Parti të reja në horizont?

Në një intervistë të dhënë para ca ditësh, Arben Malaj nuk e ka përjashtuar opcionin e një partie të re të majtë, e cila mund të krijohet nga socialistë të zhgënjyer prej leadership-it aktual. Nuk është shprehur se e ka një projekt të tillë, por nuk e ka përjashtuar si mundësi “nëse situata në PS bëhet përjashtuese e mbytëse”. Sot në përditshmen Panorama flitet për një hap konkret në drejtim të krijimit të kësaj partie. Kjo gazetë, duke u nisur nga një drekë e gjatë e konfidenciale mes Malajt e ish-udhëheqësit socialist Fatos Nano, bën spekullimin se në qendër të bisedës ka qenë argumenti i partisë së re në rrethanat që “partia e vjetër është duke u mbyllur gjithnjë e më shumë e është përfudimisht në duart e Edi Ramës”.
E vërteta është që një numër socialistësh kanë rënë nga rangjet e nga ndikimi që kanë pasur brenda partisë më të madhe të opozitës, e janë shndërruar në lojtarë me rëndësi margjinale. Kjo mund t’i motivojë ata të krijojnë një parti të re, por mund t’i bëjë edhe të hidhen në ndonjë parti tjetër, ku u garantohet rangu e ndikimi i parë. Opcioni i partisë së re mbetet më i mundshmi, dhe dëmi që mund t’i bëhet PS-së nga kjo lëvizje nuk ka për të qenë i papërfillshëm, por ideja e Fatos Nanos kryetar nuk ngjan të jetë shumë e besueshme. Nano nuk duket se ka energji për një ndërmarrje të tillë.
Çdo gjë mbetet për vitin tjetër, sidoqoftë. Në këtë vit do të kemi dhe një ngjarje të sigurtë: krijimi i partisë së Bamir Topit. Nëse krijimi i këtyre dy partive bëhet realitet, do të kemi një trazim plot surpriza të kazanit politik shqiptar.
Re.Pu.
Comments
Eshte nje loje e trashe dhe e
<p>Eshte nje loje e trashe dhe e kuptueshme pasi Ka pak lojtare , tek e fundit ....ne PS keta jane figura te "Djegura dhe Konsumuara "......NUk ngrene peshe si Malaj.Islami apo Harasani......Loja do behet ose nga Blerja e Votuesve ose me Hedhje Votash.....Te Teperta....</p>
Add new comment