Vlorë, vrau 26-vjeçarin në gusht të këtij viti, pranga Aleksandër Musarajt

Një 42-vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në 10 gusht të këtij viti. Aleksandër Musaraj, ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Për këtë shtetas, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg" pasi dyshohet se në datë 10 Gusht, në lagjen "Lef Sallata" për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Endri Yzeiri 26 vjeç.
Arrestimi i 42-vjeçari Aleksandër Musaraj, u krye gjatë një operacioni policor të kryer nga Policia e Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Add new comment