Regresi shkencor, regres zhvillimi

Prof.as.Dr.DINE MERJA/
Pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, kërkimi shkencor ka pësuar një regres të theksuar deri në inekzistencë. Reforma që u krye për shkencën duke shkrirë të gjitha ish-institutet kërkimore në shkallë vëndi, në gjykimin tim ishte e gabuar.
Kërkimi shkencor në rregjimin monist ishte masiv,i shtrirë në të gjitha fushat e veprimtarisë ekonomike-shoqërore të vëndit por me një sërë difektesh të diktuara nga vet sistemi politik totalitar.Atëhere vetëm në sferën e bujqësisë zhvillonin aktivitetin kërkimor rreth 15 institute kërkimore të orientuara për drejtime kryesore të kulturave ose grup-kulturave bujqësore
me rëndësi për prodhimin bujqësor, si dhe i studimit të tokave bujqësore, mobilimit të saj, i kërkimeve zooteknike e veterinare etj. Institute analloge kishte çdo ministri lidhur me problematikën prodhuese dhe kërkimore të saj.Në sistemin e Akademisë së Shkencave, funksiononin gjithashtu disa institute albanologjike dhe të shkencave natyrore e teknike me karakter aplikativ.
Megjithë përmbajtjen ideologjike të tyre me pasoja frenuese për zhvillimin shkencor,ato prap se prap jepnin një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e mjaft problemeve me rëndësi të veçanta ekonomike për vendin.
Shkrirja e instituteve shkencore
Qeveritë postkomuniste, krahas eliminimit të instituteve kërkimore eliminuan gradualisht edhe vet strukturat qëndrore drejtuese pranë qeverisë. Por pa shkencë, pa kërkim shkencor serioz nuk mund të ketë zhvillim.Shkenca dhe kërkimi shkencor janë domozdoshmëri zhvillimi ekonomiko-social për një vënd.Studimi dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore me metodat dhe teknologjinë më të avancuar, studimi dhe zhvillimi i biodiversitetit, zhvillimi i bizneseve në të gjitha fushat nuk mund të ecin pa kërkimin dhe mbështetjen shkencore, në mbrojtje të interesave kombëtare. Në qoftë se kanë dështuar qeveritë e mëparshme me shkencën dhe kërkimin shkencor, gjykoj se duhen analizuar shkaqet e dështimit dhe të kryhen reforma rrënjësore organizative-strukturore duke angazhuar me kërkimin shkencor jo militantët partiakë, por ekselencën e përzgjedhur të kombit.
Reforma në fushën e kërkimeve dhe të aplikimeve shkencore pas ndryshimit të sistemit,mendoj se duhej të bazohej në çlirimin e tyre nga përmbajtja ideologjike dhe difektet e diktuara nga ish-sistemi diktatorial komunist të cilat në gjykimin tim mund të renditen si më poshtë:
(1)- Çlirimi i institucioneve kërkimore shkencore nga politizimi dhe drejtimi partiak,siç ishte në rregjimin komunist dhe siç vazhdoi edhe në rregjimin postkomunist me partitë e reja në pushtet.
(2)- Niveli shkencor i personelit të ish-instituteve të shumta ishte tepër i ulët,në përgjithësi personeli emërohej nga nomenklatura partiake,mbi bazën e besueshmërisë politike, të lidhjeve farefisnore me funksionarët në partinë-shtet dhe pa ndonjë kapacitet të veçant intelektual apo aftësi dhe kualifikim profesional.Kjo praktikë vazhdoi edhe pas rregjimit komunist me qeveritë e reja postkomuniste me të njëjtin mentalitet parti-shtet-diktat,duke i mbushur ish-institutet kërkimore me militant partiak dhe duke larguar specialistët e aftë e të pavarur.
(3)- Drejtimi i instituteve kërkimore ishte mbi kritere politike dhe jo shkencore,sipas motos “Partia mbi te gjitha”.Kështu që puna dhe veprimtaria kërkimore e tyre drejtohej nga organizatat e partisë që përbëheshin kryesisht nga militantë partiakë që nuk kishin të bënin fare me shkencën. Ashtu siç edhe vazhdoi me të njëjtën mendësi nga partitë postkomuniste në pushtet.
(4)- Specialistët e aftë apo kapacitetet e mirëfillta shkencore,në përgjithësi nuk përfilleshin nga politika dhe drejtuesit e instituteve kërkimore, sepse konsideroheshin teknokratë, mikroborgjezë, mëndjemëdhenj dhe të paaplikueshëm (joservilë) ndaj drejtuesëve të instituteve.
(5)- Insitutet kërkimore ashtu si i gjithë vëndi ishin të izoluara nga bashkëpunimi shkencor me institutet e huaja,izolimi me literaturën shkencore dhe transferimin e teknologjisë nga vëndet e përparuara drejt vëndit tonë.
Reforma për shkencën
Reforma shkencore postkomuniste duhej të synonte jo shkrirjen e plotë të instituteve por ristrukturimin, përqëndrimin dhe forcimin e tyre në interes të zhvillimit ekonomk të vëndit.Por kjo natyrisht që nuk mund të bëhej duke përsëritur të njëjta gabime të sistemit totalitar duke emruar në to militant partiakë, duke i rjepur dhe xhveshur institutet nga baza materiale dhe ambientet e tyre deri në mbylljen e plote me urdhëra e akte nënligjore.
Sot,praktikisht në Shqipëri nuk ekziston kërkimi shkencor i bazuar në punime e studime të mirëfillta kërkimore dhe aplikative për fusha të ndryshme prioritare të zhvillimit ekonomik të vëndit.
Shkenca dhe kërkimi shkencor në përgjithësi nuk mund të vegjetojnë nën hijen e arsimit të lartë, siç është vendosur praktikisht tek ne,përkundrazi arsimi i lartë duhet të zhvillohet, thellohet e kualifikohet nën ushqimin shkencor.Shkenca e tërheq arsimin në fushat studimore prioritare për kombin, i hap shtigje dhe rrugë atij për të ecur përpara krahas mësimdhënies edhe me eksperimentimin shkencor. Në përgjithësi autoriteti më i lartë shkencor i një shteti janë institutet e specializuara shkencore me të cilat kooperon edhe arsimi i lartë. Lidhjet dyfishe shkencë-arsim janë domozdoshmëri zhvillimi ekonomiko-social për një shtet.Por në analizë të fundit objekti prioritar i arsimit është mësimdhënia me eksperimentimin didaktik shkencor, përgatitja e përgjithëshme dhe diplomimi i studentëve në profile të ndryshme tekniko-shkencore,ndërsa objekti prioritar i shkencës është padyshim studimi për hapjen e rrugëve të zhvillimit ekonomiko-social të vëndit në stadin aktual dhe në perspektivën afatmesme dhe të largët,në përputhje me burimet natyrore dhe njerëzore të vëndit,me domozdoshmërinë e përvehtësimit, transferimit dhe aplikimit të teknologjive të reja në të gjitha fushat e aktivitetit jetik të popullit.
Rëndësia e reabilitimit të shkencës
Programet qeverisëse afatmesme dhe afatgjata nuk mund të hartohen nga zyrtarët burokrat apo partiak pa studimet shkencore.Kështu, mungesa e studimeve shkencore në vëndin tonë gjatë dy dekadave të fundit dhe mos angazhimi apo ndigjimi i shkencëtarëve në programet qeverisëse ka shkaktuar dëme kolosale të parikuperueshme për vëndin, në të gjitha fushat prioritare të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, veçanrisht në ndërtim dhe urbanistik, në mjedis, bujqësi, industri, në gjeologji-miniera, hidroteknikë dhe energjitik, në mbrojtjen e shëndetit publik,në industrinë agroushqimore,në kontrollin dhe standartizimin e çdo produkti të prodhuar ose importuar për vëndin, etj.
Reabilitimin e shkencës do ta mendoja me krijimin e sistemit të dy akademive kombëtare, të Akademisë së Shkencave të Aplikuara (për shkencat natyrore dhe teknike) dhe të Akademisë së Shkencave Albanologjike (për shkencat sociale, gjuhësore, historike, arkeo- logjike, etnografike, kulturore etj.).
Në sistemin e Akademisë së Shkencave të Aplikuara,në opinionin tim mund të përfshi- heshin institutet kërkimore shkencore që do të mbulonin problemet e mbështetjes dhe të zhvillimit teknologjik të fushave prioritare të burimeve ekonomike,biologjike-mjekësore dhe mjedisore,nëpërmjet këtyre instituteve kryesore kërkimore-zbatuese:institutit të kërkimeve e aplikimeve gjeologjiko-minerare dhe energjitikës, agronomike dhe agroushqimore, zoo-veterinare, të mjedisit të pylltarisë dhe turizmit, të teknologjisë së komunikimit, të bioteknologjisë mjekësore, të ndërtimeve dhe urbanistikës, të ujrave-hidroteknikës dhe meteorologjisë, të sizmikës si dhe të laboratorit qëndror fiziko-kimik dhe kimiko-teknologjik të akademisë, pra 9 institute dhe 1 laborator qëndror.
Të dy akademitë e mësipërme mund të ishin të përbashkëta për të dy shtetet shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Për të vlerësuar kërkimin-aplikues shkencor,mund të sillet në vëmëndjen e lexuesit qoftë edhe një problem tepër i rëndomt për shkencën si më poshtë:
Nga deklarimet publike qeveritare thuhet se vetëm për pastrimin e mbetjeve kimike dhe toksike në Shqipëri kërkohen rreth 600 milion EURO nga firmat e huaja. Në gjykimin tim si specialist i fushës me rreth 50 vjetë përvojë në institucionet shkencore dhe arsimin e lartë brënda dhe jasht vëndit, këtë shifër e konsideroj fiktive dhe të papranueshme për zgjidhjen e këtij problemi të rëndomt dhe për më tepër për një vënd të vogël e imediatisht të varfër (për keq-qeverisje shumëvjeçare) si Shqipëria. Një studim i mundshëm kimiko-teknologjik i këtij problemi nga laboratori qëndror fiziko-kimik dhe kimiko-teknologjik i Akademisë së Shkencave të Aplikuara të propozuar më sipër, do t’i jepte zgjidhje të plotë me projektin përkatës kësaj çështje, duke përfshirë edhe zbatimin e projektit dhe likuidimin e të gjitha mbetjeve kimike e toksike në Shqipëri. Përveç kësaj, brënda shumës së mësipërme do të mund të kursehej pjesa më e madhe e saj e cila do të mjaftonte për të përballuar të gjitha shpenzimet kërkimore-zbatuese që do ti duheshin jo vetëm laboratorit por të gjithë Akademisë së Shkencave të Aplikuara së paku për 10 vite të aktivitetit të plotë të saj me të 9-të institutet e propozuara.Ndërkaq, kuptohet që gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare, institutet e mësipërme do të zgjidhnin me dhjetra probleme të tjera themelore për zhvillimin ekonomik të vëndit, në të gjitha fushat,me përfitime të pallogaritëshme për vëndin,ku e ku më të rëndësishme se problemi tepër i rëndomt i pastrimit të mbetjeve kimike të sipërpërmëndur.
Shkenca dhe kërkimi shkencor janë imperative, reabilitimi i tyre është kërkesë urgjente, probleme si ato të sipërpërmëndura ka shumë, për të gjitha fushat e veprimtarisë social-ekonomike kombëtare, ato nuk mund të zgjidhen nga administrata qeverisëse apo universitetet, por nga institutet shkencore publike të specializuara,në varësi të qeverisë. Zgjidhja e tyre nga firmat e huaja do të ishin skllavëruse për ekonominë kombëtare.
Integrimi Europian dhe globalizmi si bashkësi marrëdhëniesh private, ndërshtetërore apo ndërkombëtare,ka në themel fitimin që qarkullon sipas shkallës së zhvillimit nga më pak i zhvilluari tek më i zhvilluari. Prandaj konsideroj si vendimtare për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vëndit: cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet, cilësinë e forcave tekniko-shkencore zbatuese në të gjitha fushat, cilësinë e qeverisjes së vëndit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Comments
ok ok ok kush e can koken per

ok ok ok kush e can koken per shkencen? te paret "shkencetaret" e PD-se dhe pastaj me raste edhe ata te PS-se moren ne dore kazmen dhe i nxorren themelet institucioneve shkencore.

intelktuali shqiptar kurre nuk eshte me i afte se sa kur behet fjale per:

1. te lene pa pune koleget e tij, ne emer te "efektivitetit", kur ne fakt ne shkence nuk mund te bazohemi tek efektiviteti ne te njejten menyre si ne fushen e prodhimit, sepse ajo qe ka rendesi ne shkence eshte CILESIA dhe jo SASI.

2. per te kursyer rroga duke argumentuar panevojshmerine e ekspertizes permanente dhe duke propozuar zevendesimein e saj me zgjidhje pragmatike , ne fakt shume here me te kushtueshme dhe me te pasigurta per interesat e vendit.

3. per te mos bere kauze dhe lobim per shtresen e vet, sapo qe personalisht gradohet si politikan ne jeten publike.

ne kete kuptim "shkencetaret - politikane" kane shfarosur pa meshire koleget e tyre dhe nuk kane menduar per shkencen si nje funksion i domosdoshem organik i shoqerise, i cili mund te ndryshoje misionin dhe format e operimit por nuk mund te zhduket.

I nderuari Z.Merja, me fal

I nderuari Z.Merja, me fal por je shume konfuz ne paraqitjen e ideve, thua qe pas renies se komunizmit kerkimi shkencor u menderos fare, po nga ana tjeter na thua edhe qe ne kohe te monizmit (term qe pothuaj e kishim harruar) kerkimi shkencor i menderosur ishte, por prapseprape dic bente ne te mire te ekonomise se vendit. Tani me thuaj cfare kodosh ekonomie ishte ajo e vendit ne ate kohe? Ekonomia e tallonit! Tani me thuaj perseri, ne nje ekonomi talloni, si e ndan ti mor zoteri ate qe kontribuonin shkencetaret, dhe sa me e zeze do te kish qene jeta pa keta shkencetare te famshem? Sipas teje i bie qe nuk do te kishim as sa per tallon. Megjithe respektin njerezor, me vjen te them ik e mçifu o Dine dhe mos na kallxo perralla me mbret. Kerkimi shkencor ne ate kohe nuk ishte as me i mire, e as me i keq se te gjitha aspektet e jetes se mjeruar se asaj kohe.

Ai propozimi jot per te pasur dy Akademi, a thua se nje nuk mjafton, eshte provuar tashme si model i deshtuar. Ai model funksionon vetem po te kete nje shtet te fuqishem prapa qe financon pa pyetur se cfare i bejne parate me demek shkencetaret, dhe i del e i tepron edhe sikur nder 100 studime fare kot, te jene nja dy tre te hajrit. Ne nje shtet te kalafendur si Shqiperia as mos prit te zhvillosh shkence e kerkim shkencor te mirefillte, te mbeshtetur nga shteti, te pakten tashti per tashti. Nese kerkimi shkencor ka ndonje shanc ne Shqiperi ai lipset te vije nga ata private qe te interesuar ne menyre specifike per bizneset e tyre, mund te financojne projekte kerkimi. Ne fillim ne shkalle te vogel, e me pas nese ka sukses, fondet mund te rriten per te krijuar nje baze me te fuqishme.

Bejne perjashtim ketu shkencat albanologjike, qe gjithsesi po nuk u mbeshteten nga shteti, nuk mund te mbijetojne si te vetmjaftueshme.

Shkenca ben pjese tek lukset.

Shkenca ben pjese tek lukset. Ne si shtet nuk jemi ne gjendje te bejme shkence fondamentale dmth shkence te paster. Kjo shkence i perket vendeve te pasura qe kane aftesine, integritetin e sinqeritetin te marrin persiper risqe kolosale e financojne projekte te medha. Neve si shoqeri na mjaftojne laboratore te mire teknike me ane te se cileve ne te masim e shohim ku jemi ne krahasim mea aty ku duam te shkojme. Nese keto laboratore menaxhohen si duhen jam i sigurt se mund te kthehen ne asete jo buxhet-konsumuese por fitimprurese. E mos te permendim certifikimet e ndryshme apo qe nese ne nje te ardhme te afert mund te kthehen ne laboratore kombetare reference. Prandaj jam i mendimit qe duhet te punojme fort ne ngritjen e instituteve me te tille laboratore eficiente e fitimprures. Kjo eshte rruga e duhur ne vizionin tim. Kemi nevoje per mendje te fokusuara dhe me shume tekniciene (teknike) te zote.

* Autorit te ketij komenti i ka dale tulla nga shkenca. Ai ka mbaruar nivelin bachelor, master, phd neper institute prestigioze shkencore te Skandinavise. Per momentin eshte postdoc ne nje nga institutet e Max Planck te Gjermanise (institute ekselence).

Po, shume, shume vone mor

Po, shume, shume vone mor zotëri! Ne qëniet aspak shkencore, që kur Sala prishte te gjitha institutet dhe strukturat qe përmendni ju, uluritme si turma, ju këkuam, ju shkencetareve, te gjithe, te gjithe, por ju???? Cfare bëte ju??? Heshtet! Pse ? Sepse gjithemone keni heshtur! Por çmund të flasë nje qënie aspak shkencore, aq më teper tashmë anonime, si puna ime. Të paktën sot flisni dhe vini gishtin atyre njerzve që iu lëshuan Shqipërise njëmijë herë me tmerrshëm seç iu lëshuan barbarët Romës!

Add new comment