Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkatërohet banda e drogës në Britani, 77 vite burg për 7 shqiptarët

Postuar në 20 Nëntor, 2014 11:07

BRITANI E MADHE - Shtatë shtetas shqiptarë anëtarë të një rrjeti të trafikimit të drogës dhe importimit të saj në Britaninë e Madhe, u dënuan me 77 vjet burg. Shqiptarët ishin përgjegjës për shitjen në Britaninë e Madhe të kokainës dhe heroinës, me një vlerë prej dhjetëra milionë paund.

Tetë prej bashkëpunëtorëve të tyre janë dënuar më parë me 80 vjet burg, për importimin e drogave të klasit A me vlerë 40 milionë paund, nga Evropa drejt Londrës, në jug-lindje dhe në kufirin jugor të Anglisë.

Shtetasit shqiptarë të dënuar janë:

Tiranë, ndërtuesi s'u dha shtëpitë. 11 persona kërcënojnë të hidhen

Postuar në 20 Nëntor, 2014 10:58

TIRANE - 11 persona kanë kërcënuar të hidhen nga tarraca e një pallati 9-katësh pranë “Misto Mames” në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shkak për marrjen e një veprimi të tillë nga ana e tyre janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre, ku sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur kontratës së bërë më herët, për tu dhënë atyre apartamente në këtë pallat, në këmbim të tokës.

Aksident në aksin Fier-Cakran, 4 persona të plagosur, jashtë rrezikut

Postuar në 20 Nëntor, 2014 10:52

Përplasja e dy makinave në aksin Fier- Cakran ka shkaktuar katër të plagosur. Asnjë prej tyre është në gjendje me te rende për jetën.

Sipas policisë të plagosurit janë Kujtim Rapi, Fejzi Mema, Ferdinand Pali dhe Taulant Starova.

Nga hetimet paraprake shkak i këtij aksidenti ka qënë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përmbytjet, Panariti: Kemi kërkuar 2 miliardë lekë për t’i parandaluar

Postuar në 20 Nëntor, 2014 06:29

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se do të merren masat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve.
 
Duke raportuar për projekt-buxhetin 2015, Panariti u shpreh se kërkuar fonde shtese 2 miliardë lekë për t’i investuar ne kanalet e kullimit për parandalimit te përmbytjeve.
 
Ai gjithashtu ka shprehur edhe shqetësimin e furnizimit me energji të hidroforëve, duke theksuar se ato duhen të kenë linja të dyta.
 

Mat, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë shembjen e 3 urave

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:31

Vijojnë të raportohen dëme të reja të shkaktuar nga shiu i dendur i dy ditëve më parë kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë.
 
Në rrethin e Matit, përveçse përmbytjeve të tokave bujqësore dhe disa shtëpive, janë shembur edhe tre ura duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë.
 
Bëhet e ditur se tre urat e shembura janë pjesë e Komunës së Baz, duke vështirësuar kështu akoma edhe më tepër qarkullimin e banorëve që jetojnë në fshatrat e kësaj zone.
 

Lezhë, gjendet i varur në bodrumin e pallatit një i ri

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:26

Një djalë i ri është gjetur i pajetë në bodrumin e një pallati në qytetin e Lezhës.
 
Sipas informacione paraprake nga policia, i ri rreth moshës 25 vjeç është gjetur i varur, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëflijim.
 
Banorët e zonës e kanë pikasur trupin e viktimës dhe kanë njoftuar blutë e qytetit të Lezhës.

Ende nuk dihet identiteti i personit të pajetë, por mendohet të mos jetë banues në këtë lagje, pasi asnjë nga banorët e lagjes nuk e ka njohur.

Fier, 5 ditë pa energji elektrike banorët: Jemi ankuar, s’po reagohet

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:23

Rreth 70 familje në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, prej 5 ditësh janë pa energji elektrike, për shkak të djegies së transformatorit.

Banorët e kësaj lagje të fierit shprehen se janë ankuar në prefekturë dhe te zyrat e OSHEE-së, por sipas tyre kërkesa e tyre nuk është vlerësuar, pasi deri tani asgjë korrekte nuk është bërë.

Ditën e sotme disa përfaqësues të këtyre familjeve janë mbledhur para Prefekturës, duke kërkuar edhe një takim me Prefektin e qarkut Fier, për të kërkuar sërish një zgjidhje për problemin e tyre.  

Lezhë, përplaset me një automjet. Vdes drejtuesi i motorit

Postuar në 20 Nëntor, 2014 04:20

Një person ka humbur jetën  në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës pasi është përplasur me një automjet ndërsa ishte duke udhëtuar me motorçikletë.
 
Mësohet se viktima është Arif Gjetja, i cili po udhëtone me motorcikletën e tij me targë SH 105 A. Aksidenti bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.
 
 
Burime nga policia të cilët kanë nisur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Opel” është Mark Nikolli.  

Vjedhja e energjisë, arrestohen 12 persona, 5 shpallen në kërkim

Postuar në 19 Nëntor, 2014 17:19

Policia e Shtetit dhe OSHEE kanë vijuar edhe sot aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e vjedhin atë. Gjatë ditën së sotme në mbarë vendin kanë vepruar 83 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 12 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike si dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
 

Vlorë, vrau 26-vjeçarin në gusht të këtij viti, pranga Aleksandër Musarajt

Postuar në 19 Nëntor, 2014 14:09

Një 42-vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në 10 gusht të këtij viti. Aleksandër Musaraj, ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
 
Për këtë shtetas, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg" pasi dyshohet se në datë 10 Gusht, në lagjen "Lef Sallata" për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Endri Yzeiri 26 vjeç.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara