Berisha në versionin e tij të zakonshëm hard

Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer sot në parlament në stilin e tij hard. Ai ndodhej në foltore, duke argumentuar se refuzimi i statusit të vendit kandidat erdhi për faj të opozitës, dhe ndërkohë i është dashur të ballafaqohet me deputetin Saimir Tahiri, i cili po ndërhynte nga vendi. Kaq desh! Nuk u mor vesh se ç’tha deputeti socialist, por përgjigja e Berishës, që fliste me mikrofon të hapur nën vëzhgimin e kamerave të të gjithë televizioneve shkoi në shtëpinë e çdo shqiptari. Ai iu kthye Tahirit me fytyrë të murrëtyer, dhe nxori nga goja çfarë t’i vinte: “Shiko këtu ti, se ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca (me këtë frazë nuk ka demonstruar shpirt kreativ, pasi është një frazë e përsëritur; ia ka thënë Taulant Ballës njëherë tjetër, po në parlament)”. Dhe më pas vijoi: Të njoh mirë unë ty, të njoh qysh fëmijë, të njoh kush je, nga je, me kë je, kush të ka bërë; shko dhe pyet se kush të ka bërë, shko!”
Është vendi për një koment? Jo, më mirë: no comment!
E.G.
Comments
Mua nuk me duket fare si

Mua nuk me duket fare si version hard. Perkundrazi per mua eshte nje semundje e rrezikshme skizofrenike. Ky njeri nuk eshte normal. Ka filluar te me duket si Hitleri ne ditet e tij te fundit, te pershkruar aq bukur ne filmin "Renia". Me nje te tille lufta civile eshte te pragu i deres. Ky me duket shume me keq nga gjendja psiqike edhe se Enveri edhe se Kadafi te marre se bashku. Zoti e ruajte Shqiperine.

ke shume te drejte...zoti e

ke shume te drejte...zoti e ruajte Shqiperine nga Shqipetaret...qe votojne (gjithsesi jo ne shumice) horrrra si saliu dhe likja. edhe nje vote e vetme per keta dy monstra ne vende normale duhet te ishte skandal me vete. Na ka mbet vec ti lutemi Zotit...

ndoshta me mire qe Lefter

ndoshta me mire qe Lefter Maliqi nuk eshte me PS,se do zihesh me berishen me kepuce ne dore.Mendoj se ky kryeminister nuk ka as lezetin e plakut;duket sarhosh pa pire as

dhe nje gllenjke te vetme.bobo,me doli Captcha me ca shenja egjiptiane,si shualli i saliut!

zonja topalli duhet ta

zonja topalli duhet ta perjashtoje nga seancat dhe ti vendose gjobe si ka bere dhe per deputete te tjere. Ky nuk eshte ndryshe. ose me fal ky eshte vertet skizofren. Keshtu tregohet shteti i standareteve qe aspiron Europen zonja calamane.

Mustafa Nano, Shume here te

Mustafa Nano,

Shume here te kujtoj me respekt. Kete here kam kujtuar gjyshen tende.

Duke e pare fillimisht kete shperthimin e shpellarit ne video, fillova te shikoj/studioj se si po reagojne

Jozefina (e cila duket shume mire ne sfond) , po ashtu edhe anetaret e qeverise qe ishin ne podium.

Duke i pare pa perjashtim te gjithe se si rrinin, me erdhi keq per ta. Sikur t'i shikonte gjyshja e Mustafa Nanos ,

po rrijne si muti ne shi, do te thoshte...dhe me te vertete..te gjithe si te dhjere dhe te lagur nga shiu po rrinin ne ato momente kue shpellari pelliste.

Me te vertete cfare do te

Me te vertete cfare do te thote "ta bej fytyren me te zeze se kepuca". Eshte hera e pare qe e degjoj, domethene hera e dyte po nga Berisha. Nuk ka fort kuptim si shprehje. Plus qe kepucet jane edhe te bardha edhe kafe edhe te kuqe...

Perfundimisht Sala do nje upgrade : )

pse nuk e kupton ti kete

pse nuk e kupton ti kete shprehje?Ja ta them une ."Ta bej futuren me te zez se kepuca" do te thote qe ta nxije surratin me grushta e me shqelma qe te mavijosesh e te nxihesh aq shume qe edhe kepucesh se zeze tia kalosh ne ngyre.Ca ka ketu qe nuk kupton

Mua s'me duket fare si

Mua s'me duket fare si Hitleri po me shume si nje Duce Provincial - ose Kadaf i moderuar. Hitleri dihet qe ishte skizofren dhe me e keqja eshte se i besonte edhe vete ato qe thoshte. Sala e ka vetem per show. Vendit i rrefuzohet statusi ai hop hedh nje shashke. Nese e vute re kur mbaroi, iku menjehere pa u vajtur ne vendin e tij dhe kur dikush nga opozita i tha te rrinte, ai i tregoi oren me ngerdheshjen e tij psikopate, duke i lene te kuptonte se kishte pune!!! Gjynaf qe s'eshte bere aktor komik se do na kishte kenaqur!

Nje keshille

Nje keshille psikologu per deputetet e opozites : "Sa here te doni qe te shikoni live cfare kemi qene para se te beheshim njerez ,pickoni Berishen si zagal tek familja e ngushte dhe e gjere dhe pastaj gajasuni pambarimisht,por vendosni dhe mesit ndonje brezshterngues mos u shpetojne pordhat...Tjeter gje s'keni c'beni!" ...

Add new comment