Unë jam gegë- shqiptari i dyzuar brenda nesh

Përgjithësisht, kritikët e librave në Shqipëri nuk janë edhe aq mendjehapur dhe tolerantë. Pasi kanë mbyllur kapakët e një libri nuk është se reflektojnë duke shtruar pyetjen: “Vepër, çfarë ke për të më thënë”? Në shumicën e rasteve, ata ngrenë ndaj tij kërcënueshëm gishtin tregues: “Vepër! Ki kujdes dhe dëgjo mirë se çfarë po të them”! Sidomos kur libri titullohet “Unë jam gegë” dhe sidomos kur autori i saj është një skraparllí me emrin Mustafa Nano, gishti kërcënues i kritikut tendoset që në titull për t’u kthyer më pas në një grusht, që i turret autorit dhe e godet atë. Publikisht dhe poshtë brezit.
Çfarë fshihet brenda kapakëve të “Unë jam gegë”? Asgjë më shumë sesa një sprovë eseistike, e cila përpiqet t’i bëjë një fotografi dy pjesëve përbërëse të kombit shqiptar, gegë e toskë. Natyrisht rezultati, është një fotografi e shumë fotografive të mëparshme që autorë të shumtë, vendas e të huaj, i kanë bërë strukturës dykrerëshe të kombit shqiptar, por edhe syri origjinal i Nanos është i pranishëm aty, në atelienë e krijimit të kësaj panorame. Asgjë më shumë se kaq. Problemi është se poetit Bajron ia pranojmë gjithçka thotë për shqiptarët, Edit Durham-it po e po, Konicës e Kadaresë herë po e herë jo, Rexhep Qosjes më shumë jo se po, Schmitt-it disa po e disa jo. E kështu më radhë, pa përmendur faktin se një shkencë e tërë si antropologjia ngrihet mbi themelet e dyshimta të përgjithësimit të karaktereve të fiseve apo popujve.
Rastësisht e quajta “fotografi” esenë e Nanos. Por, mesa duket, këtu fillon problemi. Të tjerë e shohin (nëse kanë denjuar ta lexojnë) atë si “karikaturë”. Arsyeja për sherr në këtë rast është evidente. Fotografia pasqyron besnikërisht (?) një realitet, ndërsa karikatura e shtrembëron atë. E megjithatë kam bindjen se “eksitimi online” (siç e quajti vetë autori Nano) ka arsye më të thella se një debat i mundshëm “fotografi” vs “karikaturë”. Pretendimi për gjoja mungesë saktësie, objektiviteti shkencor, zgjedhje autorësh apo metodologjie të gabuar në librin e Nanos është i gjithi një alibi. Sepse nuk besoj se mënyra e duhur e leximit për produkte të tilla është ngritja e pyetjes “a është e vërtetë ajo që shkruan autori”? Sigurisht që nuk mund ta provojmë shkencërisht që me “gegët bën komb e me toskët bën shtet”, por kush mund të guxojë shkencërisht të vërë shenjë barazimi kulturor midis një gegu mirditor dhe një labi vlonjat?
Po çfarë ka atëherë “Unë jam gegë” sa të zgjojë kritika idhnake, pikcikme tallëse apo parodizimin e Portokallisë? Me një lehtësi lodërtare Nano ka prekur kategorinë më sensibël të shqiptarëve, për të cilët identiteti është një shenjtëri dhe, si e tillë, është sakrilegj ta vësh në pikëpyetje apo ta ndryshosh. Nano ka guxuar të trazojë ujërat e turbullta, poshtë të cilave struket identiteti i dyzuar i shqiptarit. E për atë që guxon ta prekë identitetin s’ka shkencë a objektivitet shkencor që të shpëton. As marrja në mbrojtje nga dy gegë si Alfred Serreqi dhe Primo Shllaku nuk të shpëton nga kryqëzimi…
“Unë jam gegë” nuk ngre aspak pretendimin për saktësi shkencore. Është thjesht perceptim i një njeriu të lirë, i cili prek nervin e një shoqërie si kjo e jona që endet e dyzuar përsëbrendshmi nëpër zona tabùsh, mes gegësh e toskësh, myslimanësh e katolikësh, të djathtësh demokratë e të majtësh komunistë. Pickon nervin e shqiptarëve, të cilët identitetin e kanë akoma si garant të qëndrueshmërisë përballë të papriturave të ekzistencës. Mjerë ai, që, si Muç Nano, guxon të lëvizë gardhiqet e kësaj toke. Nano na vë të gjithëve para një pasqyre e në këtë rast vlen aforizmi i Lichtenberg-ut “libri është si një pasqyrë: kur ajo i vihet përballë një majmuni, në të s’ka se si të reflektohet një apostull”.
Marrë nga Mapo
Comments
z.Gilman,libri o eshte

z.Gilman,libri o eshte fotografi,siç thua me lart,ose eshte pasqyre,siç sjell aforizmin poshte;mund te jete edhe gjysma-gjysma.Por kritika eshte e bukur,z.Muçi eshte e lire te shkruaje,mbase nje liber i tille kish nevoje per nje bashkautor gege,por sidoqofte eshte nje mundim qe duhet pershendetur.Zaknisht nga nje liber i njerit autor lindin disa libra te tere polemike me antitezat e tyre.Edhe ne kete fushe do kontriboje.Hhhahahaaa,harrova te te kujtoj qe Otzi mbushi 69 vjeç,eshte i kuq si molla,deklaroi se ne Facebook e klikuan 1.7 milione,qe do te thote se 1 ne dy shqiptare ka kompjuter dhe patjeter eshte mik i Otzit.

Nanon nuk e gjykoi njeri per

Nanon nuk e gjykoi njeri per mendimin e tij ! Askush nuk iu kundervu atij pse ky ishte mendimi i tij ! Nanos , me ndjeshmeri , qe hodhi poshte "pretendimet" e vete Nanos , iu kundervune "gege" dhe "toske" (sic ka qejf ta ngjyrose peisazhin kombetar Nano) njelloj me te njejtat shprehje dhe qendrime !

Prandaj edhe nje here , nuk se iu kundervune "mendimit" Nano apo nanik , por ideologjise dhe "teorise nanike" , te shfaqur ne kete permledhje fletesh te daktilografuara ! Zemren me thike e hapin edhe doktoret , por dallojne nga kriminelet nga "menyra" e te futurit te thikes ne zemer dhe nga qellimi !

Si duket "grup-fleta" e Nanos , i ka tingelluar publikut si ky rasti i dyte ! Nuk besoj ne paradigmen "nanike" se shqiptaret jane ne shumice "qorra te mendimit" ! Historia nuk na i mbeshtet kete teze , por dhe une personalisht nuk e kam konstatuar nga vezhgimi personal !

duke mbështetur lleshin dhe

duke mbështetur lleshin dhe duke u raferuar fjalisë tuaj:"“Unë jam gegë” nuk ngre aspak pretendimin për saktësi shkencore." mund të them se që të dy keni të drejtë!!

lleshi po e po me krahasimin e dorës që mban thikën dhe qëllimit për të cilë e përdor,por dhe ju me mos pasjen e saktësisë shkencore!!

problemi qëndron tek përdorimi që i bëhet këtij libri!!ka tipa të tillë që duan ta ndajnë shqiptarin në gegë e toskë!ka të tjerë që kanë qef dhe përpiqen ta ndajnë në shqiptar,kosovar,dardan,iliridas e turrli soji!pavarsisht se më të shumtët janë kundër kësaj ndarje të paktët dominojnë!dominojnë sepse kanë mundësinë që të shkruajnë gomarllëqe,të përkëthejnë pisllëqe dhe të mbështeten në këto ndyrësira për të vendosur bazat e teorive të tyre!!

shumë shpejt pas botimit të shkrimit përmbledhës për publikimin e deklarimit të nanos se nuk na qënkësh shqiptar por vetëm geg,dolën shkrimet idioto injorante të kimete berishës,këlluftaritë e zakonshme të primo shllakut dhe persekutimit që ai vazhdon të ketë në të shkruarin e tij shkodran!këto duke kapur fragmete të "teorisë aspak shkencore të nanos"vërtetojnë kryqëzatën e tyre të marrë e shkatërruese!!atë kryqëzatë që na ka shëndruar në një shtet minimal!atë kryqëzatë që nuk është shuar asnjëherë në historinë tonë!!kryqëzatën e mosmarrveshjes,të përçarjes!!

çezari thoshte "përça e sundo",ndoshta tek ne nuk i është dashur ta përdorë këtë taktikë!!e kemi në gjak!bëjmë gjithçka për të mos u bashkuar!!kjo nuk tregon as se jemi të prirur për shtet e as të prirur për komb!!!

kjo tregon se jemi një popull i pa civilizuar për të qënë i bashkuar,jemi të prapambetur prandj jemi të coptuar!

jemi primitivë prandaj jemi të drejtuar nga njerëz të korruptuar,përçarës e pjellim vetëm DIKTATORË!!

Add new comment