Betejë sondazhesh në garën mes republikanëve

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:58

Kur para ca ditësh u dha lajmi se Herman Cain, republikani me ngjyrë, biznesmen e publicist, po fitonte terren në garën brendapartiake për “postin” e kandidatit presidencial për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, shumëkush e mori për një “flakë kashte”. Mirëpo ditët e javët kalojnë dhe ngritja e tij po konfirmohet si një “dukuri e qëndrueshme”. Nga një sondazh i kryer nga NBC News/Wall Street Journal, Cain-i rezulton të ketë mbështetjen e 27% të votuesve republikanë. Si zgjedhje e dytë mbetet, sigurisht, Mitt Romney me 23%, e pastaj Rick Perry me 16%, kongresmeni nga Teksasi Ron Paul me 11%, ish-speaker-i i Kongresit Newt Gingrich me 8%, etj.

Ky është sondazhi që shkon në favor të Cain-it, por ka sondazhe të tjera ku ai është brinjë më brinjë me Mitt Romney-n. Ndërsa sipas sondazhit të kryer nga Ipsos/Reuters, Herman Cain vijon të jetë i dyti, me 19% të votave, dhe Mitt Romney i pari me 23%. Do të ketë dhe një garë sondazhesh deri në momentin që gara mes kandidatëve do të tregojë se kush është kandidati i vetëm i republikanëve.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.