Vlorë, i riu përdhunoi të miturën, e detyronte të vidhte në shtëpi.

Humbja e një sasie parash në shtëpi është bërë shkak që një familje vlonjate të zbulojë jo vetëm autorin që ua kishte poseduar shumën, por edhe të zbulonin dramën e vajzës së tyre vetëm 15 vjeçe.
Historia mësohet të ketë nisur shumë muaj më parë, ndërsa zbulimi i ngjarjes ka ndodhur në muajin gusht, kohë kur familja ka akuzuar vajzën për zhdukjen e parave, ndërsa kjo e fundit është detyruar të tregojë personin që nën kërcënimin se do t`i bënte publike videot raporteve të tyre seksuale, jo vetëm që ka pranuar të vjedhë paratë në shtëpi, por edhe ka vijuar të qëndrojë me të.
Policia e Vlorës në fakt e ka marrë denoncimin e vajzës dhe të familjes së saj që në gusht, ndërsa arrestimi i përdhunuesit të së miturës është bere paraditen e djeshme.
Add new comment