Universitetet bizare të Ballkanit: UFO dhe Kristal në Top 10

Gazetari austriak Florian Bieber në blogun e tij i ka kushtuar një artikull epidemisë universitare në Ballkan. Sipas tij, në shumicën e vendeve, ka një bum universitetesh private dhe publike. Në Serbi janë 17 universitete plus një numër ‘fakultetesh’ të pavarura. Me vetëm një të katërtën e popullatës, Maqedonia ka të njëjtin numër universitetesh. Bosnja i mund që të dyja, Serbinë dhe Maqedoninë, kur vjen puna te universitetet publike: nëntë të tilla dhe po kaq edhe në sektorin privat. Kosova mbetet mbrapa, shkruan gazetari, me vetëm dy universitete publike dhe më pak se 10 private. Fituesi i rajonit sipas Bieber duket se është Shqipëria me më shumë se 10 universitete publike dhe mbi 30 private.
Autori shkruan se është ide e mirë avancimi i arsimimit të lartë në një rajon ku përqindja e të diplomuarve është poshtë mesatares europiane. Gjithashtu, në parim, nuk ka asgjë të keqe pasja e universiteteve private, shton ai. Më tej gazetari austriak shkruan se po të marrësh parasysh se në Ballkan ka po aq universitete private sa në gjithë BE-në (hiq nga kjo Rumaninë që gjithashtu ka një duzinë universitetesh private) duket se ka njëfarë teprimi.
Bieber jep edhe listën e 10 universiteteve të tij të parapëlqyera në Ballkan. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë institucione të shkëlqyera, por emrat dhe prezantimi i tyre lë pak për të dëshiruar, thekson ai. Ndër to janë edhe dy universitete në Tiranë: Kristali në vendin 9 dhe UFO në vendin 7.
9- Universiteti Kristal. Edhe njëherë, vetëm emri bën që ta përmendësh këtë universitet, por gjithashtu edhe adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, kilometri 3. Dhe, sigurisht, motoja: Kristalizo të ardhmen!
7- UFO University. Jo, ky universitet nuk ka një departament për studimin e jashtëtokësorëve. UFO do të thotë “Universitas Fabrefacta Optime”. Pra është një Universitet që Falsifikon Universitetin e Mirë. Motoja e tyre: 3 mijë studentë nuk mund ta kenë gabim! Ndërsa në websajtin e Universitetit e kanë: 4 mijë studentë nuk mund ta kenë gabim.
Shkrimin e plotë e gjeni këtu:
H.B.
Comments
Ia fut kot se vetem Mbreteria
<p>Ia fut kot se vetem Mbreteria e Bashkuar ka mbi 200!</p>
Add new comment