Zgjidhja e krizës: Zgjedhje të parakohëshme

Zgjidhja e krizës financiare të zonës së Euros hasi në një pengesë të fortë në parlamentin sllovak, i cili nuk e aprovoi rritjen e Fondit të Stabilitetit Europian nga 250 në 440 milard euro. Aprovimi i parlamentit sllovak do të vuloste rritjen e fondit, pasi 16 parlamentet e tjera të zonës së Euros e kishin aprovuar atë. Wall Street Journal raporton se është gjetur një zgjidhje për të kapërcyer edhe këtë pengesë të fundit. Kryeministri sllovak ka pranuar kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, në shkëmbim të votës në parlament për aprovimin e rritjes së Fondit të Stabilitetit Europian. Votimi në parlament parashikohet të mbahet të premten, pothuaj me konsensus të plotë. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në mars, dy vjet para mbarimit të mandatit të qeverisë aktuale. E.Z.
Add new comment