Fenomeni Miley Cyrus e “Zogu” i Tunës

SIVJET ËSHTË VËRTETUAR SE ka dy gjëra për të cilat debatohet më tepër sesa njohjet e shtetësisë dhe gjendja ekonomiko-politike në Kosovë, ose se kërcënimi për bllokadë buxhetore të SHBA-së – “zogu” i Tunës dhe transformimi i vajzushës më të dashur të Hollywood-it, Miley Cyrus. Që të dyja kanë në thelb përcaktimin e këtyre që të eksploatojnë me provokimin më të vjetër në historinë e njerëzimit – seksin dhe seksualitetin. Dhe, po, është i vjetër shumë dhe, po, është eksploatuar shumë dhe, po, vazhdon të gjenerojë edhe sot e kësaj dite në debatet më të zjarrta dhe ndarjen në taborët pro et contra. Mirëpo, thuaja, gjithnjë rezultati është i njëjtë: suksesi komercial.
Debatet, që shpesh shkojnë që nga nivelet e llafeve më të ulëta nëpër kafene e rrjete sociale e deri te diskutimet akademike, vetëm sa shtojnë nivelin e interesimit të përgjithshëm për aktorët e shfrytëzimit të franshizës së seksualitetit dhe si rrjedhojë ndodh rritja e popullaritetit, që përkthehet edhe në rritje të xhirollogarive bankare, ose parave nën jastëk.
Nga ikona të fëmijëve, në të rritur provokues seksualë
MILEY CYRUS KËTË javë e ka vërtetuar fuqishëm se plani i saj ishte mjeshtërisht i menduar. Ajo ia ka dalë që të ketë si këngën ashtu edhe albumin e saj të ri “Bangerz” në pozitën numër një në shumë toplista botërore, përfshirë edhe dy më të rëndësishmet, atë të SHBA-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Videoklipi i saj për këngën “Wrecking Ball’, ku shfaqet tërësisht e zhveshur mbi një top të madh dhe duke lëpirë me gjuhë një çekan gjigant – i cilësuar si një ndër më provokativët – ia ka dalë të thyejë rekordet e derisotme për shikim në internet në faqet si Vevo e YouTube, me mbi 19 milionë, gjegjësisht 16 milionë klikime brenda 24 orësh.
Teksa “çmenduria seksuale” e Miley-it kishte filluar dy-tre muaj më herët, me videoklipin tjetër “We Can’t Stop” dhe performancën e saj gjatë ndarjes së shpërblimeve të MTV-së. Vallëzimi superseksual në pikën e saj provokative me Robin Thickle u bë ngjarja më e diskutuar dhe njëkohësisht e kritikuar e vitit në show-biznesin botëror.
Moralistët e akuzojnë Mileyin për shembull të keq për fëmijët përgjithësisht, pasi që ajo deri dje kishte qenë karakteri më i padjallëzuar televiziv, me rolet në serialin e Disney “Hannah Montana” dhe këngët për fëmijë.
Çka tash, thonë ata, kur të gjithë fëmijët të shohin idhullin e tyre lakuriq dhe në skena erotiko-pornografike?!
Por, si duket, si gjithmonë, të gjithë kritikuesit harrojnë se njëlloj me Miley-in rriten edhe fëmijët që atë e adhurojnë dhe se janë të njëjtët fëmijë që klikojnë hapur ose fshehurazi videoklipet e saja rekordmene.
Sigurisht se Miley ishte bukur koshiente për efektin që do të ketë franshiza e seksualitetit e përdorur prej saj, pikërisht për shkak se të tjerët në të do të shihnin fëmijën e deridjeshëm.
Mirëpo, a s’ishte bërë kjo me sukses të madh po ashtu në të kaluarën nga koleget e saja në fushën e muzikës?
Madonna, një prej ikonave të papërsëritshme të pop-kulturës, ishte ndër të parat që kishte eksploatuar atë që edhe ajo e kishte mësuar duke filluar që nga pikturat nudo të mjeshtërve të Renesancës, filmat e epokës së artë të Hollyëoodit e deri te romanet e shkrimtarëve të mëdhenj si “Lolita” e Nabokovit dhe shumë të tjera nga Henry Miller, Charles Bukoëski etj. Hiti i saj i parë i madh ishte kënga “Like a Virgin” (Si virgjëreshë) në moshë të njomë, për të vazhduar pastaj me shumë video e filma erotikë e për të kulmuar me librin semi-pornografik “Sex”.
Njësoj kanë vazhduar edhe yje të tjerë të muzikës që kishin filluar karrierën si fëmijë, siç është rasti i Christina Aguileras dhe Britney Spears. E mbase për të vulosur një brandim mbi franzhizën e ish-fëmijëve’tash’të’çmendur’seksualisht këto dy të fundit bashkë me Madonnan edhe mbahen mend për puthjen e shumëpërfolur lesbike ndërmjet vete pikërisht në skenën e shpërblimeve të MTV-së, disa vjet më parë.
Kështu që Miley e ka pasur recetën e gatshme dhe me rezultatin e vërtetuar. Ajo vetëm sa e ka shfrytëzuar pak më shumë edhe reputacionin më të madh se të gjithë të tjerët që e ka pasur si ikonë fëmijërore e ekranit (është tinejxherja më e paguar në histori të show- biznesit) dhe e ka rritur edhe për pak gradacionin e zhveshjes në videoklipet e performancës erotike në skenë.
Para vetes e ka pasur dilemën, të mbesë në kujtesë përgjithmonë si fëmijë yll, por e harruar dhe me probleme si e rritur (shembujt e yjeve të filmave si “Annie” dhe “Home Alone”), ose ta provojë formulën e provokimit të përhershëm – seksi shitet!
Nga Adelina Ismaili te Tuna
E SE SEKSI DHE seksualiteti shiten e kanë kuptuar edhe këngëtaret e muzikës në shqip.
Në një krahasim bukur të afërt me Miley-in, në trojet shqiptare po e bën edhe Altuna Sejdiu – Tuna. Ndonëse rreth dhjetë vjet e shikuar si një ndër emrat e shumtë të zakontë të estradës shqiptare, u nevojit një hap i guximshëm në një videoklip dhe ajo u bë përnjëherë këngëtarja më e përfolur dhe rrjedhimisht më e popullarizuar në këto anë. Tuna vendosi ta çonte provokimin seksual në një shkallë më të lartë duke e prekur vetveten në organin gjenital disa herë brenda këngës dhe duke u kujdesur që për të ta brendojë edhe një emër origjinal – “zog”. Kjo bëri që klipi me prekjen e “zogut” të shënojë rekorde shqiptare në YouTube, me afro 10 milionë klikime, që ta ketë çmimin më të lartë për paraqitje koncertale gjatë verës, si dhe të bëjë të madh e të vogël t’i shkojë mendja “për të keq” me të përmendur të fjalës “zog” në çfarëdo konteksti.
Tash të gjithë kanë mbetur në pritje të thyerjes së kufirit të radhës dhe Tuna është përkujdesur që edhe në videoklipin e këngës së re (detyrimisht me eksploatimin e brendit të vendosur) “Zogu ma i mirë prej krejtve”, të shfaqë gjysmën e poshtme të gjinjve dhe të vendoset në pozita sensuale, për të thyer rekordin e saj të mëparshëm, me 12 milionë klikime në internet.
Dhe natyrisht se Tuna nuk ishte e para dhe as nuk do të jetë e fundit që do ta shfrytëzojë franshizën e seksualitetit në skenën muzikore shqiptare. Me sukses këtë e kishte bërë shumë vjet më herët një tjetër këngëtare e popullarizuar për fëmijë e kthyer në seks simbol me t’u rritur – Adelina Ismaili. Dhe për këtë arsye, ata që mbajnë mend veshjet e saj të lirshme në videokasetat e Vitit të Ri të viteve ’90 e rendisin atë në një konkurrencë krejt të veçantë në skenën shqiptare.
Kurse në garë në shfrytëzimin e franshizës së seksualitetit ka kohë që më shumë ose më pak sukses janë këngëtaret e tjera si Dafina Zeqiri, Genta Ismajli dhe e përhershmja, Bleona Qerreti, e cila së fundi ka pozuar krejtësisht nudo për një revistë.
Kush ka faj?
A KANË ATO NDONJË faj? Jo! Dhe as mediat që merren me to!
Në qoftë se njerëzit nuk do të kishin interesim për t’u marrë me to, as ato vetë nuk do të ishin të gatshme t’u japin njerëzve atë që u intereson dhe që këtë ta përhapin edhe mediat.
Franshiza, pra, besoj pajtohemi, është më e vjetra e njerëzimit.
Pyetja që mbetet është vetëm se kush do ta bëjë hapin e çmendur të radhës për ta eksploatuar tutje.
Dhe kjo, pa fajin e femrave, është një dobësi e gjinisë femërore që po kthehet në shfrytëzim pozitiv nga disa femra në show-biznes, thuaja në çdo meridian të botës pa dallim.
Është një e vërtetë e dhimbshme dhe trishtuese pa asnjë dyshim se sot në botë ka vetëm tri profesione, ku një femër është më e paguar se një mashkull: modelimi, prostitucioni dhe pornografia.
Natyrisht se kjo padrejtësi e madhe njerëzore nuk mund të ndërrohet në qoftë se këtu nuk ndihmon në radhë të parë njëra gjini, meshkujt, por edhe vetë femrat.
E derisa ky ndryshim të mos ndodhë, ka disa femra që e shfrytëzojnë atë si mundësi, dhe për këtë s’besoj se dikush duhet t’i kritikojë ose përçmojë!
Nga Mapo
Comments
Krahasimi i Miley Cyrus me
<p> </p><div>Krahasimi i Miley Cyrus me Tunen eshte i zhdrejte. Nese Miley ka qene si fillim idhull i adoleshenteve (ne kuptimin femijnore), e me pas ka bere kapercimin duke shfrytezuar seksualitetin, pra vajza qe tani u rrit dhe provokon me hiret femerore, gje qe ngjall nje kureshtje te lighur me dimension e meparshem, ndryshon me keta "VIP"-at tane. Keto tonat "lindin" qe ne fillim (artistikisht, (minimalisht artistikisht) si qenie seksuale...</div><div>Dhe te mendosh a kane femijet shqiptare idhuj qe te kene trajta feminore...? Pegjigjia eshte - jo! Pra ka nje ndryshim, ne Aemrike prodhohen dhe personazhe me trajta feminore, pavarsisht c'ndodh me vone.</div>
Add new comment