Arkiv-Lajme
Gazetat europiane kundër Berlusconi-t
Silvio, time to go. Silvio, është koha ta lësh këtë punë. Ky ishte titulli i një editoriali në të përditshmen prestigjioze Financial Times, e cila mbulon lajmet mbi biznesin ndërkombëtar. Editoriali, siç është zakon në këtë gazetë, është pa emër, gjë që do të thotë se është një qëndrim që shkon përtej firmës të në gazetari; është një qëndrim i vetë gazetës së “lagjes” londineze të biznesit City, që në një kuptim tjetër është alter ego-ja europiane e gazetës së përtej Atlantikut Wall Street Journal.
Parti të reja në horizont?
Në një intervistë të dhënë para ca ditësh, Arben Malaj nuk e ka përjashtuar opcionin e një partie të re të majtë, e cila mund të krijohet nga socialistë të zhgënjyer prej leadership-it aktual. Nuk është shprehur se e ka një projekt të tillë, por nuk e ka përjashtuar si mundësi “nëse situata në PS bëhet përjashtuese e mbytëse”. Sot në përditshmen Panorama flitet për një hap konkret në drejtim të krijimit të kësaj partie.
Ettore Sequi: 21 janari ishte ngjarja më e trishtuar që më kanë parë sytë
Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë, ish ftuar mbrëmë në Top Story me rastin e publikimit të raportit të Komisionit Europian, dhe i pyetur nga gazetari Sokol Balla dha një opinion të vetin lidhur me atë që ndodhi më 21 janar të këtij vitit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sequi, ashtu si dhe ambasadorë të tjerë (përveç atij amerikan), nuk mbahet mend të jetë shprehur në publik lidhur me këtë ngjarje; në mos, duhet të ketë thënë diçka shumë neutrale që, bash për këtë arsye, ka kaluar e paregjistruar në memorjen e opinionit publik shqiptar.
Kriza greke zhvendoset në panairin e Frankfurtit
Panairi i librit në Frankfurt është një nga më të famshmit në botë; e nga më të vjetrit. Ka rreth 500 vjet që ekziston. Pjesëmarrja në të është një arsye krenarie për një shtëpi botuese. Kanë zënë të shkojnë atje dhe shtëpi botuese nga Shqipëria. Ka kohë që e bëjnë. Nuk ka ndonjë logjikë biznesi në këtë mes, pasi çmimet e kripura të stendave janë ku e ku më të mëdha se sa fitimet që mund t’u vinin nga shitjet e librave apo nga kontratat që mund të lidhin (nëse u qëllon të lidhin).
Sequi, hane Shan; Berisha, hane Bagdad
Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë, deklaroi në Top Story-n e Sokol Ballës se, në qoftë se ekziston vullneti i fortë politik në Kuvendin shqiptar, mund të bëhen hapa të qartë e të qenësishëm për adresimin e 12 prioriteteve që deri më sot nuk janë adresuar nga Shqipëria. Pavarsisht se Komisioni Europian i ka sugjeruar Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së që Shqipëria të mos e marrë statusin e vendit kandidat këtë vit, tha Sequi, ka dy muaj kohë deri në 12 dhjetor, kur Këshilli i Ministrave të BE-së do të marrë vendimin për statusin.
Berisha në versionin e tij të zakonshëm hard
Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer sot në parlament në stilin e tij hard. Ai ndodhej në foltore, duke argumentuar se refuzimi i statusit të vendit kandidat erdhi për faj të opozitës, dhe ndërkohë i është dashur të ballafaqohet me deputetin Saimir Tahiri, i cili po ndërhynte nga vendi. Kaq desh! Nuk u mor vesh se ç’tha deputeti socialist, por përgjigja e Berishës, që fliste me mikrofon të hapur nën vëzhgimin e kamerave të të gjithë televizioneve shkoi në shtëpinë e çdo shqiptari.
Bill Clinton befason: Lëvizja Occupy Wall Street është si Pranvera Arabe
Në një veprimtari me titullin Chicago Ideas Week ish ftuar dhe Bill Clinton-i, i cili mbajti një fjalë që bëri shumë përshtypje mes njerëzve që e kishin mbushur dingas auditoriumin e stërmadh.
Clinton foli për ekonominë, për Steve Jobs-in, e për shumë argumenta të tjerë, por nuk mund të mos fliste, ashtu siç pritej, për lëvizjen Occupy Wall Street, e cila është ndjerë dhe në Chicago. Ai nuk nguroi të rreshtohej me protestuesit. Madje shkoi dhe ca më tutje, duke kapur në befasi shumëkënd, teksa tha se kjo lëvizje është e ngjashme me pranverën arabe.
Bostinaru: Berisha ka bërë që të humbisni dy vjet
Anëtari i parlamentit Europian, dhe zv.kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, rumuni Victor Bostinaru ka bërë një deklaratë të fortë nga Brukseli për mikrofonët e Top-channel-it. “Druhem se klasa politike që udhëheq Shqipërinë ende nuk e ka kuptuar sa shumë po i bën të humbasin qytetarët shqiptarë. Kjo është ajo që të irriton më tepër, fakti që për shkak të lidershipit politik, të gjithë qytetarët përballen me një të ardhme të pasigurtë, shumë më të errët nga sa meritojnë”, shprehet ai me një ton pothuaj zemërak e paternalist.
Universitetet bizare të Ballkanit: UFO dhe Kristal në Top 10
Gazetari austriak Florian Bieber në blogun e tij i ka kushtuar një artikull epidemisë universitare në Ballkan. Sipas tij, në shumicën e vendeve, ka një bum universitetesh private dhe publike. Në Serbi janë 17 universitete plus një numër ‘fakultetesh’ të pavarura. Me vetëm një të katërtën e popullatës, Maqedonia ka të njëjtin numër universitetesh. Bosnja i mund që të dyja, Serbinë dhe Maqedoninë, kur vjen puna te universitetet publike: nëntë të tilla dhe po kaq edhe në sektorin privat. Kosova mbetet mbrapa, shkruan gazetari, me vetëm dy universitete publike dhe më pak se 10 private.
Zgjidhja e krizës: Zgjedhje të parakohëshme
Zgjidhja e krizës financiare të zonës së Euros hasi në një pengesë të fortë në parlamentin sllovak, i cili nuk e aprovoi rritjen e Fondit të Stabilitetit Europian nga 250 në 440 milard euro. Aprovimi i parlamentit sllovak do të vuloste rritjen e fondit, pasi 16 parlamentet e tjera të zonës së Euros e kishin aprovuar atë. Wall Street Journal raporton se është gjetur një zgjidhje për të kapërcyer edhe këtë pengesë të fundit.