Vjedhja e energjisë, arrestohen 12 persona, 5 shpallen në kërkim

Policia e Shtetit dhe OSHEE kanë vijuar edhe sot aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e vjedhin atë. Gjatë ditën së sotme në mbarë vendin kanë vepruar 83 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 12 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike si dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
Sipas Policisë së Shtetit, janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1 376 raste. si dhe janë ndërprerë 951 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.
Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë 3 pronarë biznesesh për rilidhje të paligjshme të energjisë për herë të dytë.
“Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 183 kabina eklektike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan 3 rilidhje të paligjshme për herë të dytë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Add new comment