Arkiv-Lajme të përditësuara

Përplasen 2 makina në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja, një tjetër plagoset

Postuar në 21 Nëntor, 2014 12:25

Një 50-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Vlorë. Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Marinës pranë Ujit të Ftohtë.

Në aksident është përfshirë një makinë tip “Peugoet” dhe targa AA887JN dhe një BMW me targa AA448HC. Viktima është, 50 vjeçarja Raimonda Ahmeti.
 
Sipas policisë nga përplasja ka mbetur e plagosur dhe një vajzë Juna Hoxha, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
 
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. 

Durrës, kapet me 15 kg lëndë eksplozive, arrestohet 37-vjeçari

Postuar në 21 Nëntor, 2014 12:24

Një 37-vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi i janë gjetur 15 kilogramë lëndë eksplozive, tritol. Arrestimi i Albert Vocit, është bërë në Maminas nga specialistët e sektorit për trafiqet dhe narkotikët, pasi një hetimi 2-javor. Sipas uniformave blu, 37-vjeçari Voci merren për disa kohësh me tregtimin e lëndëve plasëse, të cilat dyshohet qe dyshohet se përdoreshin për qëllime kriminale.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për procedim të mëtejshëm penal ndaj 37-vjeçarit. 

Zhduket prej 2 ditësh 45-vjeçari nga Rrushbulli,familjarët apel për ndihmë.

Postuar në 21 Nëntor, 2014 09:44

Një 45-vjeçar nga Durrësi është larguar prej 2 ditësh nga banesa, ndërsa familjarët e tij kanë bërë denoncimin në polici. Sefedin Shehu, banues në Rrushbull, sipas familjarëve është larguar prej dy ditësh nga shtëpia, dhe nuk është kthyer më. 45-vjeçari Selmani mban të veshur një xhup ngjyrë kafe.
 
Familjarët bëjnë apel për ndihmë nga çdokush që e ka parë 45-vjeçarin, apo ka dijeni për vendndodhjen e tij, që të njoftojë në numrin 0693088893.

70-vjetori i Çlirimit, një pavijon i ri për LANÇ-in i shtohet Muzeut të FA.

Postuar në 21 Nëntor, 2014 09:42

Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nga kjo e premte do të përkujtohet dhe me një pavijon të veçantë historik në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut pranë Muzeut të Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke përshëndetur hapjen e këtij pavijoni, theksoi se, Shqipëria ishte ndër vendet e para që përfshiu Lufta e Dytë Botërore, si lufta më e përgjakshme e historisë njerëzore.

Sekuestrohen 8 kg heroinë afër Preshevës, arrestohen 2 shqiptarë

Postuar në 21 Nëntor, 2014 06:03

Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë me dyshimin se kanë tentuar të trafikojnë tetë kilogramë heroinë, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se zyrtarët e Qendrës Rajonale të policisë kufitare drejt Maqedonisë, në bashkëpunim me doganat, në kalimin kufitarë në Preshevë, në hyrje në Republikën e Serbisë, arrestuan dy shtetas shqiptarë me inicialet A.U, 49 vjeç dhe G.U, 18 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paligjshëmdhe trafikimit të lëndëve narkotike. 

Braktisnin fëmijët në Francë që të fitonin azil, hetohen prindërit

Postuar në 21 Nëntor, 2014 04:02

TIRANË - Zbulohet një skemë e çuditshme për të përfituar statusin e azilit në Francë. Vetë prindërit pasi linin Shqipërinë bashkë me fëmijët, i braktisnin të miturit 15-16 vjeçarë. Këta të fundit të mbetur të vetëm në një shtet të huaj pas kthimit të prindërve në atdhe, aplikonin për të kërkuar azil në Francë.

Vlorë, i riu përdhunoi të miturën, e detyronte të vidhte në shtëpi.

Postuar në 21 Nëntor, 2014 04:00

Humbja e një sasie parash në shtëpi është bërë shkak që një familje vlonjate të zbulojë jo vetëm autorin që ua kishte poseduar shumën, por edhe të zbulonin dramën e vajzës së tyre vetëm 15 vjeçe.

Historia mësohet të ketë nisur shumë muaj më parë, ndërsa zbulimi i ngjarjes ka ndodhur në muajin gusht, kohë kur familja ka akuzuar vajzën për zhdukjen e parave, ndërsa kjo e fundit është detyruar të tregojë personin që nën kërcënimin se do t`i bënte publike videot raporteve të tyre seksuale, jo vetëm që ka pranuar të vjedhë paratë në shtëpi, por edhe ka vijuar të qëndrojë me të.

Elbasan, arrestohen 2 vetë, kishin ndërhyrë në sahatin e energjisë

Postuar në 21 Nëntor, 2014 03:57

ELBASAN - Dy persona janë arrestuar këtë mëngjes nga policia e Elbasanit pasi në banesat e tyre uniformat blu dhe punonjësit e OSHEE-së kanë ndërhyrje në sahatëset matëse të energjisë elektrike.

Kurti Fero 48 vjeç banues në fshatin katund i Rin ë Elbasan dhe Eduart Shehu 24 vjeç po nga ky fshat, janë arrestuar pasi në aparatin matës të energjisë elektrike janë prishur vulat.

Policia tha se po punon për kapjen e një personi tjetër nga Katundi i Ri pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë konstatuar gjithashtu ndërhyrje në sahat.

Kukës, rrëshqitje dheu në Zapod bllokohen 57 familje, apel për ndihmë

Postuar në 20 Nëntor, 2014 14:19

Rruga e vetme që lidh 57 familje të fshatit Lojme në Zapod me qytetin e Kukësit është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve. Pas reshjeve të dendura të shiut të dy ditëve me parë, probleme të mëdha janë shkaktuar edhe në komunën Zapod, ku nga rrëshqitja e gurëve janë bllokuar rrugët që lidhin fshatrat me rrugën kryesore drejt qytetit të Kukësit. Në një lidhje telefonike për televizionin “A1 Report”, kryeplaku i fshatit Lojmë, Fatmir Qerimi, thotë se ka kontaktuar me Prefektin dhe me kreun e Komunës Zapod, por ende nuk është ndërhyrë për të normalizuar situatën.

20 kg heroinë në autobusin me sportistë, 2 shqiptarë në pranga

Postuar në 20 Nëntor, 2014 11:10

GREQI- Plot 20 kg e 650 gram heroinë janë bllokuar nga policia greke në pikë kufitare të Kapshticës. Sipas mediave greke lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e një autobusi me futbollistë që vinte nga Stambolli në drejtim të kryeqytetit shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se ekipi i futbollit është shqiptar. Nga kontrolli i bagazheve, efektivët e antidrogës kanë gjetur lëndën narkotike në një çantë shpinë e ngjashme me të futbollistëve dhe në një valixhe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara