Jo rikthim në traditën e qeverisjes së Nanos!

Në deklaratën për shtyp që bëri Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, deputetja Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se "për herë të parë në Shqipëri ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative”. Por Tabaku nuk tregoi sesi është përdorur borxhi publik në vitet e qeverisjes së PD-së.
Në fakt, gjatë periudhës 31 dhjetor 2005 – 30 qershor 2013, borxhi jo vetëm nuk është përdorur për shpenzime rutinore operative, por ka mbuluar vetëm treçerekun e shpenzimeve kapitale (për investime publike). Kështu, stoku i borxhit publik në këtë periudhë u rrit 404 miliard lekë (rreth 4 miliard dollarë), ndërsa shpenzimet për investime publike ishin 540 miliard lekë (rreth 5.4 miliard dollarë). Pra, me të ardhurat e vetë buxhetit janë mbuluar të gjitha shpenzimet rutinore operative, si dhe rreth 1.4 miliardë dollarë shpenzime për investime.
Rishikimi emergjent që i bëri qeveria buxhetit për tremujorin e fundit, mund të justifikohet me borxhet e pashlyera ndaj biznesit, që sipas saj kapin vlerën rreth 0.5 miliardë dollarë. Gjithashtu, mund të justifikohet me mungesën e eksperiencës së drejtoreve të reja të doganave e tatimeve (të cilat ende vazhdojnë të merren me Fejsbukun). Por projekt-buxheti i vitit 2014, i cili është në hartim e sipër, duhet të vazhdojë traditën e mirë të marrjes borxh vetëm për investime, e jo për shpenzime rutinore operative. Madje duhet të vazhdojë edhe traditën e mbulimit të një pjese të investimeve me të ardhurat e vetë buxhetit.
Qeveria aktuale mund të ketë kritika për efektivitetin ekonomik të investimeve prej 5.4 miliard dollarë që kreu qeveria parardhëse. Gjithashtu, mund të ketë kritika për mënyrën e shpërndarjes së tyre në territorin e vendit. Madje, mund të ketë kritika edhe për abuzimet me to. Por një gjë nuk mund t’ia mohojë qeverisë së shkuar – në politikën buxhetore ajo u dha prioritet investimeve dhe jo shpenzimeve rutinore operative.
Pavarësisht kritikave ndaj qeverisjes së Berishës, duhet thënë se gjërat nuk mbetën njëlloj si në kohën kur qeveriste Nano. Kështu, gjatë qeverisjes së Berishës, edhe pse buxheti i shtetit u luhat në nivelin 26-29 përqind të Produktit të Brendëshëm Bruto, raporti mes investimeve publike dhe shpenzimeve operative u përmirësua ndjeshëm.
Gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, ndërsa gjatë qeverisjes së Berishës, kapën edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008. Dhe investimet, sado që mund të shpërdorohen gjatë tenderimeve, trupëzohen në objekte që kanë jetë të gjatë. Ndërsa shpenzimet operative treten në xhepat e zyrtarëve, në serbatorët e makinave shtetërore, në impulset e celularëve, etj. etj.
Një rikthim në traditën e qeverisjes së Nanos nuk do të ishte veçse një Rilindje e Nanos në petka të tjera...
Comments
Me eksperience/pa

Me eksperience/pa eksperience, si dhe me kohen qe u ha fejsbuku me zenka qaramanesh e fleterrufesh patetike, njefare regjim terrori ndaj kontrabandisteve e abuzuesve po vendoset avash-avash. Vetem me dy kolpo jane vene gati 12 milion USD gjoba. Pyetja qe ngrihet eshte mos ky terror tatimor vlen vetem per biznesmenet e aferm me qeverine e shkuar(ADA Petrol ne mos u gabofsha i perket njefare Gjoke Uldedaj). Dhe tjetra: U fol per nje klime te favorshme biznesi, bile Kryeministri na mallengjeu me iniciativen e tij per te shlyer borxhet ndaj tyre sa me pare(sikur kjo qeveri u detyrohej vetem biznesmeneve?!). Me keto gjoba te frikshme e raprezalje tatimore, klima e favorshme per biznesin mund te shendrrohet ne nje krematorium me te cilin mund te krenohen vetem tyryfyçkat qe kujtojne qe evazioni fiskal luftohet duke rrenuar bizneset. Po vertetohet skepticizmi i publikut me emerimet e Rames ne Tatime e Dogana: Paret qe do te mbajne ne kembe shtetin jane ne duar te do debatikasve hiperaktive e voluntariste, te cilet per te mos lene armikun te kaloje shembin uren e qytetit pa u menduar dy here. Problemi me kete filozofi eshte qe biznesi nuk eshte armiku, dhe ura qe keta po rrenojne me kaq zell jane te ardhurat qe mbajne ne kembe kete shtet. Shtet me mjete rrethanore i thone kesaj pune.

Ne nje emision televiziv...ne

Ne nje emision televiziv...ne TV Publik Shqiptar,

burri i permbajtur dhe miku i Edi Rames, multimilioneri Koco Kokedhima tha:
"...Megjithe mundimet qe na ka sajuar rregjimi i Berishes...tere keto vite....Ne s'kemi bere kurre "Ahh.."...dmth nuk e ka shprehur dhimbjen Koco...

Ne fakt Koco nuk ka bere "Ah", por "Ahhhhh" kane bere gazetaret dhe bashkepunetoret e medieve te tij qe jane paguar poshtersisht minimalish dhe cinesisht!

Zaloshnja ose ka harruar, ose

Zaloshnja ose ka harruar, ose ben vete sikur nuk mban mend: Kur erdhi Nano ne pushtet ne vitin 2007, gjitha institucioneve ne vend, perfshire edhe komisariateve te policise, u ishte vene zjarri, keshtu qe eshte krej normale nje raport i zhdrejte mes investimeve publike dhe shpenzimeve operative. Apo e kam gabim?

ne vitet 2000-2001,

ne vitet 2000-2001, investimet perbenin 25% te buxhetit, ndersa ne vitet 2004-2005, vetem 15%...

Zaloshnja thote qe "Gjatë

Zaloshnja thote qe "Gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit". Nano erdhi ne pushtet ne '97 dhe shifra 25% eshte e 2000-2001-shit, qe po e Nanos eshte. Per shkak te korrupsionit iku Nano, keshtu qe korrupsioni eshte nje arsye e madhe pse kane rene te ardhurat ne 2004-2005.

Nano erdhi ne pushtet ne

Nano erdhi ne pushtet ne 2007?!???? Paske qene ne gjendje kome per kohe te gjate mor bir.....

ne kete artikull mungojne

ne kete artikull mungojne shume referenca per te kuptuar kompleksitetin e vertete te gjendjes aktuale. nese kapemi vetem mbas nje treguesi, nuk mund te shpjegojme asgje.

....sidoqe te jete asnjehere

....sidoqe te jete asnjehere nuk mund te shpiegohet ndonje gje.......nga e ahtuquajtura Rilindje..........

pavarsisht idesë së mirë të

pavarsisht idesë së mirë të zaloshnjes,ai ka mbetur në nivelin e një komentuesi të thjeshtë!!sikur të ishte një shkrim nga tonët!!shkruar shpejt e shpejt me ato që na kujtohen për momentin,pa u thelluar dhe bile pa e rilexuar!!

zaloshnje në do të japësh mendimin tënd në një artikull shkruaj tamam si duhet dhe jo muhabet kafeje!!

ne kafene nuk gjen njerez qe

ne kafene nuk gjen njerez qe hulumtojne dhe analizojne nje per nje te gjitha buxhetet e shtetit nga viti 2004 deri ne vitin 2013...

më vjen keq për këtë lloj

më vjen keq për këtë lloj përgjigje që keni dhënë!!shumë e dobët dhe jashtëzakonisht emocionale!!

për katër shifra të dhëna më lart nuk mund të pretendoni se është "hulumtim" e aq më pak

e analizë!!

jini pak më tepër profesionalë dhe më pak emocionalë!!nuk ju ka hije një përgjigje e tillë!!

merrni shëmbull nga koloreto cukali(e keni pjestar të gazetës tuaj)dhe reldar dedaj e jo nga adrian vehbiu e "analistët" e tij!

megjithatë jeni më të mirë se edi rama blog e shenasi rama që të dy as që të japin mundësinë që të publikosh diçka që është në mospërputhje me mendimin e tyre,ose më mirë që nuk i lavdëron ata!!

tek shekulli nuk mund të botosh më,kurse tek mero baze të bllokojnë "spam" dhe duhet të ndërrosh pseudonimin çdo tre ditë!!bile asqë mund të kopjosh shkrimet e tua!!

eh rilindje,lirindje!!

të gjithë pas liderit të radhës e thënë shqip!!po ta këtheja në gjuhë më të thejshtë do të ishte ndryshe!!

përshëndetje respublica

dhe faleminderit në paradhënje për botimin e kësaj replike!!

shpresoj të mos zhgënjehem!?!?

Qe te arrinte tek kater

Qe te arrinte tek kater shifrat qe thua, Zaloshnjes i eshte dashur te hulumtoje dhe analizoje nje per nje te gjitha buxhetet e shtetit nga viti 2004 deri ne vitin 2013, sic e ka sqaruar me siper. Tregoni pak respekt per punen e te tjereve, pavarsisht nese ju pelqejne apo jo konkluzionet e punes se tyre.

zotëri, un tregoj rrespekt

zotëri,

un tregoj rrespekt për çdo lloj pune!!kam punuar në çdo lloj pune dhe kam qënë krenar gjithnjë,por nuk mund të pranoj që një artikull i shkruar si "opinion" të mjaftohet me 4 të dhëna!!zotëri unë nuk e di se çfar ka në kokë zaloshnja!unë nuk jam makro o mikro ekonomist unë dhe shumë,shumë të tjerë jemi njerëz të thjeshtë që duhet të na i shpjegoni qartë gjërat!!nqs zaloshnja shkruan në një revistë profesionale dhe për profesionistë mund të shkruaj dhe më thjeshtë,ndoshta ata e kuptojnë,por nuk mund të mjaftohet me të njëjtën mënyrë shkrimin në një gazetë të përditëshme që i drejtohet një publiku normal,të gjërë!!

këtu nuk është mungesë respekti për punën e tij,por është një mungesë rrespekti për "gjysmagjelat" që ai shkruan!

më vjen keq që po këmbëngilni për një fakt që është me të vërtet shumë çalaman!!

Add new comment