Arkiv-Lajme të përditësuara
Ja amaneti i shqiptarit të vrarë në Siri: Mos i ktheni fëmijët në atdhe
Një person i panjohur rreth orës 08.00 të mëngjesit të datës 10 nëntor ka thyer heshtjen e pritjes së një lajmi për Shkëlzen Dumanin, 37-vjeçarin me origjinë nga Dibra lindur në fshatin Bellovë. “Shkëlzeni nuk jeton më” mësohet t’i ketë thënë nje prej vellezerve të tij një zë i panjohur nga Siria, por pa përmendur emrin pasi për detajet e ngjarjes familjarët e tij duhet të bisedonin me nënën e tyre Mentien, e cila tashmë ndodhet në një kamp në Siri sëbashku me mbesën e saj 13 vjeçe Eva dhe nipin e saj Endrin 7-vjeçar.
Inspektori i Mjedisit në gjyq, s'i vinte gjoba kompanisë e merrte lekë
DURRES - Prokuroria e Durrësit ka mbyllur dosjen për kreun e Inspektoratit Mjedisor të këtij qyteti, si dhe një inspektor, pasi akuzohen për “korrupsion pasiv”.
Genci Balla dhe Eduart Bejko sipas hetimeve të prokurorisë i merrnin një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mosaplikimit të masave administrative gjobë për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij.
Përmbytjet, shqiptarët e Italisë ndihmë të prekurve e miqësores
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë e cila do të zhvillohet në datën 18 nëntor në Genova është në rrezik për shkak të motit të keq që ka përfshirë veriun e shtetit fqinj.
Nisur nga ky rast si dhe nga katastrofa natyrore që ka përfshirë Genova-n dhe shumë qytete të tjera, komuniteti shqiptar i Italisë po mobilizohet në masë për të ndihmuar banorët e prekur.
Por jo vetëm kaq, ish-portieri i Kombëtares italiane, Stefano Tacconi si dhe shumë shqiptarë të martën do marrin lopatat dhe do të pastrojnë qytetin para ndeshjes Itali-Shqipëri.
Vjedhja e energjisë elektrike, 8 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim
Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike ka vijuar edhe sot në mbarë vendin, ndërsa në pranga janë venë 8 persona, dhe një është shpallur në kërkim. Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, duke ushtruar kontrolle në terren tek abonentët biznes dhe familjarë. Njëri prej të arrestuarve për vjedhje të energjisë elektrike, është abonent biznes.
Sarandë, pëson atak kardiak pas vizitës te dentisti, vdes 15-vjeçarja
Një 15-vjeçare nga Saranda ka humbur jetën ditën e sotme pas vizitës tek dentisti, ku ka kryer kontrollin për telat në dhëmbë të cilët i kishte vendosur një javë më parë. Kristina Anagnosti nga Dërmishi, para se të kthehej në Janinë, ku edhe jetonte me familjen, ishte ndalur tek dentisti. Pas kësaj vizite, familja Anagnosti u nis për udhëtim, por 15-vjeçarja pësoi atak kardiak gjatë rrugës. Prindërit e saj nuk kanë mundur ta çojnë në kohë të spitalin e Sarandës, ku vajza mbërriti e pajetë.
Akuzat e familjarëve, Hoxha i INUV ngacmoi gruan e ish-truprojës
TIRANE - Një ditë pas plagosjes së rëndë të kreut të INUV-it të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, Policia e kryeqytetit ka një version në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të enjtes në fshatin Farkë e Madhe, të komunës së Dajtit.
Berat, kamionçina përplas motorin plagosen dy vëllezër, njëri rëndë
BERAT - Një aksident rrugor, ku një automjet tip kamionçinë ka përlasur një motor, ka ndodhur ditën e sotme në Berat, dhe për pasojë janë plagosur dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çilirimi” ku dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatos Bendo, respektivisht 30 dhe 35 vjeç, të cilët po udhëtonin me motor janë përplasur nga një kamionçinë.
Për pasojë dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Beratit ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur, se njëri prej vëllezërve është në gjendje të rëndë për jetën.
Elbasan, aksidentohen 2 automjete. Humb jetën kalimtari 23-vjeçar
- Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 4 të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:15, ku dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës “Rinia” pranë shkollës “Qamil Guranjaku”. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën kalimtari Indrit Alla 23 vjeç.
Automjeti tip “Toyota” fuoristradë me targa EL0642C është përplasur me mjetin tjetër tip ‘Opel Astra’ me targa AA044BE.
Tiranë, mbyllen 9 lokale të tjera nate, shkak zhurmat e shkaktuara
TIRANE - Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, ka vijuar aksionin në Tiranë, duke mbyllur 9 lokale nate të cilët nuk kanë dokumentacionin përkatës, lidhur me zhurmat që shkaktojnë.
Kështu gjatë kontrollit të ushtruar, në kryeqytet, aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, konkludoi me mbylljen e 9 lokaleve të tjera të natës, kryesisht të muzikës tallave, për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë.
Vlorë, arrestohen dy persona për vjedhje të energjisë, njëri i huaj
VLORË – Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë, policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka arrestuar së fundmi 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve me shtetësi egjiptiane.
Sipas policisë arrestimi i Tamer Abd Fattaha Mursi, 42 vjeç, është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar ne fabrikën e prodhimit të çorapeve për energjine elektrike ka rezultuar se ka ai ndërhyre në matësin e energjisë elektrike.
Ndërkohë që në njoftimin e policisë raportohet edhe arrestimi për të njëjtën akuzë i Xhevair Xhelili, 52 vjeç, banues ne fshatin Dukat.