Shqipërisë të gjithë i dalin përpara në radhë

Kërkesa e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat është bërë nja dy vjet e gjysmë më parë. Ka qenë prilli i vitit 2009, data 28, kur kryeministri shqiptar, me pompë të madhe e me maskën e një gëzimi të papërshkruar në fytyrën e tij, mori avionin dhe vrapoi në Pragë, ku e priste kryeministri çek Mirek Topolanek, i cili, ashtu si shumë të tjerë, nuk ishin dakord me ngutin e vizitorit shqiptar për ta bërë këtë kërkesë disa javë përpara zgjedhjeve (zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në qershor). Por Berisha bëri të vetën. Ai u kthye nga Praga me lajmin se kish dorëzuar kërkesën. Në çdo vend tjetër, ky lajm do ish krejt i pabujshëm, pasi bëhej fjalë për dorëzimin e një kërkese. Mirëpo Berisha, me ndihmën e mediave të veta, e shndërroi në një lajm nacional.
Ç’është bërë me atë kërkesë? Asgjë. Vende të tjera që nuk kanë bërë zhurmë të madhe mbi dorëzimin e kërkesës kanë lëvizur drejt BE-së, ndërsa Shqipëria është në vendnumëro. Maqedonia e ka marrë statusin e vendit kandidat qysh në vitin 2005, ndërsa Mali I Zi prêt të caktohet data për fillimin e procedurave për anëtarësim. Serbia e bëri këtë vit kërkesën për statusin e vendit kandidat, e ka rrezik ta marrë brenda vitit, ndonëse ka vijuar gjithë këto kohë ta mërzisë Europën me vicklat anti-Kosovë. Vetëm Shqipëria dhe Bosnja janë macet e zeza në Ballkan (Kosova është histori më vete). Bosnja e ka prej konflikteve ndëretnike e ndërfetare. Ndërsa Shqipëria …..
E.G.
Comments
E Shqiperia...Shqiperia e
E Shqiperia...Shqiperia e Saliut!
Clodhesh kot me nje
<p>Clodhesh kot me nje Idiot.Fati i keq per te gjithe qe ra nje Injorant dhe Rrugac te drejtonte.</p>
" Ndersa
<p> " Ndersa Shqiperia..." e ka prej vetvetes.Ne gjithmone te keqijat i kemi patur nga brenda,por i kemi justifikuar si nga jashte...E per rrjedhoje gjithmone kemi mbetur perjashta...Ne jemi shume te prirur te besojme gjthshka trumbetohet fort mediatikisht,pasi eshte konsumi me i kollajshem si "per ata me dhembe e ata pa dhembe'', dhe ne perfundim harrojme qe "prijesi yne e nderuar" i zbritur nga malet si "kreshnik" vetem na mashtron ne perditshmeri , dhe ne ne perditshmeri besojme per hir te " tam-tam-eve" se pergjegjesia eshte e opozites ...Edhe kjo Evropa si nuk na njohu njehere e te na e thote troc , si burri-burrit ne sy e hashiqare , qe kemi nje problem te madh brenda vedit , me prijesit tane ,qe na mashtrojne pambarimisht dhe ne i besojme pambarimisht... edhe pse , sec me ndjen hunda , qe "do te hame edhe bar"...Por bar te thate , kashte...</p>
Add new comment