Ndërmjet turko-islamëve dhe euro-centristëve!?...

Postuar në 26 Tetor, 2013 06:22
Xhemal Ahmeti

Çdo fobi sado e fryrë që të jetë ajo duhet të merret seriozisht. Nuk duhet lejuar që ajo të multiplikohet aq sa të dërrmojë një shoqëri. Islamofobia dhe Turkofobia nuk janë të shpikura e as të importuara nga „armiqtë e kombit shqiptar“, ato janë tonat, sepse po analizuam situatën, faktet, përplasjet, diskurset ka faktorë e indikacione të mjaftueshme për veprimtari e njerëz që këmbeduar përpiqen ta drejtojnë shoqërinë kosovare dhe shqiptarët në tërrësi drejt një bote tjetër. Pa vullnetin e tyre. Pakica e drejtuar nga klane e organizata minore të korruptuara duan me çdo kusht ta materializojnë agjendën e tyre.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, demonstroi kulmin e pakulturës dhe injorancës së tij, kur kritikën ndaj këtyre fenomeneve e diskualifikoi si idiote. Fjala idiot është shumë e rëndë dhe rëndom i përket të parit që shqipton atë. Na merr mendja se ku e ka: që ta zhvatim Turqinë si dikur Rusinë, Kinën, mirëpo me cilin çmim? Ai nuk është as historian, as politkolog e as ekonomist e si artist duhet ta ketë një shkollë elementare për ta ditur se shteti dhe imagjinata, iluzionet nuk shkojnë bashkë.

Kolegu i të parit Hashim Thaçi – atëherë kur nuk e ka asistencën e atyre që e bënë – del kryeipadituri i politikës, shtetit, kulturës, historisë. Nëse madje edhe pjesa dërrmuese e këshilltarëve të tij dhe faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë janë kundër kapjes dhe monopolizimit të ekonomisë (dhe shumë sendeve tjera) nga ana e Turqisë erdoganiste, ai mos punon me atë moton „pas meje u djegtë shpia“! Ai vepron – le t’i lëmë dëmet tjera anash kësaj radhe – në atë mënyrë që shporrja e tij domosdo të jetë lutje e parë e çdo kosovari.

Metakritikët – ata që kritikojnë kritikën turke, islame – kanë të drejtë që janë kundër histerisë, por vetëm nëse këtë e kanë brengosje për higjienën shpirtërore dhe mendore të qytetarëve të Kosovës e jo nëse atë e kanë për t’i nënçmuar apo injoruar fobitë e tyre. Edhenjëherë: ato nuk janë të paarsyeshme. Kanë bazë.

Disa nga miqtë tanë kërkojnë po të njejtën fobi edhe ndaj perëndimorëve. Kritika duhet të ekzistojë sapo BE, amerikanët dhe të tjerët të fillojnë ndërtimin e kishave, të instrumentalizojnë religjionet dhe t’ia marrin Kosovës resurset – po në bazë të kësaj vëllazërie ideologjike – më të rëndësishme (pse a nuk kanë amerikanët, gjermanët pare për ta blerë aeroportin a?). Përderisa ata rrijnë me institucionet e tyre aty – duke punësuar mijëra njerëz – për të na treguar si instalohet shteti i së drejtës, demokracia, pa të cilat nuk ka popull e shtet stabil, askush nuk guxon as që ka të drejtën morale të krahasojë interesat turko-arabe në Kosovë me ato perëndimore. Askush. Mungojnë faktet dhe çdo krahasim është nëna e absurdit.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>As mish e as peshk. Ben mire qe vegjeton menderisht o Xhel Meti.</p>

Submitted by Arnaut (not verified) on

<p>Rama tha me ne fund dicka me mend. Ata qe kritikojne deklaraten mbeshtetese ndaj Kosoves te Erdoanit jane idjote e kaluar idjoteve...</p>

Submitted by Tan Lepri (not verified) on

<p>Edi Rama kishte te drejte. Sidomos ne Kosove e Maqedoni ka nje shume te madhe njerezish me emra xhemalesh e ahmetesh, te cilet edhe pse duken turq, shajne me rrenje origjinen e tyre kulturore. Kjo skizofreni qe ata kunder kultures turke te gjysherve te tyre, nuk mund te shpjegohet ndryshe, por vetem si nje idiotesi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.