Ettore Sequi: 21 janari ishte ngjarja më e trishtuar që më kanë parë sytë

Postuar në 14 Tetor, 2011 04:41

Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë, ish ftuar mbrëmë në Top Story me rastin e publikimit të raportit të Komisionit Europian, dhe i pyetur nga gazetari Sokol Balla dha një opinion të vetin lidhur me atë që ndodhi më 21 janar të këtij vitit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sequi, ashtu si dhe ambasadorë të tjerë (përveç atij amerikan), nuk mbahet mend të jetë shprehur në publik lidhur me këtë ngjarje; në mos, duhet të ketë thënë diçka shumë neutrale që, bash për këtë arsye, ka kaluar e paregjistruar në memorjen e opinionit publik shqiptar. Ndërsa dje, dhjetë muaj pas ngjarjes që tronditi fort jetën politike shqiptare, ambasadori Sequi jep një qëndrim të tijin mbi atë që i kanë parë sytë. Nuk jep gjykim për palët. Nuk vë gishtin mbi ndonjë fajtor, gjithashtu, pasi pozicioni i përfaqësuesit më të lartë të BE-së në Shqipëri, nuk e lejon ta bëjë këtë gjë. Por ngjarjen e përkufizon si “gjënë më të trishtuar që kish parë në karrierën e tij diplomatike”. Mund të duket si një frazë e lëshuar në mënyrë të shkujdesur, por nuk duhet harruar se del nga goja e një njeriu që ka shërbyer për disa vite si diplomat i rangut të lartë në Afganistanin e pasluftës, ku viktimat prej dhunës ishin aq të shpeshta sa nuk përbënin lajm.

E.G.

Comments

Submitted by robert (not verified) on

Gentilissimo Signor Sequi,
la prudenza è certamente la dote principale della diplomazia, ma l’omissione ne può diventare il peggior vizio.
Risulta ormai molto oneroso per la UE sostenere, anche indirettamente, il governo Berisha.
Il rifiuto della candidatura UE all’Albania è certamente un rifiuto diretto a Berisha. Bisogna però ricordare che quest’ultimo non è di certo un gentiluomo nato tra i palazzi della diplomazia “upper class” e farà di tutto per distruggere la vita all’Albania, fino all’ultimo secondo della sua esistenza politica.
Per questo motivo, ogni secondo di tempo tolto al suo governo, è una sofferenza risparmiata ad un intero Paese…
Grazie!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.