Arkiv-Lajme

NBA në rrezik për këtë sezon; shtyhet starti i kampionatit

Postuar në 11 Tetor, 2011 02:56

Kampionati i NBA-it në SHBA, aq i ndjekur edhe në Shqipëri ( e ku nuk është?) rrezikon të mos fillojë. Një gjë është e sigurtë qysh tani: dy javët e para nuk do të luhen. Ish planifikuar që nata e hapjes së kampionatit të ish 1 nëntori, por është marrë vesh tanimë se asgjë nuk do të ketë para datës 14 nëntor. Drejtuesit e League-ës dhe sindikatat e basketbollistëve kanë kohë që nuk po arrijnë të zgjidhin një kontrast të fortë lidhur me pagat e me ndarjen e të ardhurave të majme prej aktivitetit. Palët kanë negocjuar mbrëmë mbi shtatë orë, por kanë dalë me fytyra të trishtuara.

Shqipërisë të gjithë i dalin përpara në radhë

Postuar në 11 Tetor, 2011 02:10

Kërkesa e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat është bërë nja dy vjet e gjysmë më parë. Ka qenë prilli i vitit 2009, data 28, kur kryeministri shqiptar, me pompë të madhe e me maskën e një gëzimi të papërshkruar në fytyrën e tij, mori avionin dhe vrapoi në Pragë, ku e priste kryeministri çek Mirek Topolanek, i cili, ashtu si shumë të tjerë, nuk ishin dakord me ngutin e vizitorit shqiptar për ta bërë këtë kërkesë disa javë përpara zgjedhjeve (zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në qershor). Por Berisha bëri të vetën.

Berlusconi po e përjeton keq “flirt”-in Merkel-Sarkozy

Postuar në 10 Tetor, 2011 15:11

Dje ka patur një takim midis Merkel-it e Sarkozy-së. Është i disati takim që ata mbajnë me njëri-tjetrin qysh nga momenti që po flitet për krizën greke, që nuk po njeh të ndalur, me gjithë “serumin” e marrë nga Dr. Brukseli. Dje ata kanë folur lidhur me një plan të ri për t’u përballur me këtë krizë dhe kanë marrë vendimin për rikapitalizimin e bankave të Eurozonës.

Imami shqiptar në Zvicër: rrihni fëmijët nëse nuk luten

Postuar në 10 Tetor, 2011 11:16

Një imam shqiptar këshillon prindërit të rrahin fëmijët e tyre nëse ata nuk luten. Imami i xhamisë El-Hidaje të lokalitetit Winkel në kantonin e St. Gallenit, Fehim Dragusha, shqiptar nga Kosova, si “mjet për edukimin e fëmijëve” sheh edhe rrahjen e tyre. Këtë këshillë ‘pedagogjike’ joortodokse, imami Dragusha e jep në faqen e internetit të xhamisë së tij, shkruan portali albinfo që i referohet gazetës zvicerane “Solothurner Zeitung”.

Agron Tufa: Jepini fund dyzimit mbi figurën e Ramiz Alisë

Postuar në 10 Tetor, 2011 11:12

Në një koment të sotëm te gazeta Panorama, shkrimtari Agron Tufa ishte marrë gjerë e gjatë me figurën e Ramiz Alisë dhe qëndrimet e një pjese të opinionit e opinionbërësve të cilat ai i quante të dëmshme dhe ahistorike. Tufa ndalej veçanërisht te cilësimi i Alisë si ‘demokrati i parë’ përkufizim ndaj të cilit shkrimtari, në radhët e shkrimit ‘Portret heroi apo krimineli’ lë të kuptohet se është totalisht kundër. Agron Tufa është në fakt i vetmi ndër intelektualët apo opinionistët që janë shprehur në shtypin e shkruar e që ka marrë një pozicion të tillë të fortë ndaj figurës së Ramiz Alisë.

Një katastrofë ekologjike: po shkatërrohen lumenjtë tanë

Postuar në 10 Tetor, 2011 07:13

“Si pasojë e shfrytëzimit të lumenjve, marrjes së inerteve, për dy dekada me radhë, ne kemi prishur ekuilibrat natyrorë të marrëdhënieve mes lumit dhe detit. Lumenjtë nuk shkarkojnë më materiale të ngurta në det dhe deti ka nisur të bëhet agresiv, duke pushtuar tokën. Fenomeni i erozionit detar dhe përmbytjet në Ultësirën e Lezhës, më shumë se probleme baticash dhe rritjes së nivelit nga ngrohja globale, janë probleme të prishjes së këtyre ekuilibrave. Sipas studimit, deti përparon mesatarisht 15-20 metra në vit.

Në pritje të opinionit të ekspertëve amerikanë mbi 21 janarin

Postuar në 10 Tetor, 2011 06:22

Sot është dhënë lajmi, sipas të cilit Prokuroria e Përgjithshme, në funksion të hetimeve për 21 janarin, ka dërguar në SHBA për ekspertizë hard-diskun e kompjuterit qendror të sistemit të kamerave të sigurisë te Kryeministria. Në fakt, pajisjet e serverit të kamerave të Kryeministrisë janë dërguar nja një muaj më parë (sipas Panoramës), dhe nuk kuptohet pse lajmi ka dalë me kaq vonesë.

Socialistët francezë zgjedhin sfidantin e Sarkozy-së

Postuar në 10 Tetor, 2011 05:40

Kanë qenë gjashtë kandidatët e majtë për postin e Presidentit të Republikës franceze, të cilët kanë garuar mes tyre në një garë “tribale” (ka filluar të pëlqehet edhe në Europë praktika amerikane e quajtur Primaries, e që konsiston në garën brenda partisë për të nxjerrë një kandidat të fortë në garën e madhe nacionale). Të gjashtët patën dhe përballje televizive, të cilat, në kundërshtim me çfarë pritej, nuk degjeneruan në kacafytje.

Haxhinasto merr në mbrojtje abetaren “e medvegjizuar”

Postuar në 10 Tetor, 2011 04:30

Më në fund kemi një zyrtar të lartë të shtetit tonë që shprehet lidhur me abetaren e gjuhës shqipe “të medvegjizuar”, dmth të zhveshur prej simboleve kombëtare mbi bazën e një kërkese të bërë nga pala serbe, e të vënë si kusht për të pranuar idenë e abetares në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc. Është fjala për Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, i cili i ka dhënë një intervistë agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, dhe në të ai ka pohuar se gjithçka është vendosur me aktorët lokalë që kanë një mandat për të folur e për të vendosur në emër të qytetarëve.

Do të tërhiqet ambasadori Çejku nga deklaratat e 3 tetorit?

Postuar në 10 Tetor, 2011 02:58

Siç është paralajmëruar, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, do të jetë sot në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për të dhënë shpjegime lidhur me deklaratat e tij të datës 3 tetor mbi “mbeturinat nostalgjike të periudhës titiste që gjenden në institucionet arsimore të Maqedonisë e që vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme