Naureda Llagami/Një lidhje e Veliajt, përgjimet për "kapjen e SPAK" me Bushkën te një padi profesionalisht e mjerë

Naureda Llagami është kthyer befas në shenjtoren e një kryqëzate për të vënë drejtëisinë në vend. Ajo ka kandiduar për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë si organ emërtese. Zonja Llagami nuk ka arritur të kalojë dot për shkak të pavlefshmërisë së një vote të anatërëve të Gjykatës së Lartë, e cila kishet shenja të tjera vec shenjës për votimin, duke e bërë eventualisht votën të pafshehtë. Pra të identifikueshme.
Për të imponuar zgjedhjen e saj, zonja Llagami ka vepruar duke bërë ankim në Gjykatën Administrative, një lëvizje e cila ngjan absurde. Nga ana tjetër Top-Channel ka publikuar të gjithë procedurën duke sjellë madje edhe audion e mbledhjes së Gjykatës së Lartë, ku dëgjohet Sokol Sadushi që ndërhyn dhe nuk lejon gjykatësit të komentojnë votimin dhe leximin e votave. Në reagimin e vet Gjykata ka sqaruar të gjithë ecurinë dhe dispozitat përkatëse. Me interes këtu është mjerimi professional i zonjës Llagami që ndër të tjera në padinë e vet shprehet se:
Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat. Ndërkohë që vendosja e rrethit tek numri 2 veçse përforcon zgjedhjen e qartë dhe që nuk cënon me zgjedhjen e asnjë kandidati tjetër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rast identik kur ka këto dy shenja, në të njëjtën mënyrë dhe formë në një fletë votimi për një subjekt zgjedhor, i ka konsideruar në Manualet e tij të Punës për vlerësimin e votave si vota të vlefshme të dhëna në favor të subjektit zgjedhor përkatës
Ndërkohë që në arsyetimin e vet Gjykata e Lartë ka çmuar se me shënime të dyfishta edhe tek emri i një kandidati cenohet FSHEHTËSIA E VOTËS të cilën e çmon si element substancial. Përndryshe votimi do të ishte I hapur dhe nuk ka nevojë për komisione teknikësh.
Zhurma pra që po bëhet është tërësisht politike. Dhe mund të kuptohet fare mirë se nga vjen. Zonja Llagami është një lidhje e vjetër profesionale e Erion Veliajt që ka nëj çështje të hapur në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që më absurdja është sesi kjo zonjë kërkon të hyjë në Gjykatën Kushtetuese pas skandalit të përgjimeve ku ajo me të Dinjitetshmen Klotilda Bushka u verifikuan se diskutonin “kapjen e SPAK”.
Përtej procedurës në fjalë, zonja duhet mbajtur larg dhe duhet bllokuar nga depërtimi në Gjykatën Kushtetuese ku katapultohet me një kontekst politik të dyshimtë.
https://www.respublica.al/2018/12/20/lidhja-politike-dhe-%E2%80%9Cprofes...
s.zaimi
Add new comment