Socialistët francezë zgjedhin sfidantin e Sarkozy-së

Kanë qenë gjashtë kandidatët e majtë për postin e Presidentit të Republikës franceze, të cilët kanë garuar mes tyre në një garë “tribale” (ka filluar të pëlqehet edhe në Europë praktika amerikane e quajtur Primaries, e që konsiston në garën brenda partisë për të nxjerrë një kandidat të fortë në garën e madhe nacionale). Të gjashtët patën dhe përballje televizive, të cilat, në kundërshtim me çfarë pritej, nuk degjeneruan në kacafytje. Ndërsa dje fjala u kaloi 1,5 milionë francezëve të majtë, të cilët u paraqitën pranë qendrave të votimit, mbushën një formular ku deklaronin identitetin e tyre “ideologjik”, paguajtën një euro, dhe pas kësaj votuan.
Dje nuk mundën të zgjedhin kandidatin e tyre, pasi asnjëri syresh nuk mori mbi 50% të votave, gjë që përbën një rregull të garës. E kështu do ketë një balotazh të dielën tjetër midis Francois Hollande, që mori rreth 40% të votave dhe e Martine Aubry. Segolene Royal, e mundur njëherë nga Sarkozy, arriti e katërta. DSK (Dominique Strauss-Kahn) deklaroi se e hodhi votën në favor të Martine Aubry-së, e cila është përveç të tjerash dhe e bija e të famshmit Jacques Delors.
Duket se ish-sekretari i PS-së franceze e ish-burri i Segolene Royal-it po shkon drejt fitores në krahun e majtë, dhe Sarkozy duhet të ketë filluar qysh mbrëmë t’i bëjë hesapet me këtë fakt: përballë do të ketë Francois Hollande-in.
E.G.
Comments
Ndersa ne Shqiperi jo vetem
<p>Ndersa ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka asnje lloj gare, Rama dhe Berisha e kane perqendruar tere pushtetin ne duart e tyre, po vendosin dhe me te rene te lapsit kush do jete deputet e si rrjedhoje kush do beje karriere politike e kush jo. </p><p>Ndryshimet kushtetuese te 2008 i kane sjelle deme te pafunda sistemit politik, duke filluar qe nga elemini i gares brenda partive. </p>
Add new comment