Një katastrofë ekologjike: po shkatërrohen lumenjtë tanë

Postuar në 10 Tetor, 2011 07:13

“Si pasojë e shfrytëzimit të lumenjve, marrjes së inerteve, për dy dekada me radhë, ne kemi prishur ekuilibrat natyrorë të marrëdhënieve mes lumit dhe detit. Lumenjtë nuk shkarkojnë më materiale të ngurta në det dhe deti ka nisur të bëhet agresiv, duke pushtuar tokën. Fenomeni i erozionit detar dhe përmbytjet në Ultësirën e Lezhës, më shumë se probleme baticash dhe rritjes së nivelit nga ngrohja globale, janë probleme të prishjes së këtyre ekuilibrave. Sipas studimit, deti përparon mesatarisht 15-20 metra në vit. Konkretisht, në Seman, në një gjatësi prej 6 mijë metrash vijë bregdetare, gjatë dhjetë viteve të fundit, deti ka marrë nga toka jonë 200 hektarë plazh, pyll dhe tokë. Si pasojë e shkatërrimit të lumenjve Erzen dhe Ishëm, plazhi i Gjirit të Lalzit, ai për të cilin po luftohet sot mes ish- pronarëve dhe pushtetarëve si për tokën e Jerusalemit, brenda fare pak vitesh do të pushtohet nga deti. Si pasojë e këtij agresiviteti, po shkatërrohet zona e grykëderdhjes së Bunës dhe plazhi i Velipojës ka pësuar ndryshime të mëdha (thellësia e ujit fillon menjëherë)” – ky është thelbi i artikujve studimorë të profesor Spiro Boci, që nënvizohet në një shkrim të Mentor Kikias të publikuar në Shqipin e sotëm.

”Askush nuk po alarmohet nga kjo që po ndodh” – ky është nënvizimi tjetër i Kikias. Në fakt, është tragjikisht e vërtetë. Janë bërë denoncime pafund nga media lidhur me këtë histori (studjuesi Boci është një nga të shumtit që po u bie borive të alarmit), por nuk ka reagime. Nuk ka asnjë reagim. Kryeministri Berisha flet çdo ditë e disa herë në ditë, merret gjerë e gjatë me opozitën, e me dreqin me të birin, por nuk thotë një fjalë të vetme lidhur me shkatërrimin që po u bëhet lumenjve nëpërmjet gërryerjes së shtretërve të tyre. Pse nuk flet? Pse? Pse?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Natyra (not verified) on

Jashtzakonisht keq me vjen per lumenjte tane qe po perballen me nje rjepje totale te shtratit te tyre.

Por une do te theksoja se kjo kasaphane natyrore nuk eshte vetem ne lumenj por fillon qysh nga maja e malit e cila po zhvishet, ripet dhe ka mbatur lakuriq nga te gjithe druret dhe bimesia. Tani edhe era nuk vershellen me neper male e pyje por kalon lirshem. Te kap tmerri te hysh ne pyll.

Une nuk e kuptoj se cpo behet. Nuk gjej pergjigje per pyetje te tilla:

- Sa te ardhura fiton shteti yne kur ben tender per nje ha me pyll te cfardoshem?

- Ku shkojne keto te ardhura kur ne pyje vetem merret dhe nuk ivestohet asnje gje?

- Kur me ne fund do ndaloje kja masaker?

- Kush do jete burre te cmontoje mafian e pyjeve qe eshte nje zinxhir i gjate qe fillon ne Ministrine e mjedisit dhe perfundon tek ai rojtari i vogel i pyjeve?

Pse hesht parlamenti yne dhe nuk merret asnje me kete gje duke e ditur se gjoja Shqiperia kq resurse te medha turistike? Kush jane ato?

Pershendetje

Submitted by Tiku (not verified) on

Shtetit nuk i intereson fare per ato pikat qe pyet ti sepse ne te gjitha keto ndermarrje "shtetaret " kan pjesen e vet nga 7% e deri 20-30(ne emer te tyre), me perjashtim te disa kompanive qe i zoterojne 100% ne emer te tjereve

Submitted by anila (not verified) on

Kryeministri eshte monster i cili i ka vene per qellim vetes ta shkaterroje kete vend. Nuk ka per t'ja dale dot!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.