Tiranë, ndërtuesi s'u dha shtëpitë. 11 persona kërcënojnë të hidhen

Postuar në 20 Nëntor, 2014 10:58

TIRANE - 11 persona kanë kërcënuar të hidhen nga tarraca e një pallati 9-katësh pranë “Misto Mames” në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shkak për marrjen e një veprimi të tillë nga ana e tyre janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre, ku sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur kontratës së bërë më herët, për tu dhënë atyre apartamente në këtë pallat, në këmbim të tokës.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë së komisariatit nr. 6 në Tiranë, të cilët pas rreth një orë negociata me ta i kanë bindur që të zbresin ndërsa janë shoqëruar në ambientet e komisariatit për t’u ballafaquar edhe me ndërtuesin e pallatit, lidhur me pretendimet e tyre.

Banorja: Pronari i pallatit na tha shkoni rrini me qera, paguaj unë
Njëra prej banoreve tregon se me ndërtuesin e pallatit ishte firmosur kontrata ku ai jo vetëm do tu jepte apartamente sapo pallati të ndërtohej, por deri në atë moment do tu paguante edhe qeratë e shtëpive ku ata do të strehoheshin. Sipas saj këto kushte nuk janë respektuar aspakt, çka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë të saj nga ana e pronarëve të shtëpisë ku qëndronte deri më sot me qera.

Ajo shprehet se rastin e ka denoncuar disa herë në polici por sipas saj nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e instancave shtetërore.

"Kemi denoncuar edhe te policia, asnjë zgjidhje nuk është dhënë. Ne kërkojmë që të na japë qeranë e shtëpisë, sepse na ka premtuar. Kemi kontrata me vete, të gjitha, lekët i kemi derdhur në bankë. Ky është pallati ku duhet të banonim. Nuk na është dhënë qeraja e shtëpisë së tokës." shprehet banorja

Banori: Kontrata është firmosur më 2009 dhe deri më janë ndërtuar vetëm dy kate
Ndërsa një tjetër banor, i cili gjendet në tarracën e pallatit 9-katësh, bën të se në këtë situatë janë në total 22 pronarë tokash, të cilët, kanë firmosur kontratën me të njëjtat kushte, por që asnjë prej tyre nuk është respektuar.

Ai shprehet se kontrata është firmosur më 2009 dhe që nga ajo kohë e deri më tani pallati është ndërtuar vetëm dy kate. Kjo pasi edhe punëtorët kanë braktisur punën, ndërsa ndërtuesi, Bert Kushi, nuk u është përgjigjur telefonatave dhe kërkesës së banorëve për të kontaktuar me të.

Banori shprehet se nuk do të zbresë nga tarraca, ku kërcënon të hidhet, deri në momentin që do të marrin qeratë e premtuara në shtëpitë ku kanë qëndruar deri më tani, në pritje të ndërtimit të pallatit.

"Ndërtuesi është Bert Kushi. Ndërtuesi nuk na përgjigjet, dhe as nuk vjen të na takojë. Ne kërkojmë qeratë të paktën. As banesa nuk po ndërtohet. Minimalen ne kërkojmë që të na jepen. Qeraja është nga minimalja 15 mijë deri më 30 mijë lekë. Ne jemi tek minimalja. Ne jemi 22 vetë pronarë toke, pavarësisht se jo të gjithë janë këtu në tarracë. Banesat na i ka premtuar, ramë dakord, bëmë kontratat në 2009, dhe sot pallati akoma është në kat të 2. Ne duhet të paguajmë paratë për qeratë apo të harxhojmë akoma para nëpër gjyqe. Nuk zbresim poshtë sepse nuk kemi ku të ikim." tregon ai

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.