Një hije në banketin e Brigadave

“…pas një diktature të egër gjysmëshekullore, demokracisë mund t’i afrohesh me llafe, po aq sa mund t’i afrohesh vijës së horizontit me vrap.”
Edi Rama, “Refleksione”, 1991
Duke parë ç’ka lënë të shkruar Edi Rama, nga koha kur citohej si penë me puls, ekstazë dhe ekstremizëm, paçka se “natyrë e paduruar dhe jo fort i prerë për politikë”, gjejmë në shënimet e tij për sjellje dhe zakone të skenës së art-kulturës shqiptare, një qëndrim që duket pak të ketë ndryshuar në raport me mundësitë që i dha më vonë hyrja në politikë.
Eksodin ai e ka quajtur fenomenin historik më pozitiv që u ka ndodhur shqiptarëve pas Luftë së Dytë Botërore, sepse këta prekën të mirat materiale po edhe “vlerat më të mira të Evropës”. Në këtë mes, imazhin e shëmtuar të Shqipërisë në sytë e botës do ta ndryshonin artistët, të cilët kur të ktheheshin, gjithnjë sipas Ramës (dikur ai vetë ka qenë artist në emigrim), do kishin për të sjellë një vetëdije të re, një nivel kulturor që nuk e gjen në Shqipëri.
E rimerr Rama këtë mendim të lashtë në ligjërimin e drejtpërdrejtë nga ekrani shtetëror më 29 Nëntor, në Pallatin e Brigadave, përballë disa dhjetëra individëve që kanë aktivitet në Evropë në fushën e spektaklit dhe artit pamor. Pas takimit me mjekët e diasporës ky është i dyti, duke na shtyrë të lexojmë aty metaforën se nevojat e Shqipërisë për jetën e kurmit ose bukën e barkut duhet të kalojnë në bukën e mëndes, – siç thotë Konica.
Një këshilltar që shkërmoq nëpër dhëmbë emra artistësh dhe metropolesh të Evropës, e fton kryeministrin si njeriun që “do t’ju tregojë tani vizionet e Rilindjes”. Pra, njeriun politik prej të cilit pret që, kur i drejtohet një grupi, të ketë në konsideratë edhe grupin tjetër brenda të njëjtit aktivitet human. E jo ta mohosh.
Në ligjërimin e Ramës, një apel i tipit “jepni për Mëmën”, audienca identifikohet me një shumë historish suksesi. Sa më shumë i mëshon ai këtij modeli heronjsh, aq më e pranishme bëhet audienca që nuk është aty, artistët që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri. Ata janë hija që i vërtitet banketit.
Në një moment të ligjëratës së tij prolikse, kryeministri e ndjen të nevojshme të bëjë një sqarim për natyrën e teksteve të tij, që intrigojnë me “mungesën e transparencës ndaj publikut”. Zakonisht, kur është përballë një publiku të huaj, ai nuk pëlqen të japë informacion ç’është Shqipëria me varrat e saj sot. Këtë defekt, “mungesë transparence të publikut” i kanë thënë se e paskej pasur “edhe Kennedy madje edhe Obama”, shembuj që “duhet të thonim më pak dhe duhet të bënim më shumë”.
Përtej historive të suksesit të secilit prej të ftuarve në takim, përtej përkatësisë së gjakut të secilit, kryeministri është duke folur me një publik të huaj, që nuk e njeh realitetin real të Shqipërisë që ata kanë lënë para një a dy dekadash.
Rama ka vizituar gjirizet e sistemit shëndetësor por ato të sistemit shpirtëror, “spitalet e kulturës” i ka lënë në mesin e viteve nëntëdhjetë.
Po t’i heqësh fjalës së tij overdozën mbi dashurinë, talentin dhe pasionin që kërkon arti dhe suksesi, kush mund të thotë me siguri çfarë do të japë kjo qeveria e tij për një jetë intelektuale në këtë vend?
Kjo audiencë artistësh dhe modelet e historisë së suksesit nuk mund të importohen në një sistem kulturor pa sistem. Ne besojmë në “efektin Bilbao” thotë kryeministri: kultura si mjet rindërtimi ekonomik. Po edhe moral, në rast do të ndodhë një ditë që Shqipëria e vogël dhe e varfër t’u krijojë mundësinë autorëve të kenë njëfarë burimi të ardhurash materiale nga vepra e tyre, një vepër krijuesish e mbrojtur nga ligji. Pak para dhe zemër të madhe për punë të mira është vërtet një magji përrallash për një vend ku financimi i kulturës mbetet një çështje rrënjësisht për t’u zgjidhur, ku nxitja e iniciativës dhe konkurrencës së lirë është në pelena, ku zbatimi i konceptit të kontraktimit përkundër konceptit të punësimit nuk ka gjetur vullnet.
Shqipëria zyrtare i përqesh artistët e vet - dhe ata vetveten - duke u varur në qafë, të gjallëve e të vdekurve titujt kallpë të heroizmit dhe mjeshtërisë popullore. Në pamundësi për t’i bërë që të jetojnë me zanatin e tyre, i shtyn të jetojnë me legjendën e tyre që u takon muzeve. Dhe Edi Rama e ka mbajtur veten për dëshmitar të një arti të vdekur që e trashëgoi Shqipëria nga gjysmëshekulli diktaturë. Pa llogaritur që qeveria e tij është e mendimit se institucionet që bëjnë sot art kanë stomak të pamësuar për jetë të hollë intelektuale: dje shkaktonin tredhjen intelektuale, sot të populluar nga njerëz që zdërhallen klubeve me pretekstin që bëjnë art.
Nëse mendohet se me emërimin e dy drejtuesve të institucioneve të kulturës si Opera dhe Galeria Kombëtare e Arteve është instaluar një model suksesi me fytyrë nga Perëndimi dhe këtë tani për tani vetëm Rama mund ta kuptojë, është edhe më i madh dëmi që i është bërë një institucioni tjetër kombëtar, Arkivi i Shtetit me shkarkimin e pajustifikuar të zonjës Nevila Nika dhe zëvendësimin e saj me një ushtar pazaresh politike. Për këtë Rama nuk është bërë esëll akoma dhe thotë në banket: “I kemi dhënë rëndësi krijimit të kushteve për t’ju dhënë ju me shembuj konkret mesazhin që, ne duam ta çlirojmë botën e kulturës dhe të artit nga vandalizmi i përzgjedhjeve politike.”
Për të gjitha këto, tek kërkon të ndërrojë mendimet dhe zakonet e të bërit art në Shqipëri dhe nuk tregon gjendjen e saktë të jetës intelektuale, entusiazmi i kryeministrit është mashtrues.
Revista Klan nr.848
Comments
Po kjo pike e zeze, asnje nga

Po kjo pike e zeze, asnje nga keta nuk shkruajti nje fjale per qeverine e kaluar dhe artin, qe jo vetem nuk beri asgje por i mesoi keta qe shkruajne sot aq keq me idene se nuk do te beje asgje saqe as keto vete nuk pretendonin me asgje. Tani me tre muaj qeverisje merr dhe analizon se cfare thote kryeministri i ri fjale per fjale dhe ben fallxhoren e filxhanit te kafese dhe nxjerr si konkluzion qe ky i tanishmi jo vetem qe nuk ka bere asgje per kulturen ne keto tre muaj por dhe nuk e ka ndermend te beje asgje. Cfare populli i cuditshem qe jemi!

Je shume i sakte , anonim !

Je shume i sakte , anonim ! Sidoqe per autoren kam mendim shume te mire si gazetare per kulturen, nuk arrij te kuptoj qendrimin ne pergjithesi te medias kunder qeverise dhe ministrave te rinj .... Sipas meje ata vuajne sindromen " Lubonja" ; duan me cdo kushte te ndjehen te pushtetshem apo te rendesishem ; gjithnje sipas meje, kjo lloj xhelozie vjen sepse , ne fakt ministrat e rinj , ne pergjithesi jo vetem qe nuk jane anonime por kulturalisht jane superior ndaj njerezve te medias ; kjo do ishte gjysma e te keqes ; e keqja me e madhe do te ishte ne se kane perqafuar modelin " A.Cani" qe kulturalisht eshte pak te thuash ordiner ...Ketu do jemi dhe do t`i shohim .... Dacka e opinionit me 23 qershor ishte edhe dacke per median !

Elsa Demo, dhe jo vetem ajo,

Elsa Demo, dhe jo vetem ajo, mendon se duhet te jete shteti ai qe i mundeson punesimin artistit, a thua se te jesh artist eshte pune shteterore, si puna e administrates, mesuesise apo zanatciut. Ky, i shtetit paternalist, shtetit te kultures se larte, eshte nje koncept i marre nga Franca dhe i kultivuar gjere e gjate edhe nga Enver Hoxha deri ne ekstremin qe krijoi edhe shkrimtarin e paguar nga shteti vetem per te krijuar. Elsa dhe te gjithe ata qe e perfaqesojne kete koncept, jane nje zgjatim i eksperiences paratranzicioniste, ku ishte shume komode te ishe artist edhe pse per kete komoditet u duhet te gelltisnin nje luge (e madje edhe garuzhe) me corbe te prishur. Jo rastesisht jane po ata qe e konsiderojne veten dhe artin si dicka me te larte se te gjitha aktivitetet e tjera te jetes shoqerore, qe e konsiderojne njeriun e kultures, aka veten, superiore kulturalisht, nje specie me te mire se te tjeret, nje segment te njerezve te dores se pare, qenia alfa, qe duhet trajtuar ne menyret e vecante, duke anashkaluar edhe vete aktet kushtetuese te nje shteti demokratik, para ligjeve te ete cilit jane te gjithe te barabarte. Demo vete eshte nje arrogante e papare, ashtu sic jane te gjithe arrivistet e shoqerive te pazhvilluara, te izoluara, qe shkelin me kembe pa meshire kedo qe kane poshte, dhe i falen e lajkatojne e miklojne te gjithe te huajt qe i afrojne (dhe vetem ata vendas qe kane kaluar filtrin me pore shume te vockla te pushtetit te Demos e qe e vertetojne). Intelektuale incestuale!

Keta jane te gjithe njerez qe presin, qe presin nga shteti t'i shperbleje, ti paguaje, t'i mikloje, t'i beje te pasur, sepse keta na bejne vezen e arte. Vete keta nuk i ndyjne kurre duart te ndermarrin iniciativa, per te krijuar komunitete, per te inicuar levizje apo iniciativa. Jo! Kete pergjegjesi keta ja shohin vetem tjetrit, shoqerise civile dhe shtetit. Keto ikona te gjalla e ta pakuptuara e konsiderojne dhe e shesin veten si Mesia.

Levizeni ate te shkrete dhe fitojeni buken e gojes ashtu sic e fitojne me miliona artiste e njerez te artit kudo ne bote: duke bere pune te dyta, duke u zhvilluar si artiste ne vazhdimesi, duke krijuar iniciativa, duke u perpjekur per veten dhe komunitetin (jo duke perjashtuar tjetrin qe te mbreteroje vete). Ashtu sic kane bere edhe ata qe kane ikur jashte e qe na e paskan provokuar kaq shume Demon dhe si te ngjashmit e saj: Askush nuk ua pati shtruar rrugen atyre njerezve; kane qene te vetem, pa perkrahje, jashte kontekstit etnik dhe kulturor dhe ja kane dale te mbijetojne si artiste. Por kjo eshte e veshtire per tu perfytyruar nga dembela dhe hundeperpjete si ju qe statusin e arrijne duke perdorur njohjet, famen e tjetrit dhe shantazhin mediatik.

Merret me mend: Bravo Elsa

Merret me mend: Bravo Elsa Demo, bravissimo!

Ku ke qene oj moter e mencur? Te humbi Shekulli, kur ishe kredoja, krenaria e fjales se tij, mencuria e frazes,

dhe dukja e deshiruar e subjekteve qe trajtoje, ku ke qene?!

O njerez, mos iu zemeroni Elses, nuk shtiret, nuk i sherben askujt tjeter vec artit...

Rama, nese ka kohe tashme per te degjuar te Verteten, si dikur, nese nuk i ka harruar edhe Refleksionet e tij,

do duhet te permendet: ka vetem nje menyre qe ta sfidosh "Kohen e Berishes" si "Aleksander-Frangiste" apo "Blend-Lejfeniste" dhe kjo eshte: degjo keshillen e Elses qe e di dhimbjen, qe nuk mban ane politike, qe di te doje Artin dhe Fjalen e Bukur...

Socialistet Juniore/thjesht

Socialistet Juniore/thjesht freshist

elsa e ndriti tek shekulli,brroçkulla pa fund,kurse tashti ti po na thua se ajo na paska dhe zgjidhjen që nuk e gjen askund të shkruar!

kush është këshilla e saj:ASISTENCA SOCIALE për artin???

apo ARTISTËT E ÇOJNË shoqërinë përpara??(bile vetëm ata vëndasit,jo tradhëtarët që kanë dalë në emigracion dhe kanë bërë përpara pa asistencën sociale të shtetit)!

o freshist ka ndonjë variant tjetër të këshillës së elsës??

vëndin e çon përpara ekonomia.me një ekonomi të fortë ke dhe art të fortë,me një ekonomi të dobët ke art të dobët!!më parë mbushet barku më pas syri!!sot shqipëria është ku thërret qameti,papunësi krim korrupsion!përparësi kanë këto,më pas ka arti!i papuni duhet të shijojë të ngrënit pastaj artin,viktima e krimit më parë kërkon vrimën e miut,sigurinë,pastaj kërkon teatrin e galerinë e artit,për ti mbushur barkun/dorën të korruptuarit më parë duhet punuar e kursyer si hajvan,ose vjedhur,e ndoshta në këtë rast po të kesh vepër arti të blerë a të trashëguar duhet tja japësh të korruptuarit thjesht për të zgjidhur problemin tënd,për të mbijetuar!!

eh mor freshist që si dhe shumë të tjerë po fetishizoni artin si shpëtimtar të shqipërisë!!si shumica dhe ti ke rënë në indoktrinimin e rradhës!!

në fillim të viteve '90 ne

në fillim të viteve '90 ne hymë në tregun e lirë!!

këtë e dimë të gjithë!ideja ishte e thjeshtë!do të fitojmë më shumë se në planifikimin socialist,do të kemi më shumë mundësi që të tregojmë mundësitë tona gjeniale dhe kështu do të bëhemi të gjithë të pasur!!

artikulli i elsa demos është një kritikë fëmijërore ndaj krye lirindasit!

kritika që bën ajo është se rama në vënd që të grumbullojë artistët shqiptarë që japin kontributin e tyre në shqipëri,mblodhi artistët e adoptuar nga europa!me një fjalë ata që punojnë e jetojnë në europë!kontributi i tyre maksimal mund të jetë ndërtimi i ndonjë vile abuzive në bregdet!!deri diku ka të drejtë!!por po ta shohim në një drejtim tjetër mund të themi se rama,vizionari,ka prurë shëmbullin se "nuk është shteti që i çoi përpara këta artistë,të emigruarit,por ishte tregu i lirë".ndoshta donte të thoshte se ju,artistët e mbetur,paranë duhet ta nxirrni në tregun e lirë dhe jo ti serviloseni shtetit!!

po të marrim teatrin kombëtar,operan e baletin,galerinë e arteve,të gjitha shtetërore!në këto "ndërmarje shtetërore" kanë të punësura artistë "të zgjedhur",nuk po diskutoj bazat e përzgjedhjes,në një kohë që duhet të jenë vënd "pune" për të gjithë artistët shqiptarë!!këta artistë duhet të jenë të pavarur dhe në momente të caktuara,kur rroli përshtatet,të angazhohen nga "ndërmarjet artistike shtetërore".e gjitha kjo në bazën e thjeshtë ekonomike të FITIMIT!përse duhet të jetë vetëm një grup i përzgjedhur që duhet të paguhet nga shteti!ata duhet të krijojnë mundësinë për të fituar jetesën e tyre në tregun e lirë me mundësitë e tyre reale!mund të ketë një farë subvencioni nga shteti ose kreditim të subvencionuar por jo një punësim permanent!!

artikulli foshnjor i elsës mbyllet me brroçkullën alla shqiptare"është edhe më i madh dëmi që i është bërë një institucioni tjetër kombëtar, Arkivi i Shtetit me shkarkimin e pajustifikuar të zonjës Nevila Nika dhe zëvendësimin e saj me një ushtar pazaresh politike."që nuk ka asnjë lloj lidhje me temën që shkruhet!!brroçkull shqiptare që tregon një lloj lidhjeje të elsa demos me nevilën e arkivit!ushtaren e rrobotizuar të sali berishës!!lidhje, që elsa,që në momentin e parë mundohet ta nxjerrë në pah ose i bën një favor pas një bisede mes të "njohurish" që kanë pasur!!

broçkulla gazetareske të trasha dhe që nuk japin asnjëherë një rrugë zgjidhjeje!normalisht ky shkrim duhej të quhej analizë,por nuk mund ta quash as fletërufe.

elsa kryeministri(politikanët),artistët,mjekët,avokatët,ekonomistët,.........,muratorët,mekanikët deri tek puntori i krahut dhe bujku i thjeshtë janë thjeshtë puntorë që duhet të gjejnë punën e tyre në tregun e lirë!!nqs nuk janë në gjëndje të gjejnë punë në profesionin e tyre!?atëherë të ndërojnë profesion!si e gjithë shoqëria shqiptare!nuk do të thotë se pas mbarimit të institutit të vepreave të artit duhet të vdesësh piktor a skluptor!në radhë të parë duhet nxjerrë buka e gojës dhe ajo nxirret vetëm me punë,përfshi dhe mashtrimin dhe servilizmin(si punë)!gjithësia e "artistëve të emigruar"që kanë sukses,është vetëm maja e aisbergut që u largua nga shqipëria!pjesa e nënujshme e aisbergut "emigracion artistik"kanë ndërruar profesione nga roje nate në puntorë shtypshkrinjash,sepse fati ose pazotësia e tyre nuk pati prapa një shtet që ti ndihmonte ose ti "asistonte socialisht"!!ata humbën profesionin e tyre në tregun e lirë të punës!!bile disa humbën dhe talentin!!

një nga këta shëmbuj është dhe krye lirindasi!!ndërroi profesion,nga artist i patalentuar u këthye në politikan dështak,por me vizion artistik!

Add new comment