Falimentoi më 2017, Banka e Shqipërisë toleroi kredi 220 mln euro për Kurum!!!

Aktivisti Andi Tepelena, ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e Bankës së Shqipërisë për një kredi 220 milionë euro të marrë nga Kurum në kushtet kur kompania ka aplikuar për faliment. Madje kompania e ka mbyllur procesin e falimentit të nisur që nga viti 2017 dhe se tashmë do të vijojë normalisht aktivitetin. Historia e falimentit ka qenë fasadë. Duke folur për “MCN Economy”, ai ngriti pikëpyetje mbi rolin e Bankës së Shqipërisë që u lejon bankave të japin kredi për këto kompani që janë të zhytur në borxhe. Drejtësia mjedisore duhet të përfshirë të gjithë hallkat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit dhe shëndetit.
Nëse nuk marrim masat për të patur kujdes ndaj mjedisit tonë padyshim janë armiq të mjedisit dhe shqiptarëve. Një kompani e tillë që ka kaq vite në Shqipëri, ka patur mjedisin më tolerant të mundshëm dhe një sektor që nuk ka mundësi të falimentojë, pasi nevoja për hekur është shumë e madhe, kur në Shqipëri ndërtohet kaq shumë dhe nuk ka shanse të falimentojë. Dhe ndodhi pikërisht në ato ditë kur ndodhi skandali i mbetjeve. Tani del me një borxh të ristrukturuar.
Nuk di kush është roli i Bankës Qendrore që u lejon bankave të japin kredi për këto kompani që janë të zhytura në borxhe. Janë të gjithë të përzierë në këtë histori. Drejtësia mjedisore duhet të përfshirë të gjithë hallkat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit dhe shëndetit.
Duhet presion publik ndaj drejtësisë, jo vetëm SPAK, por edhe prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Se çështja e Vjosës u fitua falë sensibilitetit mbarëkombëtar, kështu duhet të jetë për Durrësin dhe Elbasanin. Gjithë territori mund të pastrohet për pesë vite me 200 milionë euro, aq sa ka kërkuar “Kurumi”.
Mjafton të ngrihen tre inceneratorë nga Veriu në Jug dhe të merren masa për depozitimin e mbetjeve. Se ndotja është arsyeja pse spitalet po mbushen me të sëmurët me tumor, leucemi etj., dhe ka të bëjë me cilësinë e tokës, ujit, ajrit. Durrësi nuk e meriton këtë gjë se është ndër qytetet më antik në Mesdhe, pjesë civilizimit dhe Rrugës Egnatia
Ndërsa 102 kontejnerët me mbetje industriale, të cilat konsiderohen të rrezikshme aktualisht ndodhen në Porto Romano, Tepelena deklaroi se i duhet bërë thirrje kryeprokurorit që të shqetësohet për këtë çështje, pasi është në lojë shëndeti i njerëzve.
Add new comment