Bostinaru: Berisha ka bërë që të humbisni dy vjet

Anëtari i parlamentit Europian, dhe zv.kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, rumuni Victor Bostinaru ka bërë një deklaratë të fortë nga Brukseli për mikrofonët e Top-channel-it. “Druhem se klasa politike që udhëheq Shqipërinë ende nuk e ka kuptuar sa shumë po i bën të humbasin qytetarët shqiptarë. Kjo është ajo që të irriton më tepër, fakti që për shkak të lidershipit politik, të gjithë qytetarët përballen me një të ardhme të pasigurtë, shumë më të errët nga sa meritojnë”, shprehet ai me një ton pothuaj zemërak e paternalist. Dhe më pas, me jo pak ironi, shton një frazë ndjellakeqe: “Po nuk pati ndryshime të qenësishme e të shpejta, kam frikë se herën tjetër, Komisioni Europian do të detyrohet ta quajë dokumentin regres-raport, dhe jo raport progresi”.
Ai pohon se nuk ka patur asnjë surprizë për të. E priste këtë raport. “Do të isha i kënaqur nëse do të ndodhte e kundërta, por fatkeqësisht shoh vetëm konfirmimin e plotë të asaj çfarë kam pohuar prej muajsh tashmë”. Në fund ai tregon me gisht fajtorin në gjithë këtë histori, gjë që eurokratët nuk para e kanë zakon ta bëjnë: “Shpresoj që qeveria shqiptare t`i kushtojë vëmendje vlerësimit të Komisionit, të kuptojë se linja e ndjekur deri tani është shume larg të duhurës dhe ta ndryshojë në mënyrë radikale. Zoti Berisha duhet ta kuptojë se në demokraci mazhoranca qeveris me përfshirjen e opozitës, sidomos për çështje kyçe, siç janë reformat. Ai duhet t'u shpjegojë qytetarëve përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, duke detyruar vendin të humbasë dy vjet”.
E.G.
Comments
Nje sugjerim per zotin Rama,
<p>Nje sugjerim per zotin Rama, Berisha do te vazhdoje te bej rremuje e potere derisa te kete pare dhe investime. Ka ardhur kohe qe te behet nje lufte diplomatike dhe mediatike dhe te sqarohet qe cdo dollar apo euro/Valute/leke qe investohet, dhurohet/jepet si ndihme apo merret borxh nga ky regjim shkon ne xhepat e fisit/klanit dhe per te mbajtur kete regjim. Duhen sensibilizuar mediat brenda dhe vecanerisht jashte se ndihmat e huaja apo projekte dhe investitore te caktuar jane duke mbeshtetur nje regjim gjakpires. Cdo biznes e ca me teper politikan i huaj nuk do te guxonte qe emri i tij te lidhej ne publik me diktator oriental vrases. Berisha dhe klani i tij merr fund kur financat qe mbajne ne kembe ate do te shterrojne. Uroj fort qe opozita ta kete nisur ta beje kete dhe ta ktheje kete ne ceshtjen principale te fushates se saj.</p>
Add new comment