Krahasimi i Llagamit me KQZ, faull. Më 2011 u rivlerësuan fletët e votimit të kontestuara

Postuar në 17 Tetor, 2025 18:16

Pretendimi i Naureda Llagamit në padinë e saj në Gjykatën Administrative se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson në praktikën e vet si të vlefshme fletë votimi me dy shenja, nuk i bindet se vërtetës por edhe arsyetimit logjik. Thotë zonja LLagami:

Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat.

Ndërkohë që vendosja e rrethit tek numri 2 veçse përforcon zgjedhjen e qartë dhe që nuk cënon me zgjedhjen e asnjë kandidati tjetër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rast identik kur ka këto dy shenja, në të njëjtën mënyrë dhe formë në një fletë votimi për një subjekt zgjedhor, i ka konsideruar në Manualet e tij të Punës për vlerësimin e votave si vota të vlefshme të dhëna në favor të subjektit zgjedhor përkatës

Në vitin 2011, kur në fillim Edi Rama ishte 10 vota para Lulzim Bashës në zgjedhjet lokale në Tiranë, KQZ-ja urdhëroi rivlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara që mbylleshin në një zarf më vete, pasi ishin kontestuar nga anëtarë të KQV-ve PIKËRISHT për këtë shkak: pra për shenja grafike që mund të zbulojnë votën.

Rivlerësimi i tyre në KQZ në atë kohë mori në konsideratë edhe përdorimin e stilolapsave të kuq për të votuar, kur dihet se KQZ shpërndan stilolapsa me ngjyrë të njëjtë për të shmangur çod pretendim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.