“Tregu i madh dhe shteti i vogël” në Kinë

Ndryshime të mëdha parashikohen të… ndodhin në Kinë, si në planin ekonomik, dhe në atë social. Kjo sepse qeveria kineze shpalli një plan reformash që pritet të ndikojnë në jetët e miliona kinezëve, por njëkohësisht edhe në realitetin global, duke marrë parasysh rëndësinë që ka Kina si një prej fuqive më të mëdha. Është e kuptueshme që ndryshimet nuk do të prekin aspektin politik dhe monopolin e pushtetit nga Partia Komuniste e Kinës. Kryefjala e epokës së re të ekonomisë kineze është “tregu”. Pra më pak shtet dhe më shumë treg. Një parullë që është tipike për politikëbërjen dhe teorinë neoliberale dhe që vjen nga një vend që pretendon të jetë një vend barazitar dhe të promovojë barazinë sociale. Pra rolin kryesor në rritjen ekonomike dhe në shpërndarjen e burimeve nuk do ta luajë shteti, por tregu. Nuk mund të thuhet se një gjë e tillë ishte surprizë, duke parë ecurinë e Kinës që nga koha e reformave të Deng Xiaoping në fund të viteve 70’. Plani i reformave parashikon ndryshime në politikën ekonomike të Kinës, në politikën që rregullon programimin familjar, në sistemin e saj penintenciar dhe në trungun shoqëror të Kinës. Këto reforma konsiderohen jetësore në Kinë sepse është gjerësisht e pranueshme që ekonomia e dytë në botë ka nevojë për burime të reja rritjeje ekonomike dhe për një dinamizëm të ri ekonomik dhe social, në mënyrë që të përballojë shenjat e dukshme të lodhjes.
Duke iu referuar dokumentit që shpalli Partia Komuniste Kineze pas seancave dhe mbledhjeve katërditore të Komitetit Qendror të Partisë, Kina pritet të: lehtësojë këmbyeshmërinë e kapitalit, duke përshpejtuar reformat në këtë drejtim, të eliminojë kufizimet aktuale që ekzistojnë për qytetarët që banojnë në qytetet e vogla dhe në komuna, të unifikojë sistemet e sigurimeve shoqërore në zonat urbane dhe rurale, dhe të promovojë krijimin e një takse ekologjike, të lehtësojë (por në asnjë mënyrë të heqë) politikën e programimit familjar (një çift-një fëmijë). Pavarësisht presionit që po i bëhet lidershipit kinez për politikën e programimit familjar, Pekini këmbëngul se politika e “një çift-një fëmijë” është e nevojshme dhe e domosdoshme dhe se një rritje demografike e pakontrolluar do të kërcënonte rritjen ekonomike të vendit. Përsa u përket masave ekonomike, udhëheqja kineze do të lejojë të operojnë banka private në sektorin bankar, do të rishikojë dhe rivendosë çmime të reja për energjinë, në mënyrë që të përputhen me kushtet e tregut, si dhe do të inkurajojë futjen e kapitalit privat në shumë fusha të ekonomisë. Do të zgjerohet sektori bankar me kusht që të forcohet edhe mbikëqyrja, duke lejuar kështu kapitalin privat të krijojë banka të vogla dhe të mesme. Gjithashtu parashikohet të lejohet futja e më shumë kapitali privat, në mënyrë që të krijohet një ekonomi akoma më mikse. Banka Qendrore e Kinës, duke lëvizur në të njëjtin drejtim, deklaroi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar reformat në sektorin financiar, në mënyrë që të shpejtohen ritmet e rritjes ekonomike. Përparësi për lidershipin kinez do të ketë edhe futja e kapitalit privat në ndërmarrjet shtetërore. Sot në Kinë ekzistojnë 112 ndërmarrje shtetërore nën mbikëqyrjen direkte të Komitetit Qendror, me një vlerë të përgjithshme 44,8 biliardë juan (rreth 7,35 biliardë dollarë). Tashmë kapitali privat do të mundet të blejë nga 10 deri në 15% të ndërmarrjeve shtetërore. Kjo paketë e gjerë reformash erdhi kryesisht si rezultat i ngadalësimit të rritjes ekonomike në Kinë. Për gati tre dhjetëvjeçarë ekonomia kineze rritej me rritëm dyshifror, kurse vitet e fundit ky ritëm ka rënë dhe sivjet do të jetë i një niveli prej 7.5%, më i ulëti i 23 viteve të fundit. Ne funksion të këtij qëllimi, vetëm pas vendimit për thellimin e reformave të tregut në Kinë, Kryeministri i Kinës krijoji dy komitete funksionale ekzekutive (6+6) me atribute njëri për thellimin e liberalizimit dhe reformat ekonomike në të gjithë sektorët (ekonomi, sistem bankar, zhvillim rural e i bujqësisë e sektorë të tjerë, ndërsa komiteti tjetër lidhet me atë që duhet të bëjnë për thellimin e reformave në fushën e kulturës etj.) në zyrën e Kryeministrit. Në këto dy komitete që do t’i servirin Kryeministrit hapat konkretë dhe ndryshimet ligjore që do të ndërmerren, janë përzgjedhur personalitetet më të njohura në fushat përkatëse, partiakë ose jo, të zgjedhur ose jo, shkencëtarë, akademikë, mes të cilëve dhe profesorin e mirënjohur, ekonomisti më në zë në kohën e sotme në Kinë, ish zv.president dhe kryeekonomist i Bankës Botërore, Justin Yifu Lin. Lin është shquar për idetë e tij neoliberale dhe ka dhënë rekomandime shumë të rëndësishme me mjaft interes për rritjen ekonomike dhe sidomos për menaxhimin e suksesshëm të situatave ekonomike financiare në vende të ndryshme, në veçanti për të shmangur ndikimin e krizës së eurozonës në këto vende.
Lin është shumë i njohur edhe në Shqipëri, me praninë e tij dhe fjalën e vyer që ai mbajti në rekomandimet për rrugët e rritjes ekonomike në Shqipëri dhe mbështetja që dha në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Albania and the crisis: What’s next? – Revisiting the growth model”, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, dhjetorin e vitit të kaluar.
Profesor Justin Yifu Lin, keynote speaker në këtë konferencë, me përvojën dhe karrierën e tij ka ofruar për diskutim një recetë për modelin e rritjes së suksesshme për identifikimin e mundësive të rritjes ekonomike, pra të sektorëve që duhet të kenë përparësi, si dhe lehtësimin e rritjes ekonomike, e cila ka filluar të zbatohet në disa vende, tashmë dhe në Kinë. Thelbi i modelit strukturor të ri ekonomik të tij qëndron tek aplikimi i teorisë neoklasike ekonomike, ku studiohen pjesët përbërës të strukturës ekonomike dhe evolucionit në procesin e zhvillimit, të cilat përbëjnë natyrën e zhvillimit ekonomik modern. Hipoteza kryesore e modelit të ri të rritjes ekonomike është që struktura industriale përbëhet si pasojë e faktorëve të prodhimit, në një moment të caktuar dhe me mundësi ndryshimi me kalimin e kohës. Sipas kësaj teorie, në funksion të përmbushjes së objektivave të rritjes ekonomike qeveritë do të duhet të adoptojnë politikat e duhura në mënyrë që të lehtësojë zhvillimin e sektorit privat në një linjë me avantazhet krahasuese të vendit dhe të përfitojë nga avantazhet hyrëse në tregjet e ndryshme. Më konkretisht: Së pari, identifikimin e faktorëve dhe prioriteteve së rritjes ekonomike, që shoqërohet me gjenerim të punësimit dhe kushteve-kuadër të masave lehtësuese për të. Së dyti, marrjen në konsideratë e të gjithë faktorëve të mësipërm, por, në veçanti, ata që ndikojnë më shumë, të cilët janë një kompozim relativ i resurseve natyrore, punës, kapitalit human dhe kapacitetit fizik, që në faza të ndryshme të zhvillimit janë të ndryshme. Së treti, mbajtjen në qendër të vëmendjes se sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike (rritja ekonomike moderne) është një proces i vazhdimit të novacionit teknologjik, rritjes dhe diversifikimit industrial dhe përmirësimit të tipave të ndryshëm (infrastrukturë, rregullimet institucionale, kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm). Hapat drejt tregut ne ekonominë kineze duket se po shtohen e po përshpejtohen në funksion të programit të rritjes ekonomike. Roli i ekonomisë kineze përmes investimeve të tyre në ekonominë globale, gjithashtu. Këto të fundit, krahas synimeve politike të vetë Kinës (të cilat, sipas shumë analistëve – nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes) që kërkon të realizojë përmes instrumentit të investimeve në vendet e tjera.
Nga Gazeta "Panorama"
Comments
PLAGİARİSM KLASİK qe i ka

PLAGİARİSM KLASİK qe i ka hije prof.ANASTASİT.Doni prova?Profesori nuk e dallon dot qe DENG XİAOPİNG per shqiptaret eshte shume i njohur si pasardhesi i Mao-s , si TEN CİAO PİNG.Te kujtohet profesor edhe nje kenge satirike e grupit te Dukatit ne Festivalin e Gjirokastres per teorine e tri boteve dhe per Ten-in?!

hahahaha Ai e shqipton emrin

hahahaha Ai e shqipton emrin e Ten Hsiao Pinit ne ate menyre per te treguar se e shqipton sic e shqiptojne perendimoret.

Por as qe diskutohet qe ku miu i grekut , po thote gjera qe i ka lexuar ketu ne USA, se e pashe para ca ditesh ne Manhattan , dhe do kete lexuar ndonje gazete ketu dhe e paraqet aty si studimine tij __Ja kane MAre doren keta njerezit e grekut ne politken shqiptare. __Keta ndihmojne nejri tjetrin per te zene vendet ne krye te PS-se dhe pastaj ne krye te forumeve drejtuese te Qeverisjes ..Dhe taktika e tyre eshte e tille :..Keta gjejne ndonje koperativist me shkolle te larte andej nga bregu , dhe i thone beje ndonje studim duke kopjuar dicka nga te huajte dhe ta paraqesim si punen tende shkencore ..Pastaj te fusim ne Akademi , se atje bejne ligjin keta njerezit e grekut --dhe nga Akademia pastaj e ka Edi gojen te hapur te te fusi ne krye te Qeverise dhe Partise , sepse gjasme keta jane shkencetare dhe hartojne ...."strategjine e fitores" ..sic shprehej Edi kur justifikonte futjen ne Parlament te Angjelit , apo edhe afrimin ne forume drjetues te PS-se, sic bene me ate qe vodhi breket ne USA, -
-Dhe edhe ate te brekeve do e kishin vendos ndonje depudet bashke me gruan, por shyqyr qe vodhi breket ketu ne USA dhe u terhoq Edi nga emerimi i tij

Po ta shikosh PS-ne , qeverine, dhe pushtetin lokal , qe kur erdhi EDI keta krahu pro -grek, kane mare nje revanzh duke zaptuar gjithe postet e larta ne qeveri qendrore dhe lokale dhe ne parlament

Ja shiko Vloren --E ka vendos Vloren Edi nen kthetrat e njerezve te grekut , tani do vendosi edhe ne krye te rethit Bollanon --Ai eshte i papermbajtur ne plotesimin e te gjitha rudherave qe mer nga greku

Ata myslymanet q jane ne PS qenkan leshko fare, dhe sidomos ata ne PS-ne e Vlores _Duhet te ngrihen ne proteste kudner ketij sharlatanit EDI RAMA qe ben politiken e grekut ne Emerime, dhe perderisa Edi ben emrime mbi baza fetare , atehere ata te kerkojne qe te zbatohet parimi i Fese ku sipas perqindjeve te popullsie fetare te ndahen edhe postet dretuese

Se eshte e pamoraleshme dhe ligesi e pafund qe te vendosen ne poste drejtuese vetem fshataret e minoritetit fallco , nderkaq me mijera kuadro te afte lihen pas dore ,se do na udhehqei qytetin e Vlores Luiza Xhuvani me Kocon dhe me Bollanon --Kjo eshte skandaloze

Po mire ky mamuthi i

Po mire ky mamuthi i korupsionit ka hallin e Kines keshtu ..?

Ky e la grekun dhe po punon per Kinen tani , pavaresisht se rogen e merr nga shqiptaret ..?

Ç'fare varferie intelektuale,

Ç'fare varferie intelektuale, dhe te mendosh qe keta qe shkruajne ketu, nohin internetin apo edhe kompjuterin, dhe qe mendohet te hyyjne ne avanguarden e shoqerise.... dhe presim ne qe te zhvillojme shqiperine.... Pse me te tille njerez qe e kane shprtin katran do ta bejme...??? Mire na e bejne qe nuk na qasen ne evrope.... po nuk pastruam shpiirtin nga zezonat, nuk mund te bejme perpara. Ne vend te merremi me artikullin meremi me Angjelin dhe i bejme biografine atij.....pffff

O NJEREZ..... MOS U MERRNI ME LAJMETARIN, PO MERUNI ME LAJMIN....

Atehere hiqni surratin e

Atehere hiqni surratin e lajmetarit e jepni vetem lajmin se nai shpifi ky mamuth.

Add new comment