Arkiv-Lajme

Ka të drejtë një zv.ministër të etiketojë qëndrimet e kreut të shtetit?

Postuar në 15 Tetor, 2011 06:32

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim ligjin e sapomiratuar në parlament “mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ose thënë shkurt, ligjin mbi importimin e plehrave. Ai ka ushtruar një të drejtën e tij kushtetuese, dhe ka shprehur me këtë akt një bindje të vetën, por në të njëjtën kohë është bërë interpret i një shqetësimi të shtrirë në shoqëri. Por maxhoranca duket e pickuar keq nga ky veprim i Presidentit.

Ç’po ndodh me karburantet?

Postuar në 15 Tetor, 2011 04:05

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, u importuan rreth 171 mijë ton karburante ose rreth 50 mijë ton (23%) më pak se në 6-mujorin e vitit të kaluar. Shumë studime ekonomike tregojnë se ka një korelacion të fortë pozitiv mes rritjes ekonomike dhe konsumit të karburanteve kudo në botë. Një korelacion i tillë konstatohet edhe për Shqipërinë në periudhën 2006-2010. Sipas FMN-së, rritja mesatare vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto në Shqipëri ka qenë 5.7% gjatë kësaj periudhe.

Berisha versus Toptani

Postuar në 15 Tetor, 2011 03:35

Kryeministri Berisha, në shpërthimin e para disa ditëve në parlament, duke dashur të gjejë një paralele “që u rrin fiks opozitarëve antishqiptarë”, fillimisht u ndal tek Enver Hoxha, e pastaj tek Toptanët. Vini re: tek Toptanët, jo tek Esad Toptani. Ai tregoi një anektodë mbi një takim me një të huaj (rrëfen shpesh anektoda të tilla lidhur me takime me të huaj që s’kanë emër, e kështu askush s’mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë), ku ai paska mbetur ligsht kur i huaji (jo i Camus-së) është shfaqur i skandalizuar që në vendin e shqipeve vetëm Berisha e dashka vendin e shqipeve.

Sansal: Pranvera Arabe nuk ka filluar

Postuar në 15 Tetor, 2011 02:31

Pranvera arabe? Është një legjendë, nuk ka asnjë kuptim të flasësh për një pranverë arabe. Kush e thotë këtë ‘blasfemi’? Ndonjë arabo-fob? Jo, e thotë Boualem Sansal, një shkrimtar algjerian, që nuk njihet në Shqipëri (nuk është përkthyer ndonjë libër i tij). Shkruan në gjuhën frënge, është 61 vjeç, dhe nuk është larguar kurrë nga Algjeria, sidoqë ky vend i ka dhënë më shumë probleme se sa karar. Nuk i ka patur punët mirë asnjëherë me të parin e vendit, Bouteflika-n, e për këtë shihet vëngër e i nxihet jeta nga regjimi (atë dhe gruan i kanë larguar nga puna).

Rama në Twitter: Nëse unë jam anti-europian, Jozefina është Marilyn Monroe

Postuar në 14 Tetor, 2011 17:37

Kryetari i PS Edi Rama, ka zgjedhur edhe një herë tjetër për të komunikuar me publikun, faqen e tij në Twitter. Shefi i selisë rozë në një tweet të orëve të vona të së premtes ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentares Topalli e cila i tha Radios Europa e Lirë se opozita është një celulë anti-europiane. “Nëse Presidenti dhe unë jemi nje celulë anti-europiane atëherë Jozefina është Marilyn Monroe kurse Saliu John Lennon”, shkruante Rama në Twitter.

Spin doctor-i i ish-kryeministrit Blair në Tiranë; PR-i dhe menaxhimi i krizave

Postuar në 14 Tetor, 2011 11:53

Alastair Campbell, zëdhënësi i ish-kryeministrit Tony Blair, kur Britaninë e qeverisnin laburistët, i njohur edhe si eminenca gri e tij, ka qenë sot në Tiranë. Përmbi pesë orë spin doctor-i britanik i huajtur edhe nga qeveria Thaçi për përmirësimin e imazhit të Kosovës ka folur në një prej sallave të hotel Rognerit për menaxhimin e krizave dhe PR-in (public relations). Megjithatë, përtej teknikaliteteve, pjesët interesante gjatë seminarit të z.

Korçë: Vetvritet, ngaqë nuk e lanë të shkonte në një party

Postuar në 14 Tetor, 2011 11:05

Një vajzë 17 vjeçare e identifikuar nga policia me inicialet M.SH. ka varur veten. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës. Shkaku mendohet të ketë qenë, sipas Panoramës, një zënkë me prindërit. Më saktë, këta të fundit e kanë penguar atë të shkojë në një party me bashkëmoshatarët e vet.

Lajmi i fundit: Berlusconi e hodhi lumin sërish

Postuar në 14 Tetor, 2011 07:45

Sapo u mbyll votëbesimi mbi kryeministrin Berlusconi në parlamentin italian. Rezultati: Berlusconi e dhodhi lumin dhe këtë herë. Kish në sallë 617 parlamentarë, e kështu atij i mjaftonin 309 vota. Ai mori më tepër, 316. Kundër tij votuan 301 deputetë. Opozita tentoi ta linte Berlusconi-n pa quorum në aulë, por asaj iu prishën planet nga pesë deputetë radikalë, dhe nga dy deputetë të tjerë jo të maxhorancës, të cilët u paraqitën në votim. Opozita u detyrua të shkonte në sallë, dhe rezultati është ky që është. Berlusconi mbahet në fije te perit.

Bamir Topi terrorizon maxhorancën

Postuar në 14 Tetor, 2011 06:54

Maxhoranca duket se terrorizuar prej Presidentit Topi. Dhe kuptohet, jo prej Presidentit, por prej Bamirit. Madje, jo prej Bamirit sot, por prej Bamirit mot (‘mot’ në kuptimin literal të termit). Nuk lënë rast pa e përmendur e pa e sulmuar. E filloi Berisha në momentet, kur Aleanca Kuq e Zi u ngrit për të denoncuar ligjin mbi Censusin, duke përcjellë idenë se ai është i bindur, që kjo Aleancë frymëzohet e drejtohet nga Topi. Sulmi i tij ishte me breshëri, për disa ditë. Pas tij dolën me radhë njerëzit e tij, mes të cilëve është shquar Topalli.

Gazetat europiane kundër Berlusconi-t

Postuar në 14 Tetor, 2011 06:26

Silvio, time to go. Silvio, është koha ta lësh këtë punë. Ky ishte titulli i një editoriali në të përditshmen prestigjioze Financial Times, e cila mbulon lajmet mbi biznesin ndërkombëtar. Editoriali, siç është zakon në këtë gazetë, është pa emër, gjë që do të thotë se është një qëndrim që shkon përtej firmës të në gazetari; është një qëndrim i vetë gazetës së “lagjes” londineze të biznesit City, që në një kuptim tjetër është alter ego-ja europiane e gazetës së përtej Atlantikut Wall Street Journal.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme