiteti. Marrëveshja, apo dokumenti në fjalë, i dërgohej qeverisë italianë nga një punonjës i saj në Shqipëri, i shkruar italisht, pa vulë e firma të Zogut e të Pashiçit dhe ishte botuar në një gazetë italiane. Ky dokument nuk kishte asnjë rëndësi dhe ishte lënë në heshtje jo vetëm se i mungonin elementët kryesorë që do ta cilësonin si dokument, por edhe sepse asnjë nga pika të marrëveshjes nuk dilte të ishte zbatuar nga Ahmet Zogu. Berisha atëherë mendonte se Leka Zogu i paraqiste rrezik pushtetit të tij dhe e luftoi me të gjitha mënyrat, edhe me anë të propagandës. Kur pa se nga Leka Zogu nuk i vinte asnjë rrezik, në vitin 2013, ai i ngriti monument Ahmet Zogut në Tiranë!

Por, rasti më flagrant, i njohur ndërkombëtarisht, i përdorimit të dokumenteve të rreme për të mashtruar popullin, ndodhi në Rusinë e Carit në vitin 1903, me pamfletin që u quajt “Protokollet e Pleqësisë së Zionit”.

Në “Protokollet e Pleqësisë së Zionit”, flitet për një komplot hebre ndërkombëtar që gjoja ishte diskutuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë midis udhëheqësve të ndryshëm hebrenj të cilët vinin si qëllim dominimin e botës përmes minimit të moralit dhe dominimit të ekonomisë. Botimi i tij u bë nga policia sekrete ruse me mbështetjen e vetë Car Nikollës II, i cili ishte pjesëtar i organizatës antisemite “Një qind të zinjtë”.

Ideja e një komploti hebre qarkullonte prej shekujsh, por Protokollet i dhanë atij jetë të re. Ngjarjet tronditëse të kohës: krizat ekonomike, revolucionet, epidemitë dhe, sidomos, Lufta e Parë Botërore ishin “dëshmia” e vërtetësisë së atyre protokolleve!

Në vitin 1920, ato protokolle u botuan në Angli dhe po aty, në vitin 1921, pasi u studiuan, u cilësuan si të rrema. Gazeta “Times”, tregoi burimin nga ishin marrë ato të ashtuquajtura protokolle. Nga krahasimi që iu bë tekstit të pamfletit me një novelë të një satiristi politik francez, Maurice Joly, me titull “Dialog në ferr midis Makiavelit dhe Monteskiesë” si dhe të një kapitulli të librit “Biarritz” të novelistit antisemit gjerman, Hermann Goedesche, që qe përkthyer në rusisht në vitin 1872, doli që ato protokolle të ishin një montazh i atyre dy librave. Novela flet për një takim të fshehtë të “Pleqësisë së Zionit”, pra të udhëheqësve hebrenj, që gjoja ishte zhvilluar në mesnatë në varrezën e vjetër hebreje në Pragë. Këtë takim të tyre dhe diskutimin për të drejtuar dhe skllavëruar botën e dëgjuan dy të krishterë të fshehur pas disa varresh. Siç tregojnë ata të dy, hebrenjtë biseduan se si të minonin moralin e botës, se si të përqendronin në duar të tyre kapitalet e të gjitha vendeve, se si të siguronin posedimin e tokave, hekurudhave, minierave, shtëpive, se si të viheshin në krye të të gjitha organizatave, se si të zinin postet më të larta qeveritare, se si të paralizonin tregtinë dhe industrinë kudo, se si të zotëronin shtypin, të krijonin legjislacionin, të bënin për vete opinionin publik dhe lëvizjet kombëtare dhe të gjitha këto për t’ia nënshtruar të gjitha kombet fuqisë së tyre.

Duke përdorur si fakte ato që shkruheshin te protokollet, Rusia filloi pogrome kundër hebrenjve dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ajo kreu dëbimin në masë të tyre nga qytetet ruse që ishin pranë vijës së frontit.

Në vitin 1922, Protokollet u botuan në Gjermani dhe më pas edhe në Poloni, kur mendohesh se Polonia ishte e kërcënuar nga Rusia Komuniste që drejtohej nga hebrenjtë.

Përkthime të Protokolleve u bënë edhe në shumë vende të tjera evropiane dhe amerikanojugore, madje edhe në Japoni. Në vitin 1925, Protokollet u botuan në arabisht.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahësi më i madh i Protokolleve ishte antisemiti Henri Ford, prodhuesi i famshëm i automobilave, i cili as që e vinte në dyshim autenticitetin e Protokolleve. Në Amerikë protokollet u botuan si libër në vete në vitin 1922 dhe u shitën në rreth gjysmë milioni kopje.

Në Gjermaninë Naziste, pas vitit 1933, teksti i protokolleve mësohej në shkolla edhe pse kishte kohë që ishte vërtetuar se ato ishin të rrema.

Kur Henri Kisinger, hebre, Sekretari Amerikan i Shtetit në kohën e Presidentit Nikson, vizitoi Arabinë Saudite në vitin 1976, mbreti arab, Fahd, i dhuroi atij një kopje të protokolleve dhe iu lut që ta lexonte me vëmendje për të kuptuar “problemet e kohës”. Ajo që duhej të kuptonte hebreu Kisinger, sipas protokolleve, ishte që të gjitha luftërat shkaktoheshin nga hebrenjtë, të gjitha depresionet ekonomike shkaktoheshin prej tyre dhe shpëtimi realizohej vetëm duke i asgjësuar të gjithë ata.

Tashti, në fund, kemi të drejtë të pyesim thjesht për kuriozitet: nga doli “dokumenti i Ramiz Alisë”, i bazuar tek “Udhëzimet e Katovicës”, dhe përse doli, ç’qëllim pati? Është vështirë të gjesh përgjigjet e  këtyre pyetjeve, por me njëfarë sigurie, nisur nga logjika, mund të thuhet ai u bë për të goditur Ramiz Alinë, i cili, herë me të drejtë, dhe më shumë pa të drejtë, mbahet përgjegjës për çdo të keqe të ndodhur në Shqipëri pas vitit 1991 e deri sot. Në qoftë kështu, “dokumenti” mund të jetë hartuar nga zyra e propagandës së PD-së. Por, ai “dokument” mund të jetë bërë edhe për të goditur Sali Berishën që po drejtonte pikë për pikë siç thuhej në të, dhe po qe kështu, “dokumenti” mund të jetë hartuar nga individë apo grupe të djathta anti Berishë brenda PD-së. Ka shumë gjasë të ketë ndodhur kështu edhe pse dokumenti, siç dëshmoi ish-kryeredaktori i gazetës “Republika”, Dalip Greca, iu dha atij nga Tomor Malasi, deputet i Partisë Demokratike, me kërkesën që ta botonte, në gazetën “Republika”, gazetë e Partisë Republikane, e cila në atë kohë ishte në grupimin “E Djathta e Bashkuar Shqiptare”, grupim që ndodhej në opozitë me PD-në. Tomor Malasi qëndronte në spektrin e djathtë të PD-së e më pas u eliminua nga ajo parti.

Apo, mos vallë, “Udhëzimet e Katovicës” u shpikën nga qarqe okulte me qëllim që shqiptarët të ulnin kokën, të pranonin një fatalitet, të mendonin se fati i Shqipërisë paskomuniste ishte vendosur jashtë, ashtu siç qe vendosur edhe fati i Shqipërisë komuniste pak para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, në Konferencën e Jaltës?  Ndofta. Por, ndofta, dhe për shumë motive njëkohësisht.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

zoti harshova

që "katovica" si paraqitet në shqipëri të jetë me të vërtetë një legjendë urbane,thejshtë,si librat e shënjtë të thëna nga zoti dhe të pakundërshtueshme nga njeriu,është më se e vërtetë!!që katovica të jetë shkruar me fantazi në retrospektivë,prap ka shumë mundësi!

por të bazohesh në vlersimin drejtshkrimor të vebiut është gabim,më duket,nga ana juaj!!

jo se vë në dyshim aftësinë e njohjes gjuhësore të vehbiut!?aspak!

vë në dyshim aftësitë e tij hetuese!!këtu është i dobët!!

thuhet që ky "fjalim sekret"i ramizit është bërë në rrethin e byrosë plitike!dihet gjithashtu shumë mirë që antarët e byrosë politike përveç disa kokrrave,të fshira nga defteri në atë kohë,nuk ishin aq të zotë në drejtshkrim!!përfshi këtu dhe ramizalinë!!duke qënë i "fshehtë" ky fjalim,ka shumë mundësi të mos ketë kaluar nëpër duart drejtformuese dhe drejtshkruese të aparatit të KQ!për pasojë mund të kemi një "dokument të tillë",jo të përshtatshëm!!

megjithë këtë arsyetim,unë mbetem se kjo fantazi katoviciane është "fantazi në retrospektivë"e asgjë më tepër!!është një nga ato legjenda të ditëve të sotme!!sa për të shtyrë një muhabet të ëmbël pas dopjos së katërt!!aty jemi të gjithë të rrumbullosur kështu që dhe muhabeti duhet të jetë i rrumbullakuar!!

Submitted by Kundërcjapi (not verified) on

Shkruan:

thuhet që ky "fjalim sekret"i ramizit është bërë në rrethin e byrosë plitike!dihet gjithashtu shumë mirë që antarët e byrosë politike përveç disa kokrrave,të fshira nga defteri në atë kohë,nuk ishin aq të zotë në drejtshkrim!!përfshi këtu dhe ramizalinë!!duke qënë i "fshehtë" ky fjalim,ka shumë mundësi të mos ketë kaluar nëpër duart drejtformuese dhe drejtshkruese të aparatit të KQ!për pasojë mund të kemi një "dokument të tillë",jo të përshtatshëm!!

Në qoftë kështu, i bie që dokumenti të mos jetë origjinal. Vehbiu e analizoi dokumentin duke u nisur nga premisa se ai po paraqitej si dokument origjinal, ose në shenjë respekti ndaj Pëllumbit dhe gazetës Dita. Mirëpo, me arsyetimin tuaj, i bie që atë ta ketë shkruar një anëtar i byrosë gjatë mbledhjes. Dhe meqë atë kohë njerëzit nuk merrnin me vete makina shkrimi në mbledhje, dhe tabletat nuk ishin shpikur akoma, i bie që origjinali i dokumentit të jetë shkruar me dorë.

Atëherë dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi nuk është origjinal, por një lëvere edhe më e pistë akoma. Dikush e ka shtypur në kompjuter, në bazë të shënimeve fantomatike me dorë, të cilat s'i ka parë kush. Dhe një dokument të tillë vetëm një budalla mund ta marrë për të mirëqenë, sepse ai është dyfish i larguar nga realiteti.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Me falni por ky material eshte i daktilografuar dhe daktilografistet e KQ dhe kryeministrise ishin te zonjat. Perderisa e pa nje daktilografiste nuk duhet te habitesh qe  e ka kaluar ne dore dhe redaktori. Pastaj ka nje analize mjafte te sakte te Muharem Xhafes ( "Dita" 21 tetor) qe tregon qarte se kemi te bejme me nje montim amatoresk.  Tek Fjala e Agron Tufes thuhet qe dikush e ka mare me incizim kur foli Ramizi, nje sajese, sepse ku kishte atehere aparate dhe kujt ja mbante te incizonte fshehurazi.  Perfundimisht eshte nje fals per tu thene njerezve eshte e shkruajtur heshtni dhe nenshtrojuni.

Submitted by anticensurë (not verified) on

me të vërtetë që llogjika e drejtë është që të jetë shkruar nga daktilografiste e redaktor por këtu flasim për një dok sekret,fjalim sekret,brënda një rrethi shumë të ngushtë!!të gjithë antarët e byrosë dinin të shkruanin me makinë shkrimi.nuk ka qënë ndonjë gjë e madhe!të gjithë kanë qënë zyrtarë të niveleve të ulta njëherë e një kohë dhe kishin mësuar e shkruar me makina shkrimi!nuk ma merr mëndja se u bënë dembelë pikërisht atë ditë!!sa për redaktorin nuk kishte nevojë,ai dokument nuk ishte për tu publikuar dhe për pasojë nuk kishte neveojë për ndreqje gabimesh!çfar ishte për të thënë e kanë thënë dhe besoj se janë kuptuar!!nqs është e vërtetë duket që janë kuptuar mirë shumë!!gjithçka shkon për mrekulli!fakti që e hedh posht ose që mund tu ketë dalë doret është sali berisha!!po të mos ishte rrevolta e '97ës ai nuk kish për të lejuar asnjëherë këtë rrotacion të kërkuar nga ramiz alia!!

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Nuk habitem qe te jete si thote Iliri ne fund te shkrimit. Doli ne skene me te marre pushtetin socialistet ne 1998 dhe ridel tashti pasi ata kthehen ne pushtet.   Sidoqofte mbeten dy gjera qe publiku ti dije                                                                                                                                       1. Duhet hulumtura ne gazetat e viteve 1994-8 kur eshte botuar se pari.                                                                                                                            2, Kete te ahtuquajtur dokument qe vetem i tille nuk eshte, ai materiak eshte  botuar ne revisten "Fjala" te Agron Tufes ne vitin 2007, numuri 2 jenar-shkurt, dhe askush nuk u intrigua.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Specialiste, analiste, te perziere e te paperziere tani po harxhojne te gjitha baterite per te vertetuar, a per te hedhur poshte autenticitetin e nje cope letre te daktilografuar, qe u paraqit nga prof. Pellumbi si nje fjalim a diskutim i R. Alise ne nje mbledhje te Byrose Politike. Mua me duket se askush nuk po e kap demin per briresh, me fjale te tjera askush nuk duket i interesuar ta zgjidhi problemin ne themel.

Ne fakt perpara se te gjykohet dokumenti nga ç-te apo e-te (nuk ma ben laptopi ate germen me dy pika siper), eshte daktilografuar, apo shtypur ne kompjuter, eshte me drejtshkrim apo me shtrembershkrim..... a nuk eshte me mire te gjejme pergjigjen e disa pyetjeve te tjera, si psh: A pati nje takim te shefave te PK ne Katovice ne vitin 1987? Neqoftese po, cfare u diskutua ne ate takim? A pati materiale sekrete qe u shperndane ne ate takim dhe a eshte publikuar gje rreth tij me vone? A ka patur botime nga historiane rreth atij takimi? (jo duke e googluar, por duke kerkuar seriozisht dhe jo vetem ne internet) E te tjera te ktij lloji.

Neqoftese ketyre pyetjeve u jepet nje pergjigje pergjithesisht pozitive, atehere per mua ne plan te pare nuk eshte me autenticiteti i dokumentit te Pellumbit, me ate le te merren qeflijte e letrave. Ne plan te pare del ceshtja a ka pasur nje skenar KATOVICA dhe ne se po, a u aplikua ky ne Shqiperi. Sigurisht, pasi kane kaluar me shume se 20 vjet qe atehere, ajo qe eshte bere nuk cbehet me.

Une kam frike se nese ka pasur nje skenar KATOVICA, ky jo vetem qe eshte zbatuar ne Shqiperi (pavaresisht nga autenticiteti i asaj letres), por akoma vazhdon me virulence te jashtezakonshme, kurse nese nuk ka pasur nje skenar KATOVICA, ngjarjet ne Shqiperi jane zhvilluar e zhvillohen, njesoj sikur ky skenar te egzistonte, skenari ne fakt eshte thjesht Ramiz Alia, po i vune emrin KATOVICA per t'ua lyer me sheqer sovjetik gjytyrymave te Byrose. Per argument kryesore sherben vetem dhe thjesht lista e emrave te shefave te larte te shtetit shqiptar nga 1990 e ketej, si presidente, kryeministra, lukunia e ministrave dhe e hajduteve te tjere qe formuan "klasen e re kapitaliste" etj.

Per ta mbyllur, zoti Hashorva, ke harxhuar boje e leter virtuale sa te duash per ate punen e Protokolleve te Zionit, por ke harruar qe logjikisht, te qenit jo autentike te atyre protokolleve, nuk e perjashtojne jo vetem autenticitetin e skenarit KATOVICA, por as autenticitetin e letres se daktilografuar te prof. Pullumbit.

Submitted by RP (not verified) on

eshte depistim,i pari e depistoi Ramizi,qe me gjume gjasa ka pasur kontakt me sherbimet sekrete te huaja.Tani e depistojne te tjeret sipas interesave.Mjaft thone se Berishen dhe Nanon i zgjodhi Alia,ka te ngjare qe keta te dy ia propozuan nga jashte apo brenda Shqiperise,por sigurisht ia propozuan.Protokollet akoma nuk vleresohen unanimisht si false,ka pro e kunder,diku nje dialog,diku nje veper fantazie ku mblidhen ca pleq naten ne varrezat e Prages,te tjere qe i besojne teorive komplotiste thone se ky ishte fillimi dhe fundi eshte NOW(Urdhri i ri boteror).Ka,sipas tyre,grupe qe dominojne financat dhe qendrat e kultures boterore,bankat,shoqerite e prodhimit te filmave,gazetat,revistat,librat e çdo gje tjeter.Psh,nje shembull te çuditshem e kam degjuar qe kur mbaroi L2B,Von Karajan u ftua si drejtor orkestre ne Metropolitan te Nju Jorkut,por ky nuk e kishte kritikuar nazizmin.Bileta i blene te githa ebrenjte dhe nuk shkuan,Von Karajan e ka dirigjuar orkestren ne nje salle krejt bosh.Nuk ka dokument origjinal per kete pune,por kjo nuk do te thote se ngjarja nuk ka ndodhur.Nuk ka dokument origjinal te Katovices,qe me shume gjasa ka qene ndonje debat polakesh me Gorbaçovin sesi t'ia benin veshtiresive ekonomike,por me shume gjasa Ramizi ishte ne korrent te veshtitesive ne bllokun e Lindjes dhe njefare plani duhej ta organizonte.Sesa ia doli do pyetur ai,por ne burg hyri ama,edhe ai edhe Nano,edhe Nexhmija,Shefqet Peçi vdiq ne burg,etj.Kete te fundit do e kete pasur kunj UDB-ja"Katovica"e vertete ndoshta .Madje Nano nuk hyri as per krime lufte,po lengje dhe ushqime,te cilat italianet i zbuluan te shperdorime dhe korrupsion brenda tyre,pa dale akoma nga porti i Barit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.