Arkiv-Lajme të përditësuara
Përmbytet Lezha, Panariti nga terreni: Do angazhojmë ushtrinë
Qyteti i Lezhës dhe të gjitha zonat përreth janë përfshirë nga një situatë e jashtëzakonshme përmbytjesh. Stuhitë e fuqishme të shiut dhe reshjet e dendura gjatë pasdites të së martës kanë paralizuar të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Niveli i ujit është rritur në mënyrë të menjëhershme brenda pak minutave. Si rrjedhim është bllokuar qendra e qytetit, bulevardi “Gjergj Fishta” dhe rrugët hyrëse të qytetit dhe ato të Shëngjinit.
Efektivi përplas për vdekje 55 vjeçarin me biçikletë, i preu rrugën
Një 55- vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin Shkodër- Hani i Hotit. Viktima është Myzafer Pirani i cili ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të rrugës, ndërsa është përplasur nga automjeti tip Wolksvagen me targë AA 524 JL, i cila drejtohej nga oficeri i qarkullimit rrugor, shef linje pranë komisariatit të policisë Malësi e Madhe Rrok Frroku 46 vjeç. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00 të së martës në fshatin Shtoj i ri.
Atentat në Durrës, vritet me 5 plumba biznesmeni 50-vjeçar
Një 50-vjeçar, pronar i një lokali në sheshin “Iliria” në Durrës është ekzekutuar sot nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së qytetit bregdetar, ku viktimë është Leonard Murataj, i cili është qëlluar me 5 plumba pistolete në derën e lokalit të tij “Center”.
"Tuneli", arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, shpërndante heroinë
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike e llojit heroinë dhe marijuanë të cilën e kishte ndarë në doza gati për shitje.
Në pranga ka përfunduar Olsi Rakipi, mbi të cilin rëndojnë akuzat e "Prodhim dhe shitje narkotikesh". Arrestimi u krye gjatë operacionit policor të koduar "Tuneli".
Nga kontrolli i banesës se tij në lagjen "Kushtrimi"u sekuestruan: 17 doza heroine, 52 doza marijuana, 5 telefona celularë, shuma te konsiderueshme parash, si dhe materiale per paketimin e lendes narkotike.
Koka: Pyjet shqetësim madhor, do heqim taksën e importit të drurit.
Në kuadër të takimeve të hapura dhe konsultative me ekspertë dhe specialistë të mjedisit, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka zhvilloi takimin me rektorë dhe dekanë të fakulteteve mjedisore dhe të shkencave në vend.
Gjatë këtij takimi ministri Koka u ndal në problematikat kryesore duke filluar me pyjet, ku bëri të ditur se në mënyrë që të reduktojmë prerjet, i ka propozuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave që të heqim taksën e importit të drurit.
Përmbyset makina në aksin Tiranë- Durrës. U përplas me trafik-ndarësen.
Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e hënë në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të kthesës së Rinasit, ku një automjet është përmbysur pasi ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafik ndarësen. Fatmirësisht pa pasoja për drejtuesin e automjetit.
Pas aksidentit nuk kanë vonuar forcat e policisë rrugore që të mbërrijnë në vendngjarje për të bërë të mundur edhe qarkullimin pa probleme të automjeteve.
Lushnjë, familjet në nevojë prej 4 muajsh s’marrin ndihmën ekonomike
Historia me familjet që marrin ndihmë ekonomike po përsëritet sërish këtë fundvit, pasi ajo nuk është shpërndarë prej 4 muajsh në Lushnjë. Edhe pse qeveria premtoi që në 2014-ën nuk do të kishte më prapambetje të dhënies së ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë, fenomeni vazhdon të përsëritet. Rreth 800 familje që përfitojnë përkrahje ekonomike në qytetin e Lushnjës prej 4 muajsh nuk e marrin atë.
Akuzat e familjarëve për vdekjen e "Dr Florit", policia nis hetimet
Efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë nisur hetimet për vdekjen e Dr Florit, pas pretendimeve të familjarëve se ambulanca është vonuar. Policia ka marrë dëshminë e bashkëshortes së Florit lidhur me mbërritjen e ambulancës.
Familjarët pretendojnë se ambulanca dhe veprimet e mjekëve kanë qënë të vonuara. Dr Flori ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë.
Fier, arrestohen rojet e Bankers Petrolium, nuk ndaluan hajdutët
Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në qytetin e Fierit ka ndaluar 2 persona me detyrë roje private të kompanisë së naftës Bankers Petrolium, pas konstatimit se ishin vjedhur nga kjo firmë 100 litra naftë.
Sipas policisë, rojet private Besnik Baro, 49 vjeç dhe Shkëlqim Dervishaj 48 vjeç kanë qenë në krye të detyrës më datë 16 nëntor në orën 20:50 në Zharrëz në vatrën e pusit M35 ku është konstatuar edhe vjedhja.
Tiranë, makina e policisë ushtarake përplas motorin, plagosen 2 persona
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mësohet se një makinë e policisë ushtarake ka përplasur një motor, me të cilin po udhëtonin dy persona. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit Ekonomik në kryeqytet, ku të plagosur kanë mbetur dy personat që po udhëtonin me motor, Veli Bushi dhe Erjon Meraj.
Ata mësohet se janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur, se shkak për aksidentin të jenë bërë manovrimet që po bënte motori.