Politika ekonomike e reformës fiskale: qasja graduale

Një reformë gjithëpërfshirëse fiskale është duke u përgatitur në Shqipëri. Qeveria socialiste, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, don që të kalojë menjëherë nga sistemi i taksës së sheshtë përsëri në një sistem progresiv. Ky ristrukturim i thellë dhe i shpejtë në arkitekturën fiskale të vendit, e cila përfshin reformat në dogana dhe në institucionet tatimore, është duke u negociuar me FMN-në. Qeveria kërkon rreth $400 milionë nga FMN-ja për të shpëtuar financat e vëndit, për të paguar borxhet ndaj kompanive private që kanë bërë vepra publike, dhe për të ndërmarrë reformën fiskale. Në mënyrë që të sigurojë këtë linjë krediti apo ‘bail out’ nga FMN-ja, me shumë mundësi kjo e fundit do të kondicionojë qeverinë që të ndërmarrë një ‘Terapi Shoku’ për stabilizimin e politikës dhe institucioneve fiskale. E thënë shkurt, këto reforma të thella strukturore do të kalojnë shpejt dhe jo ngadalë.
Kjo është një praktikë e zakonshme e FMN-së e nisur në vitet 1990-të, dhe është e bazuar në supozimin në lidhje me shpërndarjen e kostove dhe përfitimeve nga reforma, e njohur si Kurba J, e paraqitur së pari nga JS Hellman në artikullin e tij 'Fituesit Marrin të Gjitha' botuar në 1998. Ai argumentoi se, kostot tranzitore ose kalimtare kanë afat të shkurtër edhe pse janë të qënësishme, prandaj sa më parë të nisë tranzicioni në sistemin e ri aq më mirë. Hellman këshillonte qeveritë e para demokratike për të shfrytëzuar ‘dritaren e mundësisë’ për të kaluar të gjitha reformat në të njëjtën kohë për të shmangur rreziqet e reformave të pjesshme. Shqipëria ka zbatuar më parë 'Terapi Shoku ' me paketat e stabilizimit: në fillim në vitin 1993 - kur Presidenti Berisha miratoi reformat e stabilizimit, liberalizimit dhe privatizimit njëkohësisht, si dhe në vitin 1997 - kur Kryeministri Nano kaloj me 'Terapi Shoku' reformat për stabilizimin monetar.
Historia ekonomike e Shqipërisë post-komuniste ka treguar se për vendin këto ndryshime strukturore të shpejta dhe të thella kanë sjellur përfitime afat-gjata, por kanë ardhur me kosto shumë të lartë. Reformimi i menjëherëshm i sistemit të taksave pritet që t’i bëjë gjërat më keq para se t’i bëjë më të mira. Kështu që, në periudhën afat-shkurtër reforma gjeneron kosto kalimtare të tilla si rrënie të prodhimit, rritje të inflacionit dhe papunësisë. Megjithatë, ekziston një alternativë për të shmangur apo kufizuar kostot kalimtare të reformës! Reforma strukturore të tilla duhen të miratohet më gradualisht. Për më tepër, idesë së përdorimit të ‘dritares së mundësisë’ për reformat strukturore i ka kaluar koha, sepse është shprehur në periudhën e 'politikës të jashtëzakonshme', si në fazat e para të tranzicionit post-komunist kur partitë politike nuk kishin mbështetje. Sot, koalicioni qeverisës ka një shumicë historike në parlament kështu që ka vota të mjaftueshme për të marrë një qasje më graduale.
Debati mbi përmbajtjen e paketës e ristrukturimit fiskal ka qenë i ashpër dhe mediokër. Kjo është edhe për shkak të mungesës kronike të ekspertizës së ekonomisë politike nga elitat mediatike dhe politike Shqipëtare. Për t’iu larguar këtij debati aspak ndihmues dhe me shpresën që të fillojë një debat i ri, fokusi i këtij artikulli ka të bëjë me shpejtësinë e reformës dhe jo me përmbajtjen e saj. Unë përdor terma dhe koncepte nga literatura e pasur e tranzicionit për të argumentuar për një qasje hap pas hapi për reformën. Është e domosdoshme për ekonominë tonë të dobët që të ngadalësohet implementimi i reformave strukturore përcaktuese, sepse krijon pasiguri dhe kosto kalimtare të lartë. Kostot e tranzicionit mund të shkaktojnë recension kalimtar për shkak se ekonomisë do t’i duhet të përshtatej ndaj ndryshimeve të jashtëzakonshme dhe politikave të reja institucionale.
Ka dy qasje kryesore për kalimin nga një sistem në tjetrin. Nga njëra anë është qasja e ‘Terapisë së Shokut’, kurse nga ana tjetër, është qasja graduale. Në këtë qasje theksi është vënë në vijimësinë e reformave hap pas hapi, ndërsa korren fitimet. Çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta në trajtimin e pasigurisë dhe kostove kalimtare. Pasiguria për reformën mund të shihet në nivelin ideosinkretik dhe agregat. Pasiguria ideosinkretike (individuale) është e lartë dhe e përqendruar, ndërsa pasigurisa agregate ka të bëjë me efektin e përgjithshëm të reformës në ekonomi. Kur pasiguria individuale dhe agregate është e lartë mundësia e realizimit negativ dhe kostot e larta e ndryshimit bëjnë që njerëzit t’i mos pranojnë reformat.
Kjo është për shkak se reforma të tilla strukturore janë subjekt i problemit të ' inkonsistencës kohore’: kërkon që aktorët të pranojnë humbjet në periudhën afat-shkurtër për premtime përfitimi në të ardhmen. Si rrjedhojë krijohet problemi i veprimit kolektiv, si për shembull, kundërshtitë nga komuniteti i biznesit. Kjo krijon dy lloje pengesash politike për reformën: nga njëra anë, kemi pengesën e fizibilitetit të reformës e quajtur ex ante kufizime politike që mund të bllokojnë vendim-marrjen. Nga ana tjetër, është kufizimi ex post që kanë të bëjnë me reagimin politik njëherë që reforma kalohet, pasi reformat janë zbatuar dhe rezultatet vërejtur. Përsa i përket reformës fiskale në fjalë, kostot e larta e kthimit rrit kufizimet ex ante, por redukton kufizimet ex post.
Prandaj, kur pasiguria agregat është e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë është në ankth dhe pret për të humbur nga reforma, një qasje graduale është më e këshillueshme. Tashmë, opozita ex ante për sistemin e ri tatimor progresiv është e lartë dhe në rritje. Qasja graduale vjen me disavantazhet e veta si për shembull reagim politik (jo një problem për një qeverisje me këtë shumicë në Parlament), dhe kohë më të gjatë për të korrur përfitimet (por më pak kosto tranzicioni). Çelësi për një qasje të suksesshme gradualiste është renditja optimale e paketës së reformës: së pari, ndërtimin e një pakoje reformash që t’i japin transferta kompensuese për 'humbësit', së dyti, renditja duhet të bëhet si për të bërë procesin e reformës ex ante të pranueshme, dhe së treti, ajo duhet të synojnë për të ndërtuar elektorat dhe vrull.
Për ta përmbledhur, ekonomia politike e reformës duhet të shihet si një çështje se si të miratohen reformat, për këtë arsye, është më shumë si një manual për të kaluar reformat. Qeveria e kushtëzuar nga FMN-ja mund të miratojë nëpërmjet 'Terapisë së Shokut' paketën e re fiskale. Por efektet anësore kalimtare janë të qenësishme për ekonominë tonë si për shëmbull rrënie e prodhimit, rritja e inflacionit dhe papunësisë. Një alternativë është qasja graduale që zbut kufizimet politike ex ante, dhe kufizon kostot dhe efektet e recesionit kalimtare.
* Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti Saint Andreës në Skoci, dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon ne Londër.
Comments
Nje shkrim shume lemsh.

Nje shkrim shume lemsh. Autori nuk shpjegon se cfare mendon per impaktin e takses progresive ne rritjen ekonomike qe me pas te kaloj duhet "graduale" apo "shok". Dhe per me teper se cfare do te kuptonte me "graduale". Nuk ma merr mendja qe ka kembengulur FMN-ja per kete progresiven por qeveria, ndersa afermendsh FMN-ja kembengul ne rregullimin e bilancit te pagesave dhe borxhit afatgjate si dhe eshte kunder (parimisht) te gjithe nderhyrjeve qe do te preknin te ardhurat ne buxhet. Gjithsesi, konceptet ekonomike jane dhene aq rremujshem ne shkrim sa eshte e veshtire ta ndjekesh.

P.S. Dhe nuk thuhet 'Pasiguria ideosinkretike' por rreziku individual (idiosyncratic risk) tek pasiguria (uncertainty) ky term nuk ka kuptim.

Si mund te pranohet nje

Si mund te pranohet nje katrahure e tille e te botohet? C'lidhje ka terapia e shock-ut me nje ndryshim te thjeshte tatimor, aq me shume qe eshte ekspansiv d.m.th shteti me taksimin progresiv do te mbledhe me pak para nga tatimi i te ardhurave.

Si mund te thuhet qe reformat strukturore duhet te miratohen gradualisht. KA reforma strukturore qe kushtojne 0 e japin shume sic mund te jene ato burokratike (heqja e notereve qe jane kot kur te njejten pune mund ta beje nje punonjes bashkiak) e qe ulin kostot e biznesit. KA edhe reforma te pensionit qe edhe keto e kane koston me te ulet per momentin e japin me shume ne te ardshmen.

Cfare duhet te presim te behemi si Greqia per te ndermarre reforma pastaj qe e kane koston me te larte? Administratoret e ketij blogu duhet te thellohen me shume para se t'i japin hapesire tjetrit. per te mosfolur pastaj per nje artikull tjeter te tij mbi politikat monetare ku i sugjeronte Bankes se Shqiperise te niste quantitative easing kur vendi yne edhe keshtu nuk eshte ne deflacion.

O Zeqo, ke nja tre here qe

O Zeqo, ke nja tre here qe shkru budalliqe mer daj. Mjaft shkrujte se keput mufka pa fund.

Autori i ketij shkrimi duhet

Autori i ketij shkrimi duhet te kete pasur mik te forte tek Respublica qe jo vetem ja kane pranuar artikullin por ja kane pranuar pa ja lexuar qofte edhe nje here. Gjithashtu kam parandjenjen se Z. Zeqo do te kete qene shume dru kur i ka ardhur frymezimi per nje shkrim te tille. Artikulli eshte shume i dobet. Nese jepni pare per te tilla shkrime me thoni se po jua bej nga 1 ne jave.

Ju qofshi si botoni shkrime

Ju qofshi si botoni shkrime te tilla....paska funksionuar theksimi i autorit qe ka 2 mastera dhe jeton e punon ne Londer ;))

E the bukur, u verbuan nga

E the bukur, u verbuan nga masteri...

Realiteti Shqiptar eshte i

Realiteti Shqiptar eshte i vecante, dhe me shume mangesira krahasuar me modelet e zhvillimit te vendeve ish ekonomi e komanduar nga partia. ndryshimet qendrojne ne nivelin e ulet te forcave prodhuese, ne nivelin mesjetar te maredhenieve ne prodhim, per rrjedhoje ne nje mungese kohezioni te faktoreve dhe agjenteve veprues te ekonomise. me pak fjale kapitalizem primitiv dhe ne nivel familjar pa fuqi organizative

Autori pergjithesisht shkruan

Autori pergjithesisht shkruan mire por kete here mesa shoh eshte nxituar:

Edi Rama eshte Kryeminister dhe jo kryetar i keshillit te ministrave ndaj fjala "udheheq" me duket e pasakte.

FMN-ja dhe Ministra e Financave kane rende dakord qe do kete ngadalesim te rritjes ekonomike dhe jo recension

Nuk kemi te bejme me "bail out" por me kredi, per momentin qeveria nuk eshte ne faliment.

Nano u be kryeminister ne vitin 1998 dhe jo 1997.

"Efektet anësore kalimtare janë të qenësishme për ekonominë tonë si për shëmbull rrënie e prodhimit, rritja e inflacionit dhe papunësisë" - kjo eshte komplet e pabazuar ne studime, per dy te parat mund te them gati me siguri qe jane te gabuara. Mbase mund te jene te verteta ne shumicen e ekonomive por me siguri jo ne ate shqiptare.

Ore ca halli keni se nuk e
Ore ca halli keni se nuk e mar vesh. Artikulli esht shum interesant. Nese nuk e kuptoni, nuk esht faji Zeqos. Ky nuk esht artikull nga ato qe jeni mesuar ju te lexoni te gazetat shqiptare qe jane mediokre pamase dhe truri juaj nuk ka nevoje te punoje kur e lexoni. Nese just dhemb koka nga artikulli zeqos lexoni ballkanwebin zoterinj, esht e lehte zgjedhja, pse villni vrer.
Ka ndryshim midis te menduarit ndryshe dhe sigurise se mendimet jane gabim. Ju mendoni ndryshe? Shume mire po kjo nuk don me thene autimatikisht se autori e ka gabim.
Behuni me mendjehapur se jeni no si organization partie gjith ju qe komentoni. Filloni dhe nga flet rrufet Tani.
Add new comment